Një postë private është grabitur mbrëmjen e sotme në rrugën “5 maji” në Tiranë.
Policia bën me dije se një person ende i pa identifikuar ka kërcënuar punonjësit me thikë dhe mundur të marrë një shumë parash.
Pasi ka kryer grabitjen ai është larguar nga vendi ngjarjes me një motor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e autorit.