Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjykata urdhëron Agjencinë Amerikane për Media Globale të ndalë veprimet për mbylljen e REL-it

2025/03/26 at 8:32 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Gjykata urdhëron Agjencinë Amerikane për Media Globale të ndalë veprimet për mbylljen e REL-it

Një gjykatë amerikane e ka pranuar një kërkesë të Radios Evropa e Lirë (REL) për një urdhër të përkohshëm ndalimi në kuadër të padisë së saj kundër Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Media Globale (USAGM), lidhur me ndërprerjen e fondeve të Kongresit për REL-in.


Gjykata e distriktit në Uashington ka thënë në vendimin e 25 marsit se agjencia ka të ngjarë të ketë vepruar në mënyrë “arbitrare dhe kapriçioze” kur ia ka ndërprerë grantin Radios Evropa e Lirë, dhe që këto veprime do t’i shkaktonin transmetuesit “dëm të pariparueshëm”, nëse do të finalizoheshin.

Gjykatësi Royce Lamberth ka shkruar në vendimin prej 10 faqesh se masa e një urdhri të përkohshëm ndalimi është e nevojshme për të penguar mbylljen, pasi duket se Radio Evropa e Lirë ka mundësi të fitojë rastin në seancë gjyqësore, dhe për faktin që vazhdimësia e veprimeve të USAGM-it deri në marrjen e vendimit përfundimtar për grantin e REL-it, do t’i shkaktonte transmetuesit “dëm të pariparueshëm”.

Mes tjerash është thënë se marrja e një vendimi të tillë është në të mirë të interesit publik.

“Udhëheqësia e USAGM-it nuk mundet që me një fjali, pa ofruar sqarime, të detyrojë mbylljen e Radios Evropa e Lirë – edhe nëse presidenti ka kërkuar të njëjtën gjë”, është thënë në vendimin e gjyqtarit Lamberth.

Hapi i radhës do të jetë vendimi lidhur me kërkesën e REL-it për një urdhër paraprak, përmes së cilit kërkon nga USAGM-i t’ia lëshojë 77 milionë dollarë që Kongresi i ka miratuar për Radion Evropa e Lirë për vitin fiskal 2025, i cili përfundon më 30 shtator.

Gjykata pritet të vendosë në javët në vazhdim.

Rrezikimi i fondeve për këtë transmetues ka nxitur një valë mbështetjeje nga vëzhgues mediash, analistë dhe avokues të demokracisë, si dhe nga audiencat në 23 vende ku transmeton Radio Evropa e Lirë.

Lamberth e ka pasur parasysh këtë fakt në vendimin e tij, duke shkruar se prej vitit 1950, Qeveria e ka mbështetur REL-in si mjet për ofrim të “lajmeve të besueshme dhe relevante për audiencat që i janë nënshtruar propagandës komuniste”.

“Ne vlerësojmë vendimin e gjyqtarit Lamberth për t’ia parandaluar USAGM-it injorimin e vullnetit të Kongresit. Do të ecim përpara për të avancuar rastin tonë, meqë është jokushtetuese që të mohohen fondet që Kongresi ka ndarë për REL-in për pjesën e mbetur të vitit fiskal”, ka thënë presidenti i Radios Evropa e Lirë, Stephen Capus, pas marrjes së vendimit.

“Vendimi çon mesazh të fuqishëm për gazetarët tanë në gjithë botën, misioni i tyre, sipas Kongresit, është i vlefshëm dhe duhet të vazhdojë. Për 75 vjet, Radio Evropa e Lirë ka qenë e lidhur ngushtë me interesat e sigurisë kombëtare amerikane, duke luftuar censurën dhe propagandën në disa prej shoqërive më të shtypura në botë”.

USAGM ka marrë vendim më 15 mars për të ndërprerë gratin për Radion Evropa e Lirë, disa orë pas një urdhri ekzekutiv të nënshkruar nga presidenti amerikan, Donald Trump, i cili ka bërë thirrje për shkurtime në shtatë agjenci – përfshirë USAGM-in – në “maksimum, në përputhje me ligjet”.

Shkëputja e grantit i është komunikuar kompanisë përmes një letre të nënshkruar nga Kari Lake, e cila e ka përshkruar veten si “Këshilltare e lartë e udhëheqësit ekzekutiv të USAGM-it me autoritet të deleguar nga ushtruesi i detyrës së udhëheqësit ekzekutiv”.

Gjyqtari Lamberth ka thënë se USAGM ka dështuar që të japë arsyetim racional për vendimin për të shkëputur grantin.

Gjatë një seance gjyqësore më 24 mars, USAGM ka thënë se ka marrë “hapa të menjëhershëm administrativë” për të iniciuar lëshimin e 7.46 milionë dollarëve për REL-in, për periudhën që ka operuar në mars, para se të merrej vendimi nga Lake.

Jiri Pehe, analist politik çek dhe drejtor i qendrës akademike në Universitetin e Nju Jorkut në Pragë, ka qenë një prej figurave që ka ndihmuar në shpërnguljen e REL-it nga Munihu në selinë aktuale në Pragë, pas rënies së Perdes së Hekurt.

Pehe ka qenë këshilltar i lartë i presidentit të atëhershëm Vaclav Havel, kur ai e ka hapur rrugën për këtë lëvizje.

“Nëse mbyllet Radio Evropa e Lirë, shumë njerëz në shtetet ku vepron ajo, nuk do të mund të kenë më qasje në lajme alternative. Natyrisht, njerëzit do të tentojnë të kenë qasje diku tjetër në llojin e informacionit që ofron REL-i, mirëpo REL-i ofron lajme që në këtë kohë janë shumë të rëndësishme për të ofruar alternativë, përveç burimeve zyrtare të lajmeve”, ka thënë Pehe për Radion Evropa e Lirë.

“Mbyllja e REL-it do të tregonte se Shtetet e Bashkuara, që deri më tani kanë udhëhequr botën e lirë, nuk janë më të interesuara në luftën për demokraci dhe liri në shtetet që nuk ka demokraci dhe liri”, ka shtuar ai.

Prej publikimit të letrës së Lake, lexues dhe dëgjues prej vendeve të ndryshme, përfshirë Iranin, Bjellorusinë, Afganistanin, Rusinë, Pakistanin dhe Ukrainën, kanë lavdëruar punën e gazetarëve të Radios Evropa e Lirë për raportimet e tyre të guximshme dhe të paanshme nga linja e frontit, në disa prej hapësirave me situatë politike shtypëse, si dhe janë shprehur të shqetësuar nga mundësia e mbylljes.

Lake është nominuar nga Trumpi për të mbikëqyrur Zërin e Amerikës, ndonëse nominimi i saj duhet të miratohet nga Bordi Këshillues për Transmetime Ndërkombëtare (IBAB).

Anëtarët e këtij bordi të themeluar nga Kongresi, për të mbikëqyrur aktivitetet e USAGM-it, janë shkarkuar nga administrata amerikane në janar dhe nuk janë zëvendësuar.

Trump ka ndërmarrë një mori veprimesh për t’i shkurtuar shpenzimet prej kur e ka marrë detyrën në janar, dhe e ka kritikuar USAGM-in për përmbajtjen që kanë transmetuar entitetet gjatë mandatit të tij të parë presidencial.

Me një të ardhme të paqartë për Radion Evropa e Lirë, politikanë të Bashkimit Evropian janë duke shqyrtuar mundësinë e mbështetjes së transmetuesit.

USAGM është agjenci e pavarur e Qeverisë amerikane që mbikëqyr transmetuesit të cilët publikojnë në 60 gjuhë dhe depërtojnë te 400 milionë njerëz çdo javë.

Buxheti total i kërkuar për USAGM-in për vitin fiskal 2025 ka qenë 950 milionë dollarë, për t’i financuar të gjitha operacionet dhe investimet kapitale.

Aty përfshihen Radio Evropa e Lirë, Zëri i Amerikës, Radio Azia e Lirë, Zyra e Transmetuesit për Kubën, Rrjeti i Transmetuesve për Lindje të Mesme dhe Fondi për Teknologji të Hapur.

Buxheti i kërkuar për Radion Evropa e Lirë për vitin 2025 ka qenë rreth 153 milionë dollarë./REL



Ju sugjerojmë

Incidenti në “Giro d’Italia”, rrëzohet çiklisti australian
Sport

Incidenti në “Giro d’Italia”, rrëzohet çiklisti australian

10 Maj, 2025 4:02 pm
1 shekull zgjedhje në Shqipëri/ Shqiptarët e diasporës votuan edhe në 1921
Aktualitet

1 shekull zgjedhje në Shqipëri/ Shqiptarët e diasporës votuan edhe në 1921

10 Maj, 2025 3:47 pm
Qytetari në Lezhë kallëzon kandidatin e PD, Gjin Gjoni: Më erdhi në banesë për votën
Aktualitet

Qytetari në Lezhë kallëzon kandidatin e PD, Gjin Gjoni: Më erdhi në banesë për votën

10 Maj, 2025 3:35 pm
“Votimi i shumëfishtë, krim”/ Celibashi: Mos e rreziko të ardhmen për një manipulim
Aktualitet

“Votimi i shumëfishtë, krim”/ Celibashi: Mos e rreziko të ardhmen për një manipulim

10 Maj, 2025 3:05 pm
Gramsh/Shembet masivi i dheut, humbin jetën dy të rinjtë që po punonin në kantier
Aktualitet

Gramsh/Shembet masivi i dheut, humbin jetën dy të rinjtë që po punonin në kantier

10 Maj, 2025 3:02 pm
Demokracia në SHBA nën presion
Bota

Trump: India dhe Pakistani ranë dakord për armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm

10 Maj, 2025 2:50 pm
‘Giro d’Italia’/ Rama valëvit flamurin e nisjes për Etapën e Dytë në Tiranë
Aktualitet

‘Giro d’Italia’/ Rama valëvit flamurin e nisjes për Etapën e Dytë në Tiranë

10 Maj, 2025 2:41 pm
Ministri i Jashtëm serb: S’do të ketë sanksione nga BE pas vizitës së Vuçiç në Moskë
Rajoni

Ministri i Jashtëm serb: S’do të ketë sanksione nga BE pas vizitës së Vuçiç në Moskë

10 Maj, 2025 2:17 pm
Videoja e shqiptarit që voton në Gjermani,Celibashi:Historike përfshirja e diasporës
Aktualitet

Videoja e shqiptarit që voton në Gjermani,Celibashi:Historike përfshirja e diasporës

10 Maj, 2025 2:12 pm
Zgjedhjet/ Proda-punonjësve të Policisë: Ligji, udhërrëfyes në përmbushjen e detyrës
Aktualitet

Zgjedhjet/ Proda-punonjësve të Policisë: Ligji, udhërrëfyes në përmbushjen e detyrës

10 Maj, 2025 2:01 pm
Para
“2 persona të maskuar brenda kompanisë telefonike”/ Çfarë ndodhi 3 muaj më parë në Laprakë, procedohen 7 punonjës

“2 persona të maskuar brenda kompanisë telefonike”/ Çfarë ndodhi 3 muaj më parë në Laprakë, procedohen 7 punonjës

Danimarka vendos shërbimin e detyrueshëm ushtarak për gratë

Danimarka vendos shërbimin e detyrueshëm ushtarak për gratë

Burgosja e politikanit opozitar në Turqi, më shumë se 1.100 arrestime

Turqia ‘është abuzuar’/ Protestuesit kritikojnë Erdoganin teksa përshkallëzohen tubimet
















TE FUNDIT

Incidenti në “Giro d’Italia”, rrëzohet çiklisti australian

Incidenti në “Giro d’Italia”, rrëzohet çiklisti australian
10 Maj, 2025

Ditën e sotme po mbahet etapa e dytë e “Giro d’Italia” në Shqipëri, në garën kronometër. E gjithë gara zhvillohet...

Lexo më shumë

1 shekull zgjedhje në Shqipëri/ Shqiptarët e diasporës votuan edhe në 1921

1 shekull zgjedhje në Shqipëri/ Shqiptarët e diasporës votuan edhe në 1921
10 Maj, 2025

Më 5 Dhjetor të 1920, qeveria e asaj kohe shpalli ligjin për zgjedhjen e deputetëve në Këshillin Kombëtar sot e...

Lexo më shumë

Qytetari në Lezhë kallëzon kandidatin e PD, Gjin Gjoni: Më erdhi në banesë për votën

Qytetari në Lezhë kallëzon kandidatin e PD, Gjin Gjoni: Më erdhi në banesë për votën
10 Maj, 2025

Policia e Lezhës ka nisur një hetim ndaj kandidatit për deputet të PD-së në këtë qark, Gjin Gjoni. Drejtoria Vendore...

Lexo më shumë

“Votimi i shumëfishtë, krim”/ Celibashi: Mos e rreziko të ardhmen për një manipulim

“Votimi i shumëfishtë, krim”/ Celibashi: Mos e rreziko të ardhmen për një manipulim
10 Maj, 2025

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka apeluar qytetarët që do të marrin pjesë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com