Një argjendari është grabitur gjatë orëve të mbrëmjes në Korçë, pranë pedonales.
Mësohet se autorët kanë hapur qepenin, më pas kanë thyer xhamin dhe në këtë mënyrë kanë arritur që të futen brenda.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe gjithashtu po kontrollohen kamerat e sigurisë për të identifikuar autorët.