Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gonxhe: Bileta për transportin ndërqytetës nuk rritet

2021/10/22 at 8:33 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gonxhe: Bileta për transportin ndërqytetës nuk rritet

Blendi Gonxhe, Drejtori i Transportit Rrugor të Shqipërisë deklaroi se nuk do të ketë rritje të çmimit të biletës për transportin ndërqytetës.


“Të gjitha çmimet e transportit ndërqytetës nuk ka arsye të ketë prekje të çmimit për qytetarët” tha ai.

Lidhur me situatën e transportit në Tiranë, Gonxhe nuk dha siguri çmimin e blietës, duke u shprehur se kjo është kompetencë e bashkive për të menaxhuar situatën për transportin brenda qytetit.

“Për transportin urban nuk jam autoriteti që të them me garanci. Me siguri ata (bashkia) janë duke punuar me projektet e tyre” tha ai.

Shoqata e Transportit Qytetas në Tiranë njoftoi se ka përgjysmuar flotën e autobusëve në rrugët e kryeqytetit me argumentin se kishin kosto të larta për shkak të shtrenjtimit të naftës duke kërkuar indeksimin e çmimit të karburantit. Por Gonxhe shprehet se këtë problem duhet ta zgjidhë bashkia e Tiranës, pasi Drejtoria e Përgjithshme e Transportit i kalon Tiranës, por edhe bashkive të tjera një pjesë të mirë të fondit që vjel nga taksat.

“Transporti ubran është juridiksion i bashkive dhe është një moment që ka të bëjë me autonominë e tyre, është tagër i tyre. Është shumë e vështirë të flas unë, pasi një bashki ndryshon nga tjetra.

Por të thoshim se ky problem mund të zgjidhet vetëm nga bashkitë nuk do të ishte e drejtë, natyrisht që shumë zgjidhje vijnë në një sinergji me qeverinë qendrore. Ne japim cdo vit 25% të gjithçkaje që mbledhim nga taksat e mjeteve, u shkon bashkive.

Vetëm për 2018-2021 vetëm për bashkinë Tiranë janë 15 mln dollarë që ia kemi kaluar në një transfertë direkte, që këto fonde duhet të ndihmonin për politikat. Nuk është se vijmë nga askund, nga asnjë lloj mbështetje” tha ai.

E ndërsa u shpreh në “ABC” se do të ketë një rilicencim, Gonxhe e vendosi theksin te aksioni anti-informalitetit që nisi sot me ndihmën e policisë së shtetit.

“Kjo është një punë që vijon kontrolli nga Taks Forca, që krijohet provizorisht me etapa dhe periudha, kjo ka qenë në qershor 2019 është riformatuar, pasi kishte një nam shumë të keq. Kjo punon cdo ditë. Ministrja foli për një ndërhyrje shumë herë më të forcë me policinë e shtetit.

Nuk ka nota disfatiste në atë që po ndodh, ne duam që të ndihmojmë, që të bëhet më shumë dhe po mundohemi dhe nuk është se situata ka shkuar atje ku nuk mban më. Po të ecim krah për krah me bashkitë mendoj se nuk ka problem financiar ky sektor dhe ky që përballemi, problemi është cështje informaliteti, që duhet të jetë një nga prioritetet kryesore” tha ai.

Pas goditjes së informalitetit dhe fiskalizimit, ai paralajmëroi se çmimet e biletës do të ndryshojnë.

“Janë me çmimet e vitit 2004 dhe çmimet duhen riparë. Ne po i përditësojmë. Cdo qeveri që vjen temën e çmimit të biletës e ka tabu, por vjen një moment që pas shumë vitesh tregu ka bërë të vetën. Është një fluks krejt tjetër, kërkojnë një përditësim të analizës dhe kostos” tha ai.

Etiketa: BieltaGonxhetransporti


Ju sugjerojmë

Gjyqtarët duan rritje page, Rama i kundërshton, Lala: Nuk kërkojnë rritje, por…
Emisionet

Gjyqtarët duan rritje page, Rama i kundërshton, Lala: Nuk kërkojnë rritje, por…

2 Shkurt, 2026 10:58 pm
Trump pritet të vizitojë Greqinë
Bota

Trump pritet të vizitojë Greqinë

2 Shkurt, 2026 10:51 pm
Atentati në Lezhë, Klodiana Lala: Në kërkim anëtarë të fisit të ish-deputetit
-U tha në Opinion

Atentati në Lezhë, Klodiana Lala: Në kërkim anëtarë të fisit të ish-deputetit

2 Shkurt, 2026 10:38 pm
Atentati në Lezhës/ Emrat e personave të shpallur në kërkim, anëtarë të fisit Ndoka
Kronikë

Atentati në Lezhës/ Emrat e personave të shpallur në kërkim, anëtarë të fisit Ndoka

2 Shkurt, 2026 10:06 pm
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, policia kap 16 emigrantë në Korçë

2 Shkurt, 2026 8:22 pm
Berisha: E lebetitëm regjimin e Ramës me protestën e fundit
Kryesore

Berisha: E lebetitëm regjimin e Ramës me protestën e fundit

2 Shkurt, 2026 6:57 pm
“Parkoni Benzat, 5 idiota hedhin bomba molotov”, Balla: Saliun nuk e ka arrestuar Veliaj
Politikë

Balla i shqetësuar për parkimin dysh: Sjellin rrezik aksidentesh

2 Shkurt, 2026 6:40 pm
Dyshohet se shkelën sanksionet kundër Rusinë, pesë të arrestuar në Gjermani
Bota

Dyshohet se shkelën sanksionet kundër Rusinë, pesë të arrestuar në Gjermani

2 Shkurt, 2026 6:32 pm
PS gati të marrë “territorialen”, PD: Do marrim pjesë në komision
Kryesore

PS gati të marrë “territorialen”, PD: Do marrim pjesë në komision

2 Shkurt, 2026 5:01 pm
Trump kërcënon të padisë komedianin Trevor Noah për shakanë me Epstein
Bota

Trump kërcënon të padisë komedianin Trevor Noah për shakanë me Epstein

2 Shkurt, 2026 4:57 pm
Para
Zyrtarët amerikanë: Kina mund të mbizotërojë teknologjitë e përparuara

Zyrtarët amerikanë: Kina mund të mbizotërojë teknologjitë e përparuara

“Doza e tretë nuk të dëmton”, Rakacolli: Duhet marrë 6 muaj pas dozës së dytë

"Doza e tretë nuk të dëmton", Rakacolli: Duhet marrë 6 muaj pas dozës së dytë

Të moshuarit ngelin pa bukë, arkëtarja e postës i vjedh pensionistëve 30 mln Lekë

Të moshuarit ngelin pa bukë, arkëtarja e postës i vjedh pensionistëve 30 mln Lekë
















TE FUNDIT

Gjyqtarët duan rritje page, Rama i kundërshton, Lala: Nuk kërkojnë rritje, por…

Gjyqtarët duan rritje page, Rama i kundërshton, Lala: Nuk kërkojnë rritje, por…
2 Shkurt, 2026

Nëpërmjet një video në “Facebook”, kryeministri Edi Rama këtë të hënë rikthehu përsëri në vëmendje kërkesën e gjyqtarëve për të...

Lexo më shumë

Trump pritet të vizitojë Greqinë

Trump pritet të vizitojë Greqinë
2 Shkurt, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po planifikon të zhvillojë një vizitë zyrtare në Greqi, tha të dielën ambasadorja e SHBA-së...

Lexo më shumë

Atentati në Lezhë, Klodiana Lala: Në kërkim anëtarë të fisit të ish-deputetit

Atentati në Lezhë, Klodiana Lala: Në kërkim anëtarë të fisit të ish-deputetit
2 Shkurt, 2026

Në emisionin “Opinion”, gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja në lidhje me atentatin e ndodhur në një berberhane...

Lexo më shumë

Atentati në Lezhës/ Emrat e personave të shpallur në kërkim, anëtarë të fisit Ndoka

Atentati në Lezhës/ Emrat e personave të shpallur në kërkim, anëtarë të fisit Ndoka
2 Shkurt, 2026

Policia e Lezhës vijon hetimet intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në fshatin Rrilë, Njësia Administrative Shënkoll,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com