Gjykata e Apelit ka nisur sot gjyqin për çështjen e vulës së PD-së, e cila prej 3 vitesh pretendohet se i takon Grupimit të Rithemelimit që drejtohet nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Ndërkohë Lulzim Basha, referuar regjistrimit të partive politike njihet si kryetari legjitim i PD-së, duke bërë kështu që vulën dhe logon e kësaj partie, ta kontrollojë ai dhe mbështetësit e tij, në atë që njihet si PD zyrtare.
Çështja në Apel do të shqyrtohet nga një treshe gjyqtarësh me relatore Alma Ahmeti, ndërsa dy anëtarët janë Iliba Bezati dhe Elona Toro.
Në nisje të seancës Ivi Kaso, përfaqësues ligjor i grupimit të ish-kryeministrit Sali Berisha kërkoi për vulën e Partisë Demokratike mos pranim të ankimit të Enkelejd Alibeajt.
Pjesë nga gjykata:
A ka kërkesë paraprake tha gjykata?
Ivi Kaso: Kërkojmë mos pranim të ankimit të Enkelejd Alibeaj. Nëse gjykata e gjykon të arsyeshme, momenti kohor që paraqitet kjo kërkesë.