Mediat italiane kanë bërë të ditura të tjera detaje e dëshmi rreth vrasjes së shqiptares Nevila Pjetri.
RaiNews, ka sjellë fragmentet nga dy dëshmi, dhe njëra lidhet me vrasjen e shqiptares dhe autorit të dyshuar të ngjarjes.
“Burri del nga furgoni, godet trupin e pajetë me një shuplakë, i jep një fyerje të fundit dhe në fund e hedh në Parmignola”,-thuhet në dëshmi.
Gjyqtari i hetimeve paraprake të gjykatës së La Spezias është i bindur se autori ishte Daniele Bedini, 32-vjeçari nga Massa, i cili ndodhet në burg i akuzuar për vrasjen e dyfishtë të Sarzanës. Bedini më 6 qershor, dy ditë më vonë, nuk e di se po ndiqet nga karabinierët. Me makinë ai shkon direkt në zonën ku u gjet kufoma. Një kthim në vendin e krimit është i dyshuar.
Kështu përcakton gjykimin Fabrizio Garofalo i cili vendosi paraburgimin paraprak për Daniele Bedinit.
Ka shumë pista kundër 32-vjeçarit nga Massa Carrara, i akuzuar për vrasjen e Nevila Pjetrit dhe Carla Bertolotti. Sipas gjyqtarit, “nuk mund të ketë rastësi fatkeqe”.
Këtyre i është shtuar edhe dëshmia e një miku të Bedinit, i cili thotë: “Atë natë Daniele erdhi tek unë rreth orës 4:30, qante, ishte i lagur, këmisha e lyer me gjak dhe kishte me vete dokumentet e Karlës.”/Opinion.al