Aktualitet

Gledis Nano takohet me drejtorin e FBI-së



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:02 - 13/06/22 |
Opi Nion

Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka zhvilluar një takim me drejtorin e Byrosë Federale të Hetimit (FBI) Christopher Wray.

Nano, gjatë vizitës disaditore në Uashington, krahas takimeve të rëndësishme me zyrtarë të lartë të agjencive ligjzbatuese në Amerikë, zhvilloi një takim të veçantë me Drejtorin e Byrosë Federale të Hetimit (FBI) Christopher Wray.

Drejtori i FBI Christopher Wray konfirmoi mbështetjen e agjencive ligjzbatuese amerikane për Policinë e Shtetit.

Vizita përforcoi marrëdhëniet e forta dhe bashkëpunuese mes Policisë së Shtetit shqiptar dhe qeverisë së SHBA-së.

Përveç takimit të tij me drejtorin e FBI-së Gledis Nano më herët u takua edhe me zëvendësndihmësprokurorin e Përgjithshëm, njëkohësisht Këshilltar për Çështjet Ndërkombëtare të Departamentit të Drejtësisë, Bruce Swartz, shefin e Operacioneve të Jashtme të Administratës së Zbatimit të Drogës (DEA), George Papadopoulos, dhe drejtues të lartë nga Byrotë Diplomatike të Departamentit të Shtetit për Sigurinë dhe Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit.

Vizita në Uashington theksoi partneritetin SHBA-Shqipëri dhe rëndësinë e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri, nëpërmjet operacioneve të përbashkëta, trajnimeve dhe bashkëpunimit të ngushtë.

Pas