Durim Toska, ish-drejtori i burgut të Fushë-Krujës është njohur këtë të martë me masën e sigurisë.
Gjykata ka vendosur masën “arrest me burg” për ish-drejtorin e burgut që dhunoi pak ditë më parë bashkëshorten.
Mirëpo mësohet se bashkëshortja e Durim Toskës ka tërhequr akuzën për dhune ne familje. Sa i takon armës që u gjet nga policia në shtëpinë e tij, Toska ka thënë që nuk kishte dijeni.
Avokatët kanë kërkuar masë sigurie më të lehtë për Toskën duke argumentuar faktin që 52-vjeçari nuk e kishte dhunuar bashkëshorten e tij por kishin pasur një debat në familje.
Kujtojmë se gjatë kontrollit policor të ushtruar në banesën e tij u gjet edhe armë zjarri me municion të cilën 52-vjeçari e posedonte pa lejë.