Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjukanoviç: Mali i Zi nuk është pjesë e planit rus për rrëzimin e Qeverisë së Moldavisë

2023/02/19 at 6:18 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjukanoviç: Mali i Zi nuk është pjesë e planit rus për rrëzimin e Qeverisë së Moldavisë

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, deklaroi se nuk ka indikacione se autoritetet shtetërore apo institucionet e Malit të Zi kanë marrë pjesë në ndonjë mënyrë në përpjekjen ruse për të sulmuar Moldavinë, transmeton agjencia e lajmeve, Beta.

Gjukanoviç tha se mund të bëhet fjalë vetëm për “individë ose organizata terroriste që e vënë veten në shërbim të interesave ruse për të destabilizuar vendet fqinje”.

“Ne e dimë se një pjesë e qytetarëve të Malit të Zi, si dhe të vendeve të tjera të rajonit, për fat të keq demonstrojnë se mbështesin agresionin rus”, tha Gjukanoviç.

Presidenti i Malit të Zi u takua me Presidenten e Moldavisë, Maja Sandu, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Sandu, tha më 13 shkurt se Rusia planifikon të përdorë sabotues të huaj për të rrëzuar udhëheqjen e vendit të saj, për të ndalur anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe ta përdorin këtë në luftën kundër Ukrainës. Sipas saj, ky plan përfshin qytetarë të Rusisë, Malit të Zi, Bjellorusisë dhe Serbisë që hyjnë në Moldavi.

Në ditën kur Sandu shpalli akuzat për ekzistimin e një plani të tillë, nga Moldavia u kthyen tifozët e ekipit të futbollit Partizan nga Beogradi.

Autoritetet moldave nuk kanë njoftuar nëse vendimi për të luajtur ndeshjen pa publik dhe pretendimet e presidentes së vendit lidhur me planin për të rrëzuar udhëheqjen, janë të ndërlidhura.

Ndërsa një ditë më vonë, zyrtarët në Beograd dhe Podgoricë thanë se nuk kishin një informacion të tillë dhe i kërkuan Moldavisë sqarime shtesë në lidhje me pretendimet e saj.

Më 14 shkurt, Rusia hodhi poshtë akuzat e presidentes së Moldavisë se Moska po planifikonte të destabilizonte ish-Republikën sovjetike.

Ndryshe, gjatë vitit të kaluar, Moldavia, shtet fqinj i Ukrainës, është përballur me një sërë shqetësimesh të sigurisë, pasi copëza të raketave ruse kanë rënë në territorin moldav.

Moldavia po ashtu është përballur me reduktime të energjisë, pasi Ukraina ndaloi eksportin e energjisë për shkak të sulmeve ajrore ruse ndaj infrastrukturës së saj kritike./REL

Ju sugjerojmë

Ursula von der Leyen prezanton paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë
Bota

Ursula von der Leyen prezanton paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë

10 Qershor, 2025 5:44 pm
Profilet e 13 kandidatëve për BKH-në
Aktualitet

Profilet e 13 kandidatëve për BKH-në

10 Qershor, 2025 5:38 pm
Mbi dy milionë euro kokainë dhe një armë, arrestohet shqiptari në Itali
Kronikë

Mbi dy milionë euro kokainë dhe një armë, arrestohet shqiptari në Itali

10 Qershor, 2025 5:36 pm
35 organizata, peticion MEKI-t: Ndalni punimet në Spaç
Aktualitet

35 organizata, peticion MEKI-t: Ndalni punimet në Spaç

10 Qershor, 2025 5:07 pm
30 armë për 100 banorë/ Austria, një nga vendet më të armatosura në Evropë
Bota

30 armë për 100 banorë/ Austria, një nga vendet më të armatosura në Evropë

10 Qershor, 2025 5:02 pm
Masakra në Austri/ Mediat në Kosovë: Një 15-vjeçare nga Vitia, në mesin e viktimave
Rajoni

Masakra në Austri/ Mediat në Kosovë: Një 15-vjeçare nga Vitia, në mesin e viktimave

10 Qershor, 2025 4:58 pm
Broja “zgjon” interesin nga Bundesliga, 2 klube gjermane monitorojnë yllin shqiptar
Sport

Broja “zgjon” interesin nga Bundesliga, 2 klube gjermane monitorojnë yllin shqiptar

10 Qershor, 2025 4:50 pm
Lufta në Gaza/ Britania vendos sanksione ndaj dy ministrave izraelitë
Bota

Lufta në Gaza/ Britania vendos sanksione ndaj dy ministrave izraelitë

10 Qershor, 2025 4:44 pm
Skandali i spiunazhit në Itali
Bota

Skandali i spiunazhit në Itali

10 Qershor, 2025 4:42 pm
Ranieri refuzon Italinë, rishfaqet një tjetër emër në skenë
Sport

Ranieri refuzon Italinë, rishfaqet një tjetër emër në skenë

10 Qershor, 2025 4:23 pm
Para
Nis rikonstruktimi i godinës së DRSHRR në Lushnjë

Nis rikonstruktimi i godinës së DRSHRR në Lushnjë

Qëlloi me armë zjarri drejt një makine, arrestohet 39-vjeçari në Elbasan

Kush janë katër personat qe nuk i'u bindën urdhrit te policisë në Klos

5 aplikacione për të qetësuar mendjen tuaj

5 aplikacione për të qetësuar mendjen tuaj

TE FUNDIT

Ursula von der Leyen prezanton paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë

Ursula von der Leyen prezanton paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë
10 Qershor, 2025

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, prezantoi sot, së bashku me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaia Kalas,...

Lexo më shumë

Profilet e 13 kandidatëve për BKH-në

Profilet e 13 kandidatëve për BKH-në
10 Qershor, 2025

Në garë për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) janë 13 kandidatë. Mes tyre spikasin disa emra, siç është...

Lexo më shumë

Mbi dy milionë euro kokainë dhe një armë, arrestohet shqiptari në Itali

Mbi dy milionë euro kokainë dhe një armë, arrestohet shqiptari në Itali
10 Qershor, 2025

Guardia di Finanza e Peruxhias sekuestroi afërsisht 25 kilogramë kokainë me vlerë dy milionë e gjysmë euro, një armë të...

Lexo më shumë

35 organizata, peticion MEKI-t: Ndalni punimet në Spaç

35 organizata, peticion MEKI-t: Ndalni punimet në Spaç
10 Qershor, 2025

35 organizata dhe 734 qytetarë firmosën një peticion, të cilin ia dërguan Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ku i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com