Kronikë

Grabitja, burg punonjësit të Rinasit


               Publikuar në : 14:05 - 18/06/19 |
geliano fataj

Gjykata e Krimeve te Rënda caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Hasan Kanaçin, punonjësin e aeroportit të Rinasit i cili u arrestua si pjesë e grupit të Admir Muratajt për supergrabitjen e 9 prillit.

Në seancën e  zhvilluar me dyer te mbyllura, agjenti i kargos i cili dyshohet se ka informuar grabitësit për lëvizjen e parave, ka mohuar akuzat. Por mësohet se në banesë atij i është gjetur një shumë rreth 100 mijë euro.

Hasan Kanaçi është personi i 7 i arrestuar si pjesë e banesës së Muratajt që mbeti i vrarë gjatë përplasjes me policinë, ndërsa në kërkim vijojnë të jenë Klement Çala dhe Aleks Pepa./ Opinion.al

 

 

Pas