Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gradohen gjeneralët e rinj të Forcave të Armatosura/ Vengu: Investojmë në kapacitete njerëzore

2025/03/10 at 12:12 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gradohen gjeneralët e rinj të Forcave të Armatosura/ Vengu: Investojmë në kapacitete njerëzore

Forcave të Armatosura u shtohen edhe gjashtë ushtarakë me grada të larta.

Me dekret të presidentit të Republikës, njëherësh komandant i Përgjithshëm i FA dhe propozim të ministrit të Mbrojtjes, gjeneral brigade Ferdinant Dimo dhe Petrit Çuni tashmë do të mbajnë gradën gjeneralmajor.

Kundëradmiral Adnand Agastra do të mbajë gradën nënadmiral, ndërsa kolonelët Ardian Lilo, Vehbije Kuti e Hamdi Doda do të mbajnë gradën madhore gjeneral brigade.

I pranishëm në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, në Ministrinë e Mbrojtjes, ministri Pirro Vengu vlerësoi kontributet e gjithsecilit prej ushtarakëve dhe theksoi nevojën që kanë FA për investime në kapacitete njerëzore, përballë sfidave të kohës.

“Shqipëria ka gjithmonë nevojë për gjeneralë, sepse Forcat e Armatosura thirren gjithmonë e më shumë në misione të posaçme dhe për pasojë, qoftë në komponentin ushtarak, qoftë në komponentin civil duhet të jemi në lartësinë e misioneve dhe, ku ka më mirë se sa ushtarakë me eksperiencë e profesionalizëm që të përballen me koto sfida“, u shpreh Vëngu.

“Kemi një piramidë të konsoliduar drejtuesish në Forcat e Armatosura.

Në kushtet kur mbi njëmijë vetë në vit synojnë të bëhen pjesë e Akademisë së Forcave të Armatosura, besoj se nuk ka sinjal më të mirë që tregon pritshmërinë edhe të popullit tonë, të gjithë shqiptarëve, që e shohin këtë jo si një profesion dytësor, por edhe si një karrierë që mund të kontribuojnë, ku mund të kenë edhe të gjitha benefitet“, shtoi ministri i Mbrojtjes, sipas të cilit objektiv është rritja e numrit të forcave aktive.

“Unë besoj se zgjerimi i terrenit të misioneve të FA nga pikëpamja e industrisë ushtarake do të na japë mundësinë që t’i promovojmë këto kapacitete dhe t’i shfrytëzojmë në këndvështrimin e gërshetimit midis forcave dhe industrisë“, nënvizoi ministri Vengu.

Kjo, sipas tij: “do të jetë kryefjala, në mënyrë që ta transformojë këtë besim të taksapaguesve shqiptarë, në detyrim në kuadër të përgjegjësive që kemi në kuadër të Aleancës dhe në përballje me kërcënimet e gjithanshme që kemi në mënyrë që rritja e buxheteve të mbrojtjes të transformohet në një oportunitet ekonomik për vendin, për të gjithë shqiptarët“.

Pjesë e ceremonisë së gradimit të drejtuesve të lartë ishin edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjenerallejtënant Arben Kingji si dhe familjarë të gjeneralëve të rinj.

Ju sugjerojmë

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Para
Kosovë/ KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Kosovë/ KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Berisha prezanton koalicionin “Shqipëria Madhështore”: Përfaqëson elitën politike dhe të gjithanshme të kombit shqiptar!

Berisha prezanton koalicionin “Shqipëria Madhështore”: Përfaqëson elitën politike dhe të gjithanshme të kombit shqiptar!

“Gjëja më madhështore, mustaqet e Gjuzit”, Berisha i përgjigjet Ramës: Ku je Kujtim, jepja ato mustaqe se çmendet…

“Gjëja më madhështore, mustaqet e Gjuzit”, Berisha i përgjigjet Ramës: Ku je Kujtim, jepja ato mustaqe se çmendet…

TE FUNDIT

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
7 Qershor, 2025

Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me shërbimet doganore, kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar,...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
7 Qershor, 2025

Këtë të shtunë, vendgrumbullimi i mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët e zjarrit. Sipas asaj që...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
7 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera ka përcjellë një mesazh për...

Lexo më shumë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com