Aktualitet

“Doza e tretë nuk të dëmton”, Rakacolli: Duhet marrë 6 muaj pas dozës së dytë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:59 - 22/10/21 |
Opi Nion

Zv/Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli siguron qytetarët se  doza e tretë e vaksinës anti-Covid nuk të dëmton.

Në “Klan News”, Rakacolli thotë se kjo dozë duhet bërë 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës.

Zv/Ministrja e Shëndetësisë, theksoi se doza e tretë e vaksinës rekomandohet të merret nga të gjithë ata që janë mbi 60 vjeç, por në veçanti tek personat që vuajnë nga sëmundje të tjera, sidomos ato që lidhen me imunitetin.

Më tej, ajo tha se efikasiteti i vaksinës është vërtetuar, por ende është e paqartë është sa zgjat imuniteti.

“Virusi Sars Cov 2 është një virus i ri akoma, akoma nuk dihet plotësisht sjellja e tij dhe aq më tepër që ai edhe po ndryshon. Fatmirësisht është prodhuar vaksina. Vaksina ka treguar që është mjaft efikase, po provohet tashmë përveç laboratorit, është provuar gjerësisht edhe këtu në Shqipëri, por ajo që mbetet akoma diçka e paqartë është sa zgjat imuniteti. Kjo është një pyetje të cilës akoma shkencëtarët nuk dinë t’i japin një përgjigje të prerë. Mjaft studime të cilat janë revizionuar me shumë kujdes, nga Komiteti Teknik i Ekspertëve të Vaksinimit, të cilët kanë marrë pjesë edhe në ‘round table’ që janë bërë online me specialistë të tjerë ndërkombëtar, kanë sugjeruar që është mirë, që meqenëse nuk dihet mirë dhe duket që ka një nivel të uljes së antitrupave, pavarësisht se nuk shkon paralelisht me imunitetin, sugjerojnë që për ata persona të cilët janë në risk, të marrin edhe një dozë e tretë. Ajo që është kryesorja, ne gjithmonë në mjekësi kemi atë parimin, në radhë të parë mos të dëmtosh, pra ajo që është e sigurt është që doza e tretë nuk të dëmton. Pastaj, natyrisht që mbrojtja ndoshta do të jetë dhe më e mirë. Dua ta ve në vëmendje që kjo dozë nuk duhet bërë përpara 6 muajve. Pra jo më herët se 6 muaj nga doza e dytë. Sepse dihet që të paktën 6 muaj antitrupat, doza e dytë e vaksinës të jep një lloj garancie. Ata që vlerësohen si persona të cilët janë më shumë në risk për ta marrë sëmundjen, pra që kanë sëmundje kronike, sidomos ata që kanë sëmundje që cenojnë dhe imunitetin, ose me imunitet të kompromentuar, janë të ftuar për ta bërë këtë vaksinë, këtë dozë të tretë, dozë rikujtese, siç po e bën një pjesë e mirë e botës”,-tha Rakacolli./Opinion.al.

Pas