Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Grabitja në Rinas, KSHH: Kush e kishte përgjegjësinë institucionale?

2016/08/04 at 7:08 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Grabitja në Rinas, KSHH: Kush e kishte përgjegjësinë institucionale?

Komiteti Shqiptar i Helsinkit u ka kërkuar institucioneve shqiptare të reflektojnë mbi ngjarjen e ndodhur në aeroportin e Rinasit, ku u grabiten rreth 1 milion euro nga tre persona të armatosur.


Përmes një deklarate, KSHH, thekson se deri tani kur kanë kaluar mbi një muaj nga kjo ngjarje ende qytetarët nuk dinë se çfarë masash janë marrë nga kompania private që është përgjegjëse për sigurinë në Rinas.

“Pavarësisht se hetimet për zbardhjen e ngjarjes kriminale vazhdojnë, qytetarët sot nuk janë të informuar se mbi kë rëndojnë përgjegjësitë institucionale të cenimit të sigurisë në aeroportin e Rinasit”, thuhet në deklaratën e KSHH-së.

DEKLARATA:
Ka kaluar më shumë se një muaj nga ngjarja kriminale e ndodhur në aeroportin e vetëm ndërkombëtar në vendin tonë, e cila rezultoi me grabitjen me armë të valutës të huaj që po transportohej me automjet drejt një avioni.

Grabitja e kryer vetëm në pak minuta, nga tre persona të armatosur dhe të maskuar, në zonën ku parkohen avionët, evidentoi pamjaftueshmërinë dhe problematika të sigurisë në këtë aeroport, i cili konsiderohet si objekti sigurisë kombëtare. Por mbi të gjitha, kjo ngjarje shkaktoi pasiguri tek mijëra qytetarë vendas dhe të huaj, të cilët janë përdorues të rregullt të këtij aeroporti.

Ditët që pasuan këtë ngjarje sollën në vëmendje të publikut fakte dhe pretendime të ndryshme por dhe kontradiktore si dhe deklarata të cilat pasonin përgjegjësitë institucionale me efektin ping pong ose i minimizonin ato.

Në bazë të Marrëveshjes Koncesionare ndërmjet Këshillit të Ministrave dhe Shoqërisë Koncesionare Tirana International Airport, siguria e perimetrit të jashtëm të aeroportit, ambientet hyrëse të terminalit si dhe sallën e kamerave, ishte përgjegjësi e kësaj kompanie. Media raportoi se problematika e sigurisë ishte konstatuar ndër vite në këtë aeroport, duke evidentuar shqetësimet e ngritura nga Komisariati i Policisë Kufitare Rinas drejtuar Autoritetit të Aviacionit Civil (AÇ) që në vitin 2014. Pavarësisht këtyre shqetësimeve, nuk ishin marrë masa për zgjidhjen e problemeve të sigurisë në aeroport.

Lidhur me këtë ngjarje, organi i prokurorisë nisi hetimet, duke urdhëruar ndalimin e 5 shtetasve, detyrat funksionale të të cilëve ishin të lidhura me sigurinë në këtë aeroport. Në hetim janë përfshirë dhe zyrtarët e Autoritetit të Aviacionit Civil dhe Ministrisë së Transporteve, pasi nga shqyrtimi i dokumentacionit dyshohet se kishin dijeni të problematikave me sigurinë që kishte aeroporti.

Pavarësisht se hetimet për zbardhjen e ngjarjes kriminale vazhdojnë, qytetarët sot nuk janë të informuar se mbi kë rëndojnë përgjegjësitë institucionale të cenimit të sigurisë në aeroportin e Rinasit. Qytetarët sot nuk disponojnë ende një informacion nëse marrëveshja midis Këshillit të Ministrave dhe Kompanisë Kocensionare parashikon ose jo sanksione në rast të shkeljes së rregullave të sigurisë dhe nëse po a janë zbatuar sanksione të tilla mbas kësaj ngjarje. Qytetarët sot ende nuk disponojnë informacion nëse ekziston nevoja për të rishikuar këtë marrëveshje dhe për të forcuar dhe rritur mekanizmat e përgjegjshmërisë së Kompanisë Koncesionare që i është besuar siguria e aeroportit ndërkombëtar. Qytetarët sot ende nuk kanë informacion se çfarë masash janë marrë për të përmirësuar dhe forcuar sigurinë në këtë aeroport dhe nëse këto masa janë të mjaftueshme për të parandaluar ngjarje si ajo e datës 30 Qershor apo edhe ngjarje të tjera kriminale që mund të cenojnë sigurinë e njerëzve dhe mallrave.

Një numër i konsiderueshëm shtetasish shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, shtetasish të huaj në vendet fqinjë dhe shtete të tjera po përdorin në këtë periudhë pushimesh pikat e kalim kufirit të vendit tonë, duke përfshirë edhe Aeroportin e vetëm ndërkombëtar. Përveç pasigurisë, ngjarje të tilla si ajo e datës 30 Qershor ndikojnë edhe mbi lirinë e lëvizjes, e cila do të vështirësohej nëse do kishte braktisje të këtij aeroporti nga kompanitë serioze te fluturimit. Ngjarja e datës 30 Qershor kërkon reflektim nga institucionet përgjegjëse për sigurinë në këto pika kalim kufiri. Mirëqeverisja dhe llogaridhënia e organeve publike karshi qytetarëve të vendit kërkojnë gjithashtu nxjerrjen e përgjegjësive institucionale dhe ç’rrënjosjen e kulturës së pandëshkueshmërisë në vend.

 

Etiketa: grabitjakomiteti shqiptar i helsinkitRinas


Ju sugjerojmë

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
Aktualitet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

7 Dhjetor, 2025 4:39 pm
Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë
Kronikë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë

7 Dhjetor, 2025 4:20 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

7 Dhjetor, 2025 12:22 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

7 Dhjetor, 2025 12:11 pm
Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…
Kronikë

Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…

6 Dhjetor, 2025 11:09 pm
Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai
Bota

Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai

6 Dhjetor, 2025 9:51 pm
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë

6 Dhjetor, 2025 8:40 pm
Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave
Bota

Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave

6 Dhjetor, 2025 7:39 pm
Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes
Aktualitet

Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes

6 Dhjetor, 2025 7:14 pm
Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Bota

Elon Musk: Bashkimi Evropian duhet të zhbëhet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

6 Dhjetor, 2025 5:41 pm
Para
Aksidentet, PD: Rama është përgjegjës për aksidentet në rrugë

Aksidentet, PD: Rama është përgjegjës për aksidentet në rrugë

Reagojnë organizatat në Kosovë për mizorinë ndaj kafshëve në Durrës

Tërhiqte zvarrë qenin me makinë, policia shoqëron drejtuesin

Kosovë/ Qeveria dërgon në parlament marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi

Kosovë/ Qeveria dërgon në parlament marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
7 Dhjetor, 2025

Disa segmente rrugore të kryeqytetit do të qëndrojnë sot të bllokuara për shkak të derbit të kryeqytetit, që do të...

Lexo më shumë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë
7 Dhjetor, 2025

Me pankarta në duar,  një grup të rinjsh janë mbledhur sot në qendër të qytetit të Bulqizës për të zhvilluar...

Lexo më shumë

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

Auto-Skicë
7 Dhjetor, 2025

Nga Dr. Albatros Rexhaj Në çdo vend që nis një reformë të vërtetë kundër korrupsionit, vjen një çast kur sistemi...

Lexo më shumë

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
7 Dhjetor, 2025

Dashi Marrja e vendimeve sot do të jetë pothuajse e pamundur. Në vend që të mendoni për gjërat në kokën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com