Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Grabitja në Rinas: Dyshimet për planin e masave

2016/07/07 at 9:42 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Grabitja në Rinas: Dyshimet për planin e masave

Një javë pas grabitjes spektakolare në pistën e aeroportit të Rinasit, policia nuk ka vënë ende në dispozicion të hetimit planin e masave të shtuara të sigurisë pas ngjarjeve terroriste në Stamboll. Pas njoftimit për hetimin e zyrtarëve të policisë, prokuroria ka kërkuar me shkresë zyrtare planin e masave të sigurisë por ky dokument nuk i është dhënë ende.


Një javë pas grabitjes spektakolare në pistën e aeroportit të Rinasit, grupi hetimor nuk ka ende në dorë planin e masave të sigurisë të hartuar nga Policia e Shtetit.

Masat presupozohet se ishin shtuar në bazë të një plani të përcaktuar qartë pas sulmeve terroriste në aeroportin e Stambollit, por një dokument i tillë nuk është ende në dorën e prokurorisë.

Burime pranë grupit hetimor pohuan se drejtuesve të Policisë së Shtetit iu është dërguar një shkresë zyrtare ku ju kërkohet të vënë në dispozicion të hetimit planin e masave të sigurisë së Aeroportit përfshi edhe ruajtjen e perimetrit të jashtëm.

Por edhe pse ka kaluar një javë nga ngjarja e rëndë grupi hetimor nuk e ka ende këtë informacion i cili do të sqaronte konfliktin tashmë të bërë publik mes TIA dhe Policisë për kompetencat e ruajtjes së Aeroportit.

Drejtori i Policisë se Tiranës një ditë pas ngjarjes tha se policia është përgjegjëse për sigurinë e udhëtarëve në Aeroportin Nënë Tereza, dhe veçanërisht në Pikën e Kalimit Kufitar Ajror, që është territori nga kabina e kontrollit, salla e tranzitit deri në vendqëndrimin e avionit.

Gjithashtu, Policia e Shtetit, bazuar edhe në masat e shtuara të sigurisë, të marra në kuadër të luftës kundër terrorizmit, kryen shërbim me patrulla të shtuara në kabinat e kontrollit të pasagjerëve në hyrje-dalje, në ambientet e brendshme dhe para terminalit të pasagjerëve, në ambientet e intervistimit të shtetasve të kthyer dhe për sigurimin e personave të shoqëruar në ambientet e Komisariatit.

Por në një deklaratë për mediat zëdhënësja e TIA tha se policia është autoriteti i vetëm që mund të futet me armë në pistën e aeroportit kjo edhe në kuadër të marrëveshjes koncesionare në pjesën ku flitet për sigurinë.

Por pavarësisht qëndrimeve të kundërta, prokuroria nuk e ka sqaruar ende se kush e kishte përgjegjësinë për ruajtjen e portës ku hyri automjeti i grabitjes dhe mungesën totale të reagimit nga punonjësit e policisë që presupozohet të ishin të shumtë në kuadër të masave të shtuara të sigurisë.

Për këtë arsye Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se do të hetohen edhe zyrtarët e policisë për keqfunksionimin e planit të shtuar të masave, por edhe 1 javë pas këtij njoftimi grupi hetimor nuk ka në dorë asnjë plan masash.

Në mungesë të tij, prokuroria ka urdhëruar sekuestrimin e dokumenteve të bankës së cilës i përkisnin paratë.

Po kështu Prokuroria ka urdhëruar sekuestrimin e dokumenteve të kompanisë private të sigurimit “Nazeri”.

Sakaq krahas zyrtarëve të policisë, burimet bëjnë të ditur se do të hetohen edhe përfaqësues të Autoritetit të Aviacionit Civil dhe Ministrisë së Transporteve pasi edhe pse kanë konstatuar problematikë me sigurinë në aeroport, nuk kanë marrë asnjë masë për zgjidhjen e tyre.

Në lidhje me mungesën e sigurisë në aeroportin e Rinasit s’ka shprehur shqetësim edhe Shërbimi Informativ Shtetëror i cili në dy periudha të ndryshme ka njoftuar Ministrinë e Transporteve, Aviacionin civil dhe Policinë e Shtetit.

Vetëm një javë pas grabitjes punonjësit e kompanisë së sigurisë së aeroportit kanë ndërhyrë në portën e karburanteve nga ku hynë grabitësit, duke vendosur tela me gjemba në pjesën e sipërme të portës si dhe kanë shtuar elemente të tjera sigurie.

Po ashtu në mënyrë të vazhdueshme një agjent sigurie ka qëndruar në afërsi të portës, ndërsa një mjet patrullimi lëviz në të gjithë perimetrin e pistës.

Veç portës së karburanteve, pa kamera sigurie rezultojnë edhe dy porta të tjera shumë pranë pistës së avionëve, si dhe një portë e tretë, ajo para pistës i quajtur ndryshe këndi ndriçues për shkak se aty ndodhen prozhektorët e aeroportit, të cilët orientojnë pilotët në uljen e avionëve./Mapo 



Ju sugjerojmë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë
Aktualitet

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

30 Qershor, 2026 8:24 pm
Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako
Bota

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako

30 Qershor, 2026 7:59 pm
Britani, masa ekstreme kundër emigracionit
Bota

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

30 Qershor, 2026 6:59 pm
Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim
Aktualitet

Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim

30 Qershor, 2026 6:54 pm
Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur
Kronikë

Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur

30 Qershor, 2026 6:34 pm
Europa po nxehet më shumë se çdo zonë tjetër e planetit, tre arsyet kryesore
Bota

Europa po nxehet më shumë se çdo zonë tjetër e planetit, tre arsyet kryesore

30 Qershor, 2026 6:29 pm
Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
Aktualitet

5 mijë lekë bonus për pensionistët, Rama: Pasqyrë e një vendi ku ekonomia rritet

30 Qershor, 2026 5:49 pm
Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve
Politikë

Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

30 Qershor, 2026 5:24 pm
Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët
Aktualitet

Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët

30 Qershor, 2026 5:21 pm
Çfarë dihet për bisedimet e ardhshme në Doha mes SHBA dhe Iranit?
Bota

Çfarë dihet për bisedimet e ardhshme në Doha mes SHBA dhe Iranit?

30 Qershor, 2026 5:19 pm
Para
Raporti britanik: Udhëtoni në Shqipëri, është vend i sigurt  

Raporti britanik: Udhëtoni në Shqipëri, është vend i sigurt  

Rrëfimi prekës i babait: Si e shërova tim bir nga autizmi 

Rrëfimi prekës i babait: Si e shërova tim bir nga autizmi 

E bujshme/ Ish-mesfushori i Milanit kandidat për Kombëtaren e Shqipërisë

E bujshme/ Ish-mesfushori i Milanit kandidat për Kombëtaren e Shqipërisë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë
30 Qershor, 2026

Këtë të martë po mbahet dita e 31-të e tubimit në Tiranë. Protesta nisi që në mëngjes, ku disa qytetarë...

Lexo më shumë

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako
30 Qershor, 2026

Në verën e vitit 2022, Mykhailo Tkach, gazetar investigativ i së përditshmes Ukrainska Pravda, udhëtoi në jug të Francës. Ai...

Lexo më shumë

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit
30 Qershor, 2026

Azilkërkuesit në Britaninë e Madhe mund të detyrohen t’i kthejnë shtetit deri në 10 mijë paund, për shpenzimet e akomodimit...

Lexo më shumë

Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim

Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim
30 Qershor, 2026

Avokati i Popullit ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me pamjet e bëra publike gjatë ndërhyrjes së Policisë në protestën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}