Policia ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Kamëz, ku u grabit një pikë e këmbimit valutor.
Sipas uniformave blu mësohet se shuma e grabitur është 300 mijë lekë të rinj dhe se po vijon puna për identifikimin e autorëve.
“Më datë 01.02.2024, gjatë natës, në Insitut Bujqësor, në rrugën “Kastriotët”, shtetas ende të paidentifkuar kanë dëmtuar murin e një subjekti për këmbimin valutor, në pronësi të shtetasit F. Gj., 59 vjeç, kanë marrë 30 000 lekë të rinj, dhe janë larguar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al