Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjyqi më i madh mafioz në dekada, Italia dënon 70 anëtarë të “Ndrangheta”

2021/11/07 at 10:12 PM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjyqi më i madh mafioz në dekada, Italia dënon 70 anëtarë të “Ndrangheta”

Një gjykatë italiane ka dënuar 70 anëtarë të grupit të fuqishëm mafioz, Ndrangheta, në fazën e parë të gjyqit më të madh mafioz në dekada. Të pandehurit u përballën me akuza duke përfshirë tentativë vrasje dhe zhvatje.

Gjatë dy viteve të ardhshme, 355 mafiozë të dyshuar dhe zyrtarë të korruptuar do të përballen me gjykatën për përfshirjen e tyre me grupin më të pasur dhe më të fuqishëm të krimit të organizuar në Itali. Qindra avokatë dhe gati një mijë dëshmitarë janë të përfshirë.

Gjyqet e së shtunës u zhvilluan me dyer të mbyllura në një sallë gjyqi të rindërtuar posaçërisht në qytetin kalabrez të Lamezia Terme.  Të akuzuarit kishin zgjedhur procedurë të shpejtuar që u lejoi atyre t’u zvogëloheshin dënimet me një të tretën nëse shpalleshin fajtorë. Gjyqtarët i dhanë gjashtë prej të dënuarve dënimin maksimal prej 20 vjetësh që prokurorët kishin kërkuar.

21 të pandehur të tjerë u shpallën të pafajshëm.

‘Ndrangheta është një rrjet i përhapur kriminal i përbërë nga rreth 150 familje. K gjyq targeton vetëm një prej tyre: familjen Mancuso.

Fleta e gjatë e akuzave përfshin një sërë akuzash për drogë, vrasje, tentativë vrasjeje, zhvatje, marrje kredie, zbulim të sekreteve zyrtare dhe shpërdorim detyre. Bosi i supozuar Luigi Mancuso, 67 vjeç, i cili njihet me pseudonimin “Xhaxhai” dhe ish-senatori Giancarlo Pittelli, 68 vjeç, për të cilin prokurorët kanë pretenduar se ishte ndërmjetësi i tij i jakave të bardha, do të përballen me seanca më të gjata gjyqësore në një datë të mëvonshme.

Drejtues i çështjes është Nicola Gratteri (në foto), një nga kryeprokurorët më të respektuar antimafia të Italisë. Ai ka shpenzuar dekada duke luftuar bandat e krimit italian dhe si pasojë ka jetuar nën mbrojtjen e policisë për më shumë se 30 vjet.

Gratteri u zotua në fillim të këtij viti për ta larguar “këtë ‘Ndrangheta asfiksuese, e cila me të vërtetë u merr frymën dhe rrahjet e zemrës njerëzve” dhe u tha gazetarëve se gjyqi i së shtunës kishte “shkuar shumë mirë”.

‘Ndrangheta’ u bë e njohur pas gjyqeve të fundit të viteve 1980, të cilat dobësuan ndjeshëm familjet mafioze të Cosa Nostra të Siçilisë.

Ndrangheta është e përfshirë në një gamë të gjerë aktivitetesh të paligjshme, por është e specializuar në trafikun e kokainës dhe besohet se kontrollon rreth 80% të tregtisë së Evropës./Opinion.al

Etiketa: “Ndrangheta”gjyqitalimafia

Ju sugjerojmë

Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA
Bota

Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

14 Dhjetor, 2025 11:20 am
Elbasan, 16 të arrestuar dhe 8 të shpallur në kërkim për ndotje mjedisore
Kronikë

Elbasan, 16 të arrestuar dhe 8 të shpallur në kërkim për ndotje mjedisore

14 Dhjetor, 2025 10:42 am
Rikthimi i Ballukut në detyrë, Rama: U eliminua një precedent unik në botë
Kryesore

Rikthimi i Ballukut në detyrë, Rama: U eliminua një precedent unik në botë

14 Dhjetor, 2025 10:14 am
SHBA/Të shtëna me armë në Universitetin Brown,vriten 2 studentë, plagosen 9 të tjerë
Bota

SHBA/Të shtëna me armë në Universitetin Brown,vriten 2 studentë, plagosen 9 të tjerë

14 Dhjetor, 2025 9:09 am
Aksident tragjik në Libofshë, burri humb jetën teksa punonte tokën me traktor
Kronikë

Aksident tragjik në Libofshë, burri humb jetën teksa punonte tokën me traktor

14 Dhjetor, 2025 9:05 am
Trump: SHBA do të godasë ISIS-in pas vrasjes së tre amerikanëve në Siri
Bota

Trump: SHBA do të godasë ISIS-in pas vrasjes së tre amerikanëve në Siri

14 Dhjetor, 2025 8:50 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

E Diel me diell, si pritet të jetë moti sot

14 Dhjetor, 2025 8:48 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 14 dhjetor 2025

14 Dhjetor, 2025 8:48 am
Debatet në kryesi, Salianji – Nokës: Flamur, duhet të japësh dorëheqjen
Kryesore

Debatet në kryesi, Salianji – Nokës: Flamur, duhet të japësh dorëheqjen

13 Dhjetor, 2025 10:38 pm
Auto-Skicë
Te Fundit

Kur vëzhgimi kthehet në mesazh

13 Dhjetor, 2025 10:25 pm
Para
Mbyllet në barazim derbi Milan -Inter

Mbyllet në barazim derbi Milan -Inter

Kurti për “The Telegraph”: Serbia po kërcënon me luftën e tretë ballkanike

Kurti: Për t'u bërë Ballkani i hapur dhe i lirë duhet të ndryshojë njëherë Serbia

Horoskopi, 6 prill 2020

Horoskopi 8 Nëntor 2021, zbuloni shenjat me fat

TE FUNDIT

Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA
14 Dhjetor, 2025

Bjellorusia ka liruar 123 të burgosur politikë, mes tyre aktivisten e njohur të opozitës Maria Kolesnikova dhe fituesin e Çmimit...

Lexo më shumë

Elbasan, 16 të arrestuar dhe 8 të shpallur në kërkim për ndotje mjedisore

Elbasan, 16 të arrestuar dhe 8 të shpallur në kërkim për ndotje mjedisore
14 Dhjetor, 2025

Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar ‘Metalurgjiku’, për goditjen e krimeve kundër mjedisit. Në kuadër të këtij operacioni...

Lexo më shumë

Rikthimi i Ballukut në detyrë, Rama: U eliminua një precedent unik në botë

Rikthimi i Ballukut në detyrë, Rama: U eliminua një precedent unik në botë
14 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka komentuar në hapje të podkastit “Flasim” vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të kalaur për gjykim çështjen e Belinda...

Lexo më shumë

SHBA/Të shtëna me armë në Universitetin Brown,vriten 2 studentë, plagosen 9 të tjerë

SHBA/Të shtëna me armë në Universitetin Brown,vriten 2 studentë, plagosen 9 të tjerë
14 Dhjetor, 2025

Bilanci i të shtënave që ndodhën dje në Brown University në Providence, në Rhode Island, në bregun lindor të Shteteve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com