Policia ka reaguar lidhur me grabitjen në Vlorë, ku dy persona arritën të marrin xhiron ditore të BKT nën kërcënimin e armëve. Ngjarja ndodhi në mesditë (rreth orës 14:00) në sheshin e Flamurit.
Nga informacionet paraprake, dyshohet se grabitësit mbanin të veshur rroba me kamoflazh dhe kapele me strehë. Ata kanë marrë nën kërcënimin e armëve, shumën e xhiros ditore tha polcia, por ende nuk është e qartë sasia monetare e vjedhur. Gjatë grabitjes nuk ka patur asnjë person të lënduar.
Policia e Vlorës sapo ka marrë njoftimin ka ngritur disa pika kontrolli në akset kryesore hyrëse dhe dalëse të qytetit.
Dhjetëra efektivë të Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Janë sekuestruar ndërkohë pamjet e kamerave të sigurisë së Bankës si dhe të disa bizneseve përreth vendit ku ndodhi grabitja.
Ata, nën kërcënimin e armës kanë mundur të neutralizojnë rojen e bankës dhe kanë hyrë brenda ambienteve të saj duke marrë paratë dhe më pas
janë larguar më shpejtësi.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.