Kronikë

Gjyshja e autorit që vrau të riun në Elbasan: I lumshin duart, më drogonin vajzën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:55 - 08/11/21 |
Opi Nion

Deklaratë tronditëse ka dhënë gjyshja e Ardit Hidës, të riut që tre ditë më parë qëlloi me thikë në Elbasan dy vëllezërit Florenc dhe Mikel Kovaçin, duke i marrë jetën të parit dhe plagosur tjetrin.

Pa shfaqur pendesë për krimin e rëndë të nipit të saj apo ngushëllim për familjen që humbi të riun në moshë të re, gjyshja vijoi deklaratën duke thënë se nipit i “lumshin duart”, pasi dy vëllezërit e drogonin dhe e shfrytëzonin të motrën, e cila sot është 14 vjeç.

“Ka vrarë Mikelin dhe Florencin tha, shumë mirë ia ke bërë i thashë. Djali erdhi në shtëpi dhe nuk tha që ka bërë krim. Të dy vëllezërit kanë dashur ta çonin për prostitutë. E shpërndanin në grup këta. E shfrytëzonin vajzën si prostitutë në Elbasan. Nuk vinte në shtëpi, e linin në rrugë se e drogonin. I thoja hajde, po e drogonin dhe prap me horrat rrinte. E kam denoncuar në polici ka 1 vit e gjysmë dhe nuk e kanë marrë për bazë. E kam denoncuar 100 herë. Vajza vinte e shqetësuar, ose nuk vinte fare, rrinte andej. Jeta ka qenë me halle, herë me bukë, herë pa bukë. Vajza është në klasë të tetë këtë vit, e la shkollën fare. Djalit i lumshin duart, edhe policisë i thashë më jep armën sepse do ti vras të gjithë si familje.”- tha gjyshja e Ardit Hidës për Top Channel./Opinion.al

Pas