Një tjetër ngjarje aq sa e çuditëshme po dhe qesharake ka ndodhur sot në një fshat të Librazhdit, ku autoritet shtetërore kanë gjobitur me 80 mijë lekë të reja një të moshuar i cili kishte nxerrë disa kafshë në shitje për të fituar disa para për të ushqyer familjen e tij.
Sipas autoriteteve, kafshët që po tregtoheshin nga fshatari i varfër nuk kishin leje. Denoncimi është bërë nga një banor i zonës në rrjete sociale duke marrë me qindra komente për këtë vepim qesharak të autoriteteve shqiptare.