Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Grabitja e Rinasit/ Prokuroria zbardh deklarimet e rojeve të sigurisë, ja si vepruan grabitësit

2017/02/12 at 2:00 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Grabitja e Rinasit/ Prokuroria zbardh deklarimet e rojeve të sigurisë, ja si vepruan grabitësit

Gjykata ka vendosur të lërë në arrest me burg 6 punonjësit e shoqërisë private të sigurisë, të cilët po transportonin 2.7 mln euro të BKT­së në Rinas, të cilat u grabitën.


Kështu, pas grabitjes, Policia prangosi policët privatë, Endrit Daci, Gentian Dedja, Përparim Logu, Fatmir Gapi, Xhemil Metaj dhe Dashamir Balla. Sipas akuzës, ata kanë shpërdoruar detyrën dhe nuk kanë vepruar sipas rregullores në momentin e grabitjes. Kështu, gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë, për masën e arrestit me burg për policët, të cilët dyshohen gjithashtu se mund të kenë një përfshirje në grabitje.

Kjo për shkak se kamerat e sigurisë në blindin e parave ishin të fikura dhe GPS gjendej jo në thasët me para.

DOSJA E PLOTE

Prokuroria e Tiranës kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 6 punonjës të një kompanie të sigurimit fizik, të dyshuar si përgjegjës për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Këta persona nuk mundën të siguronin një sasi të konsiderueshme parash, të cilën kishin për detyrë ta transportonin për llogari të një banke të nivelit të dytë nga qendra e bankës deri në aeroportin e Rinasit. Kjo shumë parash u vodh nga disa persona të armatosur në zonën pranë një Universiteti privat, rrugës duke shkuar për në aeroportin e Rinasit.

Shtetasit Dashamir Balla, Endri Daci, Përparim Logu, Gentjan Dedja, Fatmir Gabi dhe Xhelil Metaj u arrestuan në flagrancë nga ana e Policisë, pasi me veprimet e mos veprimet e tyre, nuk kanë arritur të përmbushin detyrën e tyre sipas ligjit, duke sjellë edhe pasojën e rëndë të vjedhjes së parave nga disa persona ende të paidentifikuar. Për këta persona, Prokuroria e Tiranës kërkoi caktimin e masës së sigurisë ”arrest me burg”. Nga hetimi i deritanishëm i Prokurorisë së Tiranës, i cili bazohet tek referimi i Policisë së Shtetit, si edhe pyetjes së personave nën hetim, e dëshmive të siguruara, ka rezultuar se: Më datë 09.02.2017, rreth orës 12:00, dy automjete të blinduara të Sh.P.S.F “J….”security janë nisur në Banka “xxxxx”, së bashku me punonjësit e sipërcituar, për në drejtim të aeroportit të Rinasit. Një prej personave përgjegjes të SHPFS deklaron se rreth orës 12.36,ka njoftuar Drejtorinë e Policisë për lëvizjen e vlerave monetare nga qendra e Tiranës, në drejtim të Rinasit. Ndërkohë makinat e blinduara, pasi kanë dalë nga qyteti, janë futur në rrugën e Rinasit. Në rrugën pranë Universitetit Epoka, në mes të makinave të blinduara, është futur një fuoristradë, e cila fillimisht i ka bllokuar rrugën makinës shoqëruese dhe më pas ka dalur pas saj.

Në këtë moment, nga një rrugë dytësore, ka dalë një tjetër mjet tip fuoristradë që ka goditur makinën e blinduar, duke e ndalur atë. Nga kjo makinë kanë dalë disa persona të maskuar dhe të armatosur, duke qëlluar në drejtim të makinës së blinduar.

Një prej personave nën hetim deklaron se ka parë që autorët mbanin rroba me mbishkirimin “Policia”. Ndërsa persona të tjerë nën hetim deklarojnë se kanë parë që autorët ishin të veshur me rroba të errëta, kryesisht nga ato që veshin forcat speciale, por kanë deklaruar se nuk kishin fiksuar në veshjet e tyre kishte shënime.

Ndërkohë, në të njëjtën kohë me përplasjen e mjetit të parë, është sulmuar edhe makina e shoqërimit nga dy autorë të tjerë. Nga fuoristrada që ka përplasur makinën e blinduar (të parë në rresht), kanë dalë dy opersona, të cilët mbanin në duar çekiç, vare, dhe kanë qëlluar xhamin e parë të makinës. Pasi nuk është thyer xhami i parë i makinës, autori ka goditur xhamin e derës së shoferit, duke e thyer atë dhe kanë detyruar të zbresin në tokë dy punonjësit e SHPSF.

Para se të zbrisnin nga automjeti, sipas deklarimeve, një prej punonjësve të SHPSF ka qëlluar 3-4 herë në drejtim të personit që theu xhamin. Por sipas deklarimeve, personi me vare ne dorë është larguar dhe aty është afruar një prej autorëve, i armatosur, i ka futur armën brenda kabinës së mjetit nëpërmjet xhamit të thyer, duke i kërcënuar punonjësit e SHPSF-­së, të cilët janë detyruar të dalin jashtë. Autorët kanë filluar që të kërkojnë çelësat e kasafortës nën kërcënimin e armëve. Në të njëjtën kohë, dy autorët e tjerë kanë arritur të neautralizojnë tre punonjësit e SHPSF që ndosheshin në makinën shoqëruese.

Pasi autorët nuk arritur të gjejnë çelësin e kasafortës, ata, më anë të një guri fresibël, i cili ndodhej në makinën e tyre, kanë thyer kasafortën, dukë marrë që aty 8 (tetë) thasë me vlera monetare dhe janë larguar në drejtim të urës së Sharkës, në zonën e Vorës, ku kanë braktisur makinat dhe i kanë vënë flakën, konkretisht një automjeti tip Jeep Gran Sheroke dhe një makinë tip Chevrolet. Më tej, autorët janë larguar në drejtim të paditur më një makinë të tretë.

Mjetet që transportonin paratë kanë qenë të pajisura me kamera sigurie, të cilat janë të vendosura, një nga ana e jashtme tek dera anësore e makinës së blinduar dhe tjetra është e vendosur brenda makinës pas shoferit. Personat nën hetim kanë deklaruar se nuk janë në dijeni nëse kamerat janë të lidhura me sistemin e sallës operative të SHPFS “J…..”.

Në makinë kanë pasur edhe radion komunikimi dore, me të cilën duhet të komunikojmë me sallës operative të “J…..”, si edhe me makinën shoqërues. Por ditën e ngjarjes, personat nën hetim nuk kanë komunikuar në radio as me sallën dhe as me makinën shoqëruesenë momentin e sulmit, pasi sulmi i autorëve ka qenë i shpejtë dhe nuk u ka lënë kohë që të komunikonin në radio. Në përmbledhje të të dhënave të deritanishme, ka dyshime se numri i autorëve të përfshirë në vjedhje është 6­7 persona. Këta persona janë organizuar në tre automjete; dy prej tyre janë përdorur për të goditur mjetet e shoqërimit të parave, ndërsa në një makinë e tretë janë vendosur thasët me para që janë vjedhur nën kërcënimin e armëve. Në bazë të përllogaritjes së punonjësve të Bankës, shuma që është ngarkuar atë ditë në mjetet e shoqërimit dhe që rezulton e padorëzuar për shkak të vjedhjes, arrin në rreth 3.2 milionë dollarë./ Panorama.al

Etiketa: deklarimetGrabitja e Rinasithetimetprokuroria


Ju sugjerojmë

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë
Bota

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë

30 Qershor, 2026 10:47 pm
Dita e 31-të e protestës në Tiranë
Aktualitet

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

30 Qershor, 2026 8:24 pm
Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako
Bota

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako

30 Qershor, 2026 7:59 pm
Britani, masa ekstreme kundër emigracionit
Bota

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

30 Qershor, 2026 6:59 pm
Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim
Aktualitet

Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim

30 Qershor, 2026 6:54 pm
Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur
Kronikë

Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur

30 Qershor, 2026 6:34 pm
Europa po nxehet më shumë se çdo zonë tjetër e planetit, tre arsyet kryesore
Bota

Europa po nxehet më shumë se çdo zonë tjetër e planetit, tre arsyet kryesore

30 Qershor, 2026 6:29 pm
Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
Aktualitet

5 mijë lekë bonus për pensionistët, Rama: Pasqyrë e një vendi ku ekonomia rritet

30 Qershor, 2026 5:49 pm
Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve
Politikë

Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

30 Qershor, 2026 5:24 pm
Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët
Aktualitet

Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët

30 Qershor, 2026 5:21 pm
Para
Elefanti fluturon në ajër turisten

Elefanti fluturon në ajër turisten

Dëshironi fëmijë të lumtur? Mos i bëni përtacë

Dëshironi fëmijë të lumtur? Mos i bëni përtacë

Lajmi i fundit/ 50 të plagosur nga një substancë në aeroportin e Hamburgut

Lajmi i fundit/ 50 të plagosur nga një substancë në aeroportin e Hamburgut
















TE FUNDIT

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë
30 Qershor, 2026

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po vijon të shkaktojë pasoja edhe në Itali. Sipas të...

Lexo më shumë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë
30 Qershor, 2026

Këtë të martë po mbahet dita e 31-të e tubimit në Tiranë. Protesta nisi që në mëngjes, ku disa qytetarë...

Lexo më shumë

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako
30 Qershor, 2026

Në verën e vitit 2022, Mykhailo Tkach, gazetar investigativ i së përditshmes Ukrainska Pravda, udhëtoi në jug të Francës. Ai...

Lexo më shumë

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit
30 Qershor, 2026

Azilkërkuesit në Britaninë e Madhe mund të detyrohen t’i kthejnë shtetit deri në 10 mijë paund, për shpenzimet e akomodimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}