Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Rinas, ku u grabitën miliona euro nuk ka asnjë gjurmë të autorëve. Sakaq përmes burimeve pranë grupit hetimor mësojmë të tjera detaje rreth ngjarjes së ditës së djeshme. Autorët, thonë burimet kanë qenë të veshur me jelekë fosforeshentë të ngjashëm me ato që mbajnë puëntorët në Rinas. Kjo veshje besohet se është përdorur si kamuflazh.