Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjykata e Lartë zbardh vendimin për vulën e PD: Çështja do të rigjykohet nga Apeli me një trupë tjetër

2024/03/18 at 7:44 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjykata e Lartë zbardh vendimin për vulën e PD: Çështja do të rigjykohet nga Apeli me një trupë tjetër

Gjykata e Lartë zbardhi sot vendimin e marrë në Dhjetor të vitit të kaluar për vulën dhe logon e Partisë Demokratike.


Pas rekursit të bërë nga grupimi i Berishës, Gjykata e Lartë vendosi të prishë vendimmarrjen e Apelit, që e riktheu çështjen në Shkallën e Parë.

Sipas Gjykatës së Lartë, çështja duhet rigjykuar në Apel nga një trupë tjetër.

Zbardhja e vendimit i hap rrugën nisjes së procesit në Gjykatën e Apelit.

“Në arsyetimin e vendimit të saj, Gjykata e Apelit ka arritur në konkluzionin se z.Lulzim Basha vijon të jetë kryetar i PDSH, duke e kufizuar arsyetimin e saj ligjor në faktin se,  kërkesa për heqje dorë nga funksioni i Kryetarit të PDSH nga ana e z.Lulzim Basha nuk është formalizuar me shkrim, si dhe nuk është depozituar në regjistrin e partive politike. Megjithatë, kjo gjykatë nuk ka vlerësuar dhe nuk ka marrë në analizë të detajuar faktin nëse ndryshimet statutore të miratuara nga Kuvendi Kombëtar i datës 17.07.2021, në të cilin z.Lulzim Basha është rizgjedhur Kryetar i PDSH janë regjistruar në regjistrin e partive politike apo jo, si dhe nëse kanë prodhuar efekte juridike këto ndryshime.

Gjithashtu, gjykata e apelit nuk ka vlerësuar dhe nuk ka konkluduar nga pikëpamja e faktit dhe e ligjit se, çfarë efekti ligjor dhe rëndësie nga pikëpamja juridike ka mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Kombëtar të PDSH, si dhe vendimet e marra në këtë Kuvend, ku disa prej këtyre vendimeve kanë të bëjnë me shkarkimin e organeve drejtuese të PDSH (një prej të cilëve Kryetari i PDSH z. Lulëzim Basha) dhe krijimin e organeve të reja drejtuese, sikurse është edhe Komisioni i Rithemelimit”, thuhet në vendim.

Kolegji vlerëson se, në kushtet kur gjykata e apelit ka legjitimuar dhe ka pranuar të marrë në shqyrtim ankimin e paraqitur nga PDSH e përfaqësuar nga deputeti Enkelejd Alibeaj sipas autorizimit të lëshuar nga kryetari z.Lulzim Basha, nuk ka pasur asnjë shkak të arsyeshëm ligjor që të kthente shqyrtimin e çështjes për rigjykim, duke i lënë detyrë gjykatës së shkallës së parë që të verifikojë dhe të konkludojë se kush e përfaqëson ligjërisht subjektin politik PDSH. Me disponimin e kthimit të çështjes për rigjykim në shkallë të parë, si dhe me detyrat e lëna për zbatim, gjykata e apelit ka ndryshuar natyrën (ritin) e gjykimit të mosmarrëveshjes, pra nga një gjykim gracioz me palë kërkuese, në një gjykim kontencioz me palë kundërshtare. Në këtë rast, gjykata ka krijuar një çështje të re, e cila, nga pikëpamja procedurale ka devijuar tërësisht nga çështja që është shqyrtuar në Shkallë të Parë.

Kolegji vlerëson se, në arritjen e konkluzionit se kush është organi kompetent që përfaqëson në këtë rast PDSH, gjykata e apelit nuk duhet ta kufizonte dhe ngushtonte shqyrtimin gjyqësor, duke vlerësuar faktin nëse dorëheqja e kryetarit të PDSH z. Lulzim Basha është kryer në formën shkresore dhe a ka gjetur pasqyrim në regjistrin e partive politike. Për të pasur një gjykim të drejtë dhe të gjithëanshëm të çështjes, si dhe për të kuptuar drejtë natyrën e  këtij gjykimi, Gjykata e Apelit duhet të merrte në shqyrtim dhe të analizonte nga pikëpamja e ligjit dhe e faktit se, çfarë vlere provueshmërie dhe juridike kanë:

(i) aktet e miratuara në Kuvendin Kombëtar të PDSH në datën 11.12.2021 në lidhje me organet drejtuese të PDSH, për të cilat kërkohet regjistrimi në regjistrin e partive politike; (ii) aktet e prodhuara nga organet zgjedhore KQZ dhe KAS për aq sa ato mund të konsiderohen se ndikojnë në mosmarrëveshjen objekt shqyrtimi; si dhe (iii) vendimet e marra nga Kolegji Zgjedhor Gjyqësor, i cili është gjykatë dhe vendimet e dhëna prej tij janë vendime gjyqësore të formës së prerë. Vetëm pasi të merren në analizë të gjitha faktet dhe provat e nevojshme të administruara në dosje, gjykata do të kishte mundësi për të konkluduar definitivisht se kush është organi që përfaqëson juridikisht tek të tretët PDSH-në, i cili është subjekti juridik që tërheq të drejtat në këtë gjykim.

Kolegji, vlerëson që pavarësisht faktit se sa ka arsyetuar më sipër në këtë vendim janë argumente të mjaftueshme ligjore për të justifikuar prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit dhe kthimin e çështjes për rigjykim, për efekt të rëndësisë jurisprudenciale, e vlerëson të arsyeshme që të ndalet dhe të analizojë se edhe shkaqet e tjera që Gjykata e Apelit ka cituar në vendimmarrjen e saj, kur ka vlerësuar cenimin e vendimit nr. 3, datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe kthimin e kësaj çështje për rigjykim, me një tjetër trupë gjykuese”, thuhet në njoftim./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Rama: Dogana Morinë-Vërmicë 3 milionë udhëtarë në vetëm 5 muaj
Aktualitet

Rama: Dogana Morinë-Vërmicë 3 milionë udhëtarë në vetëm 5 muaj

4 Korrik, 2025 10:11 am
Galeria by TEG, stacioni i parë i pushimeve tuaja në jug
Aktualitet

Galeria by TEG, stacioni i parë i pushimeve tuaja në jug

4 Korrik, 2025 9:59 am
Në mandatin e katërt si kryeministër, Edi Rama mbush 61 vjeç
Aktualitet

Në mandatin e katërt si kryeministër, Edi Rama mbush 61 vjeç

4 Korrik, 2025 9:46 am
Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
Aktualitet

SHBA feston sot 249-vjetorin e Pavarësisë/Begaj: Mirënjohje për miqësinë dhe…

4 Korrik, 2025 9:41 am
EURO 2025 për femra: Zero tolerancë ndaj diskriminimit
Sport

EURO 2025 për femra: Zero tolerancë ndaj diskriminimit

4 Korrik, 2025 9:26 am
13-vjeçarja nga Lushnja, kampione bote në Ligën e Karatesë në Kroaci
Sport

13-vjeçarja nga Lushnja, kampione bote në Ligën e Karatesë në Kroaci

4 Korrik, 2025 9:19 am
Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet
Bota

Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet

4 Korrik, 2025 9:08 am
U ekstradua nga Franca/Momenti kur mbërrin në Shqipëri ish-truproja e Saimir Tahirit
Aktualitet

U ekstradua nga Franca/Momenti kur mbërrin në Shqipëri ish-truproja e Saimir Tahirit

4 Korrik, 2025 8:55 am
Ç’efekte do të ketë “One Big Beautiful Bill” për amerikanët?
Bota

Ç’efekte do të ketë “One Big Beautiful Bill” për amerikanët?

4 Korrik, 2025 8:39 am
Antigonea magjeps turistët, rritje me 21% e vizitorëve në gjysmën e parë të vitit
Aktualitet

Antigonea magjeps turistët, rritje me 21% e vizitorëve në gjysmën e parë të vitit

4 Korrik, 2025 8:34 am
Para
Përplasen dy motorçikleta në aksin Lezhë-Vau i Dejës, plagosen 3 persona

E futi foshnjen e saj në qese dhe e hodhi në bregun e lumit, arrestohet 42-vjeçarja në Krujë

Miqësoret ndaj Kilit dhe Suedisë, Kombëtarja zhvillon stërvitjen e parë

Miqësoret ndaj Kilit dhe Suedisë, Kombëtarja zhvillon stërvitjen e parë

Begaj dekretoi ligjin për zonat e mbrojtura, Tabaku: Do ta çojmë në ‘Kushtetuese’!

Begaj dekretoi ligjin për zonat e mbrojtura, Tabaku: Do ta çojmë në 'Kushtetuese'!
















TE FUNDIT

Rama: Dogana Morinë-Vërmicë 3 milionë udhëtarë në vetëm 5 muaj

Rama: Dogana Morinë-Vërmicë 3 milionë udhëtarë në vetëm 5 muaj
4 Korrik, 2025

Dogana Morinë-Vërmicë gjatë periudhës Janar-Maj 2025 ka përballuar një fluks prej 3 milionë shtetas dhe 1.1 milionë automjete. Lajmin e...

Lexo më shumë

Galeria by TEG, stacioni i parë i pushimeve tuaja në jug

Galeria by TEG, stacioni i parë i pushimeve tuaja në jug
4 Korrik, 2025

Me ardhjen e sezonit turistik, bregdeti shqiptar mirëpret mijëra vizitorë të huaj dhe vendas që zgjedhin Rivierën për bukuritë natyrore...

Lexo më shumë

Në mandatin e katërt si kryeministër, Edi Rama mbush 61 vjeç

Në mandatin e katërt si kryeministër, Edi Rama mbush 61 vjeç
4 Korrik, 2025

Sot, 4 korrik, kryeministri Edi Rama feston ditëlindjen e tij të 61-të. Edi Rama lindi më 4 korrik 1964 në...

Lexo më shumë

SHBA feston sot 249-vjetorin e Pavarësisë/Begaj: Mirënjohje për miqësinë dhe…

Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
4 Korrik, 2025

Sot Shtetet e Bashkuara festojnë 249-vjetorin e Pavarësisë. Në këtë ditë feste për popullin amerikan, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com