Sport

Goditi në fytyrë kundërshtarin, federata angleze dënon Ibrahimovic


               Publikuar në : 17:02 - 07/03/17 |
root

Zlatan Ibrahimovic është dënuar me tre ndeshje pezullim për sjellje të dhunshme ndaj Tyrone Mings gjatë ndeshjes kundër Bournemouth ditën e shtunë që përfundoi barazim 1-1.

Sulmuesi i Manchester United pas këtij dënimi do të humbas çerek-finalen e FA Cup ndaj Chelsea këtë të hënë si dhe ndeshjet kundër Middlesbrought dhe West Brom.

_94957974_mings_ibrahimovic_reuters

Edhe Mings është dënuar për sjellje të dhunshme nga ana e Federatës së Futbollit, por skuadra e tij ka thënë se do të apelojë vendimin.

Ibrahimovic është golashënuesi më i mirë i United për këtë sezon me 26 gola./opinion.al

 

Pas