Zona e Belshit ka rënë pre e disa grabitjeve të njëpasnjëshme ditët e fundit ndërsa autorët janë ende të lirë.
Raportohet se është grabitur banesa e biznesmenit, Gazmet Hysa dhe Gëzim Gjoshi. Autorët kanë marrë para dhe kanë arritur të largohen.
Disa ditë më parë tre personave u janë vjedhur automjetet por megjithëse rastet janë denoncuar në polici dhe kamerat e sigurisë kanë fiksuar hajdutët gjatë grabitjeve ata nuk janë arrestuar ende.
Banoret shprehen tepër të shqetësuar pasi në zonën e Belshit po ndodhin shumë vjedhje dhe kanë frikë të qëndrojnë në banesat e tyre pasi kanë fëmijë të vegjël dhe prindërit e moshuar. /Opinion.al