Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë. Mësohet se një 20-vjeçar ka hyrë në një farmaci rreth orës 18:18.
Ai, nën kërcënimin e armës ka marrë 80 mijë lekë dhe është larguar me shpejtësi. Policia është në vendngjarje dhe ka nisur kërkimet për kapjen e autorit.