Një pushues nga Kosova ka humbur jetën sot në Golem.
Sipas policisë, dyshohet se duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasi R. O., rreth 80 vjeç, banues në Kosovë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00.
Ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje./Opinion.al