Aktualitet

Gjyqtarja nuk zbardh vendimin gjyqësor, i mban peng pensionin qytetares


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:56 - 26/02/21 |
Opi Nion

Emisioni “Stop” u ndal në qytetin e Elbasanit këtë të premte, pasi qytetari Petrit Hoxha ka treguar, se ka mbaruar gjyqin për vitet e pensionit të gruas që në Dhjetor 2020 me gjyqtare Pajtime Fetahun.

Sipas tij, gjyqtarja Pajtime Fetahu nuk ka bërë zbardhjen e vendimit, në mënyrë që vendimi të shkojë te Sigurimet Shoqërore e kështu t’i lidhet pensioni.

“Gruaja mbushi moshën për pension dhe pati humbur disa vite pune. Unë iu drejtova gjykatës dhe kam 3 vjet që bëj gjyq. Dua të gjej të drejtën. Procesi gjyqësor ka përfunduar me gjyqtare Pajtime Fetahun. E fitova gjyqin dhe nuk zbardhet vendimi. Nëse nuk zbardhet vendimi gruaja ime nuk merr pension”, tha qytetari.

Emisioni “Stop” pyeti në Gjykatë për këtë vendim, nëse ka zbritur te Kryesekretaria, por aty vendimi nuk ka mbërritur.

“Done Hoxhaj nuk është dorëzuar nga gjyqtari pasit do të dorëzohet, do t’i bëhen komunikimet palëve. Sigurimet shoqërore dhe personi. Do i çohet atyre dhe 15 ditë nga komunikimi siç thotë ligji”, tha kryesekretarja.

Vetë gjyqtarja Fetahu nuk jep shpjegime për këtë vonesë, por ngujohet në zyrë duke thënë se është në seancë gjyqësore.

Gazetarja: Unë jam Domenika nga emisioni “Stop”. Një pyetje kam. Sa kohë ju duhet të zbardhni një vendim dhe t’ia jepni qytetarit?

Prokurori: O zonjë, tani jemi në gjykim dhe nuk mund të ndërhyni në seanca gjyqësore, pavarësisht jeni media apo jo?// Burimi: Tv Klan

Pas