Gjykata e Krimeve të Rënda la në fuqi masën “arrest shtëpie” për dy ish-deputetët e Partisë Socialiste, Arben Çuko dhe Arben Ndoka.
Ish-deputeti Arben Ndoka e ka quajtur vendimin e Gjykatës të padrejtë, pasi pretendon se nuk është i përfshirë në asnjë rast për falsifikimin e pronave dhe se prokuroria nuk mund të gjejë asnjë provë të vetme për akuzat.
Kujtojmë se ish- deputetët Ndoka dhe Çuko, u arrestuan në tetor të vitit të shkuar. Mbi ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve rëndon akuza për korrupsion pasiv, gjatë kohës që ushtronte detyrën shtetërore, ndërsa emri i Çukos ka dalë në përgjimet që i janë bërë anëtarëve të një bande që hetohej për trafik droge.
Në krahun tjetër ish-deputeti i PS, Arben Ndoka akuzohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash./Opinion.al