Kronikë

Grabitet marketi në Gjirin e Lalëzit, maskat marrin dhe një “Range Rover”


               Publikuar në : 15:56 - 23/07/19 |
geliano fataj

Grabitet marketi në Gjirin e Lalëzit. Sipas policisë lokale në orët e para të mëngjesit, persona ende të paidentifikuar është vjedhur kasaforta e një marketi, në të cilën ndodhej një shumë parash ende e papërcaktuar.

Po ashtu në afërsi të këtij marketi dyshohet se autorët kanë vjedhur dhe një automjet tip “Range Rover” në pronësi të një 55-vjeçari të cilin e kishte parkuar aty.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./ Opinion.al

Pas