Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gladiatorët e Metropolit: Keli Bend

2016/11/21 at 5:12 PM
në -Kulturë, Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Gladiatorët e Metropolit: Keli Bend

I kanë bërë më shumë se dhjetë vjet në skenë, por janë të ndër të paktët, në skenën e muzikës shqiptare, që gjithmonë i kanë qëndruar besnikë stilit të tyre, por edhe idesë burimore për të promovuar një tip muzike Jazz të ngjyrosur edhe me nuanca tipike shqiptare. Kjo është “Keli bend”, një grup prej shtatë instrumentistësh, themeluar nga Brikel Guga (saksofon) që njëherësh është edhe udhëheqësi i grupit.


 Nga Albatros Rexhaj

Aktualisht, në bashkëpunim me Vikena Kamenicën, një damë e vërtetë e skenës muzikore, “Keli bend” është duke përgatitur albumin “Rrënjët e largëta”, të përbërë nga nëntë këngë të njohura qytetare shqiptare, por të ripërpunuara në versionin jazz. Por ky detaj nuk është shkaku i këtij shkrimi. “Keli bend” janë gladiatorë të vërtetë të skenës muzikore shqiptare, si për nga besnikëria ndaj frymës së tyre të muzikës ashtu edhe nga veçantia që të bëjnë muzikë vetëm në vende të zgjedhura.

3 jazz

Ajo që grupin muzikor “Keli bend” po ashtu e veçon nga grupet tjera është ngulmimi i tyre që të identifikohen nëpërmjet instrumenteve frymore, një përpjekje artistike që muzikën bashkëkohore ta ngjyrosin me një ikonografi klasike. Edhe laiku më i madh i muzikës (si puna ime) e di se instrumentet frymore përbëjnë shpirtin e muzikës jazz dhe se përveç tingullit karakteristik, këto instrumente ofrojnë mundësi edhe për një lojë skenike që e gjallëron edhe më shumë pjesën interpretative të muzikës.

1 jazz

Gjatë interpretimit në skenë, Brikel Guga (saksofon), Ilir Vorpsi (trombon) dhe Xhino Daja (trompet), të fuqizuar nga tendenca boosted bass e Ilir Durit krijojnë një mizaskenë si dhe një kompozicion në interpretim që në shumëçka i përngjan grupeve të xhezit nga mesi i shekullit të kaluar, padyshim vitet e arta të kësaj muzike. Të mbështetur edhe nga Gent Shahini (piano), Sergo HD (keyboard/sound designer) dhe Emilian Dhimo (bateri), tre frymorët pra, krijojnë përshtypjen se janë të përfshirë nga një epsh për aventurë muzikore, interaktive deri në bërthamë të qenies së tyre. Dhe e gjithë kjo ndihet në ajër, në atomet e elektrizuara veç nga fuqia e ritmit muzikor.

Artistikisht, “Keli bend” shquhet për dinamika muzikore tërësisht të zotëruara, të përshtatura me kujdes për frymën e tyre specifike të muzikës, por që në vetvete përmbajnë edhe një tendencë estetike, mirë të kalkuluar, drejt asaj që njihet si cool jazz. Kam përshtypjen se çunat e “Keli bend” udhëhiqen nga parimi se muzika, mënjanë që duhet të jetë e këndshme, nevojitet të përmbajë edhe elemente relaksuese, një detaj i rëndësishëm ky, sidomos për performanca live në klube nate. Por, në të njëjtën kohë, po ashtu synojnë që, nga performanca në performancë, të testojnë aftësitë ritmike, të tyre si grup, por edhe të vetë publikut. Duke e bërë këtë, “Keli bend” krijon përshtypjen se atyre nuk iu mjafton koha dhe as hapësira ekzistuese, thuajse janë të kurthuar në një limbo sociale që nuk i lë të zhvillohen më shumë. Kjo është arsyeja përse në majat e shpërthimit muzikor, tingulli i tyre merr pak nuanca “blues”, një manifestim i trishtimit të heshtur që ata ndjejnë si artistë, por edhe si grup. Mbase, ky është fati i një grupi që në Tiranë bën muzikë me shpirtin njujorkez të shfaqjes dhe të muzikës.

2 jazz

Themeluesi dhe udhëheqësi i grupit, Brikel Guga apo Keli, siç njihet nga të gjithë, prapa vetes ka një rrugëtim shumë interesant. Një mjeshtër që udhëheq në 360 gradë, Keli ka filluar me klarinetën, pasi në Shqipëri saksofoni ishte një instrument më pak i njohur, ndërkaq pasioni për muzikën jazz e ka nxitur që studimet për saksofon t’i vijojë jashtë Shqipërisë. Sot, saksofonin, Keli e përjeton si një zgjatim të qenies së tij, një manifestim të bukur të çmendurisë së tij artistike (jo rastësisht ai kultivon tingullin “tenor madness”), shpërfaqje e vendosmërisë së artistit për t’i qëndruar besnik parimeve dhe frymës së vet burimore. Natyrisht që e gjithë kjo shprehet edhe në estetikën personale që Keli kultivon si artist dhe si një xhentëllmen bashkëkohor, sigurisht nxitur nga parimi se artisti duhet të shquhet për elegancë e kortezi. Nuk duhet të ketë asnjë dilemë se stili “urban elegant” i estetikës personale të Kelit është vijimësi e shpirtit artistik të një muzikanti bashkëkohor që kultivon muzikë jazz. Dhe sado që mund të duket rrethanore, ky detaj është i rëndësishëm për shkak se jazzi përbën atë tip të veçantë të muzikës që në skenë ndërlidh shpirtin e muzikës dhe atë të teatrit, duke synuar estetikë të lartë si në tingull ashtu edhe si imazh skenik.

5 jazz

Rezistenca e Kelit për të mos u tjetërsuar artistikisht, për të mos bërë kompromise, por t’i qëndrojë besnik identitetit të veçantë si artist e bën atë një tip stoiku që sfidave dhe presioneve jo të pakta të kohës i përgjigjet me një qetësi artistike. Përballë kakofonisë agresive në botën e sotme të muzikës, Keli dhe grupi i tij i përgjigjen vetëm me emocionin që shprehin nëpërmjet muzikës së tyre. Tingulli i tyre bashkëkohor cool jazz, i ngjyrosur me nuanca të tradicionales shqiptare, dhe i mbështjellë me një ikonografi klasike përbën rezistencën e tyre artistike.

Dhe kur kjo ndodhë në skenë, fjalët janë të tepërta!

 (ky reflektim është krejtësisht personal)  



Ju sugjerojmë

Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale
Kryesore

Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale

16 Korrik, 2026 2:54 pm
Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…
Kryesore

Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…

16 Korrik, 2026 2:52 pm
Musk: Marine Le Pen është shpresa e fundit e Francës
Bota

Musk: Marine Le Pen është shpresa e fundit e Francës

16 Korrik, 2026 1:58 pm
Balla: Berisha ka firmosur vetë për zhvillimin e Zvërnecit
Kryesore

Balla: Berisha ka firmosur vetë për zhvillimin e Zvërnecit

16 Korrik, 2026 1:56 pm
I riu plagos me thikë 32-vjeçarin në Shkodër, i vëllai tenton të vrasë autorin
Kronikë

I riu plagos me thikë 32-vjeçarin në Shkodër, i vëllai tenton të vrasë autorin

16 Korrik, 2026 1:55 pm
Zgjedhjet në PD/ Berisha: Lorenc Luka kërkoi të mos futej në garë, por mesazhin e…
Kryesore

Zgjedhjet në PD/ Berisha: Lorenc Luka kërkoi të mos futej në garë, por mesazhin e…

16 Korrik, 2026 1:51 pm
Censi i ri i Bujqësisë, Salla: Të dhëna të plota për fermat dhe blegtorinë
Kryesore

Censi i ri i Bujqësisë, Salla: Të dhëna të plota për fermat dhe blegtorinë

16 Korrik, 2026 1:17 pm
Zelensky shkarkon ministrin e Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov
Bota

Zelensky shkarkon ministrin e Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov

16 Korrik, 2026 11:27 am
Largim nga tradita diplomatike, Trump do të bisedojë me liderin e Tajvanit
Bota

SHBA vendos 25 për qind tarifa për importet nga Brazili

16 Korrik, 2026 11:21 am
Irani refuzon negociatat me SHBA: Jemi të fokusuar në mbrojtjen e vendit
Bota

Irani refuzon negociatat me SHBA: Jemi të fokusuar në mbrojtjen e vendit

16 Korrik, 2026 10:18 am
Para
Foto/ Pedagogët e arrestuar dhe skema e korrupsionit

Foto/ Pedagogët e arrestuar dhe skema e korrupsionit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës/ Noizy bën një gjest human

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës/ Noizy bën një gjest human

Flet i riu që qëlloi Beqajn me vezë: Nuk ndalojmë deri sa të ikë

Flet i riu që qëlloi Beqajn me vezë: Nuk ndalojmë deri sa të ikë
















TE FUNDIT

Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale

Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale
16 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama tha se instalimi i kamerave inteligjente në 20 shkollat më të frekuentuara të Tiranës është përgjigjja ndaj...

Lexo më shumë

Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…

Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…
16 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama deklaroi se projekti Smart City do të ndryshojë rrënjësisht mënyrën e garantimit të sigurisë publike në Shqipëri,...

Lexo më shumë

Musk: Marine Le Pen është shpresa e fundit e Francës

Musk: Marine Le Pen është shpresa e fundit e Francës
16 Korrik, 2026

Në një postim në X të mërkurën, Elon Musk mbështeti Marine Le Pen përpara zgjedhjeve presidenciale të Francës, duke nxitur...

Lexo më shumë

Balla: Berisha ka firmosur vetë për zhvillimin e Zvërnecit

Balla: Berisha ka firmosur vetë për zhvillimin e Zvërnecit
16 Korrik, 2026

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla paralajmëroi publikimin e një dokumenti me firmën e ish kryeministrit Sali Berisha...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}