Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lejuan ndërtimet pa leje në Kavajë, procedohen 3 punonjës policie

2019/10/28 at 5:05 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Lejuan ndërtimet pa leje në Kavajë, procedohen 3 punonjës policie

Tre punonjës së policisë janë proceduar penalisht pasi akuzohen se lejuan dhe favorizuan disa ndërtime pa leje në qytetin e Kavajës.


Sipas Policisë, hetimet për tre punonjësit janë bërë me metoda speciale, ndërsa  aktualisht vijon puna për zbardhjen e plotë të rasteve abuzive.

Policia shprehet se të proceduarit janë F.Gj., me detyrë Operatore pranë Zyrës së Shërbimit për Qytetarët në Komisariatin e Policisë Kavajë. F.H. dhe  S.B të dy me detyrë Ndihmës/specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Kavajë.

Njoftimi i policisë:

SHÇBA procedon 3 punonjës policie në Kavajë, dyshohet se lejuan ndërtime pa leje dhe për falsifikim dokumentesh. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Ministrinë e Brendshme, ekzekutoi masat e sigurisë për 3 punonjës policie në Komisariatin e Policisë Kavajë, në funksion të një procedimi penal nisur disa muaj më parë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë. Ata janë:

– F.Gj., me detyrë Operatore pranë Zyrës së Shërbimit për Qytetarët në Komisariatin e Policisë Kavajë, me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, si person i dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim i detyrës”. Ajo dyshohet se duke keqpërdorur atributet që i jepte detyra në këtë funksion, në kundërshtim me ligjin, favorizonte shtetas të ndryshëm gjatë përpilimit të dokumentacionit për pajisjen me pasaportë dhe ndërhynte për favorizime të ndryshme në sferën e ndërtimeve pa leje.

– Inspektor F.H., me detyrë Ndihmës/specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Kavajë, me masë sigurimi “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Ai dyshohet se në mospërmbushje të detyrës ka lejuar dhe nuk ka raportuar ndërtimet pa leje.

– Inspektor S.B., me detyrë Ndihmës/specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Kavajë, me masë sigurimi “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Ai dyshohet se në mospërmbushje të rregullt të detyrës, ka lejuar dhe nuk ka raportuar ndërtimet pa leje.

Hetimi u krye me metoda speciale duke dokumentuar me prova ligjore veprimtarinë e kundërligjshme, të këtyre punonjësve të policisë. Hetimet po vazhdojnë./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Berisha: Rama krahasoi protestuesit me falangat e Hitlerit
Kryesore

Berisha: Rama krahasoi protestuesit me falangat e Hitlerit

6 Qershor, 2026 1:43 pm
Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës
Bota

Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës

6 Qershor, 2026 1:40 pm
Dyshohet se vrau me thikë nënën e saj, pë pranga 57-vjeçarja në Kurbin
Kronikë

Dyshohet se vrau me thikë nënën e saj, pë pranga 57-vjeçarja në Kurbin

6 Qershor, 2026 1:30 pm
Zvërneci, shqiptarët në Britaninë e Madhe protestë para ambasadës shqiptare
Aktualitet

Zvërneci, shqiptarët në Britaninë e Madhe protestë para ambasadës shqiptare

6 Qershor, 2026 1:08 pm
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve

6 Qershor, 2026 12:51 pm
Lidhje me trafikantët e drogës, SPAK dërgon për gjykim tre ish-punonjës policie
Kronikë

U ekstraduan nga Dubai, GJKKO lë në burg 4 të dyshuar për grupe kriminale

6 Qershor, 2026 12:40 pm
Protestë në Porto Novo kundër projektit në Zvërnec
Aktualitet

Protestë në Porto Novo kundër projektit në Zvërnec

6 Qershor, 2026 12:12 pm
Berisha: Jam këtu për të kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Ramës
Kryesore

Berisha akuza Ramës: Skandal, përdor teknologjinë për të përgjuar protestuesit

6 Qershor, 2026 11:29 am
Trump: Irani ka humbur pjesën më të madhe të arsenalit raketor
Bota

Trump: Irani ka humbur pjesën më të madhe të arsenalit raketor

6 Qershor, 2026 11:18 am
Moska konfirmon deklaratat e Trump: Një pjesë e konsiderueshme e Ukrainës dëshiron të jetë ruse
Bota

Putin: Nuk shoh arsye për t’u takuar me Volodymyr Zelensky

6 Qershor, 2026 10:42 am
Para
Shefi i NATO-s: Shqipëria do marrë rol të rëndësishëm në sigurinë botërore

Shefi i NATO-s: Shqipëria do marrë rol të rëndësishëm në sigurinë botërore

Raporti britanik: Armë nga Shqipëria në duart e luftëtarëve të ISIS

Ministria Ruse: Pse vrasja e liderit të ISIS nga SHBA duket e dyshimtë

Meta në Bruksel: Ballkanin duhet ta mbajmë të bashkuar drejt Perëndimit

Meta në Bruksel: Ballkanin duhet ta mbajmë të bashkuar drejt Perëndimit
















TE FUNDIT

Berisha: Rama krahasoi protestuesit me falangat e Hitlerit

Berisha: Rama krahasoi protestuesit me falangat e Hitlerit
6 Qershor, 2026

Kreu i PD-së Sali Berisha ka dënuar ditën e sotme deklaratat e kryeministri Rama për protestuesit, duke u shprehur se...

Lexo më shumë

Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës

Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës
6 Qershor, 2026

Pas notës së protestës që i ka dërguar Athina Kievit, për herë të parë, Ministria e Jashtme e Ukrainës ka...

Lexo më shumë

Dyshohet se vrau me thikë nënën e saj, pë pranga 57-vjeçarja në Kurbin

Dyshohet se vrau me thikë nënën e saj, pë pranga 57-vjeçarja në Kurbin
6 Qershor, 2026

Një 57-vjeçare është vënë në pranga ditën e sotme në Kurbin, pasi dyshohet se vrau me thikë nënën e saj....

Lexo më shumë

Zvërneci, shqiptarët në Britaninë e Madhe protestë para ambasadës shqiptare

Zvërneci, shqiptarët në Britaninë e Madhe protestë para ambasadës shqiptare
6 Qershor, 2026

Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe janë mbledhur para ambasadës shqiptare në shenjë proteste për resortin në Zvërnec.  Nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}