Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Gjobë dhe burg”, Gjonaj i shpall luftë memeve dhe shpifjeve

2020/12/03 at 2:29 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Gjobë dhe burg”, Gjonaj i shpall luftë memeve dhe shpifjeve

Çdokush që do të publikojë në rrjetet sociale materiale që konsiderohen shpifje do të dënohet me gjobë në raste se kjo vërtetohet nga gjykata.

Ministria e Drejtësisë ka hartuar disa propozime për ndryshimin e Kodit Penal në Kuvend ku parashikohet kriminalizimi i shpifjes duke përfshirë edhe postimet në rrjetet sociale.

Ministria sugjeron që të dënohen me gjobë nga 50 000 deri në 1.5 milion lekë të atyre që shpërndajnë shpifje për të tjerët. Ndryshimet sapo janë hartuar dhe janë në fazë konsultimi me grupet e interesit.

“Përhapja e qëllimshme e deklaratave rreth një fakti specifik të rremëdhe ofendues ndaj personitsi dhe/apo çdo informacioni tjetër të rreme, që cenojnë nderin dhe reputacionin e personit,përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijëderi në një milion e pesëqind mijë lekë dhe denimin plotesues te pergenjeshtrimit dhe faljen publike ndaj viktimes“, thuhet në pikën “a” të nenit 227 të Kodit Penal.

Në rast se materiali i cilësuar si shpifje shpërndarhet përmes medias audio vizive apo atyre online, dënimi dyfishohet dhe krahas gazetarit dënohet edhe drejtuesi i tij apo administratori i medias.

“Nëse vepra penale është kryer nëpërmjet shtypit ose ndonjë mjeti tjetër komunikimi mediatik, elektronik, nëpërmjet rrjeteve sociale në internet, ose nëpërmjet një akti publik, dënimi shtohet ne dyfishin e parashikuar ne paragrafin e pare“, vijon pika “b” e të njëjtit nen.

Montazhi

Kodi Penal pritet të parashikojë dënime edhe për ata që shpërndajnë montazhe në foto apo video për persona apo institucione. Ligji bëhet i aplikueshëm në rastet kur personi apo media që ka shpërndarë montazhin nuk thekson se bëhet fjalë për një montim duke e shitur atë si të vërtetë.

Dënimi është i rëndë në këtë rast dhe bëhet fjalë për një vit burg.

“Publikimi në cdo formë, mënyrë apo mjet i një montazhi të realizuar me fjalët ose imazhin e një personi pa pëlqimin e tij, nëse kryhet për qëllime përfitimi material ose jo material, apo kur ka qëllim të dëmtojë reputacionin e një personi, kur materiali nuk shfaqet dukshëm që është një montazh ose nëse nuk përmendet shprehimisht se eshtë i tillë, përbën kundrvajtje penale dhe dënohet me burgim deri në 1 vit“, thuhet në draftin e Ministrisë së Drejtësisë.

Në mënyrën si është hartuar ligji duket se fokusi janë memet në rrjetet sociale, të cilat janë kryesisht video apo foto të nxjerra nga konteksti dhe që shpërndahen për qëllime dëfrimi e ndonjëherë edhe për të denigruar figurën e personazheve.

Ndryshimet e propozuara në Kodin Penal

Neni 227
Shpifja

  1. Përhapja e qëllimshme e deklaratave rreth një fakti specifik të rremëdhe ofendues ndaj personitsi dhe/apo çdo informacioni tjetër të rreme, që cenojnë nderin dhe reputacionin e personit,përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijëderi në një milion e pesëqind mijë lekë dhe denimin plotesues te pergenjeshtrimit dhe faljen publike ndaj viktimes.
  2. Nëse vepra penale është kryer nëpërmjet shtypit ose ndonjë mjeti tjetër komunikimi mediatik, elektronik, nëpërmjet rrjeteve sociale në internet, ose nëpërmjet një akti publik, dënimi shtohet ne dyfishin e parashikuar ne paragrafin e pare.
  3. Nëse vepra penale i drejtohet një organi politik, administrativ ose gjyqësor, ose një personi në cilësinë e përfaqësuesit të një prej këtyre organeve, ose një autoriti të përbërë që funksionon në kolegj, dënimet e parashikuara në paragrafët 1 apo 2 shtohen me 1/2.
  4. Cilido që ka kryer ndonjë prej veprimeve të parashikuara në këtë nen në gjendje zemërimi nuk ka përgjegjësi penale, nëse kjo gjendje dhe këto veprime janë shkaktuar si pasojë e një fakti të padrejtë i të tjerëve ndaj tij dhe menjëherë pas tij.
  5. Procedimi penal fillon me kerkesen e viktimes dhe ceshtja pushohet kur ajo tërheq ankimin.
  6. Kur vepra penale e shpifjes është kryer me anë të shtypit, pergjegjesia shtrihet edhe për drejtorin administrues ose, sipas rastit, zv/drejtorin, botuesin dhe printuesin ne rastet e dijenise se tyre rreth faktit penal.Dënimi penalshoqërohet edhe me dënimin plotësues të përgënjeshtrimit tëdeklaratës/faktit/informacionit të rremëme të njëjtën mënyrë dhe me të njëjtin mjet sikundër është realizuar përhapja e tij, dhe detyrimin e publikimit të vendimit gjyqësor penal nëpërmjet medias apo në komunitet.
    7. Procedimi penal nuk pengon viktimen tí drejtohet edhe gjykates civile.

Neni 238
Cënimi i imazhit të personit

  1. Publikimi në cdo formë, mënyrë apo mjet i një montazhi të realizuar me fjalët ose imazhin e një personi pa pëlqimin e tij, nëse kryhet për qëllime përfitimi material ose jo material, apo kur ka qëllim të dëmtojë reputacionin e një personi, kur materiali nuk shfaqet dukshëm që është një montazh ose nëse nuk përmendet shprehimisht se eshtë i tillë, përbën kundrvajtje penale dhe dënohet me burgim deri në 1 vit.
    2. Ndjekja penale fillon me ankim të viktimës ose përfaqësuesit ligjor të saj dhe pushon me tërheqjen prej saj./ ABC News

Ju sugjerojmë

Vuçiç në Globsec: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës
Rajoni

Vuçiç në Globsec: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës

13 Qershor, 2025 2:20 pm
Debati për pagat e gjyqtarëve/ Holta Zaçaj: Kritikat janë kufiri,s’pranojmë presione
Aktualitet

Debati për pagat e gjyqtarëve/ Holta Zaçaj: Kritikat janë kufiri,s’pranojmë presione

13 Qershor, 2025 1:52 pm
Izraeli vret mbi 20 komandantë të vrarë të Iranit, kush është Hossein Salami
Bota

Izraeli vret mbi 20 komandantë të vrarë të Iranit, kush është Hossein Salami

13 Qershor, 2025 1:46 pm
“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Bëni marrëveshjen, ata që ishin kundër vdiqën tani

13 Qershor, 2025 1:00 pm
Berisha: Dosja Mc Gonigal, aktakuzë e rëndë për Ramën dhe Dumanin
Kryesore

Berisha: Dosja Mc Gonigal, aktakuzë e rëndë për Ramën dhe Dumanin

13 Qershor, 2025 12:52 pm
KAS vendos hapjen e kutive të votimit në Peqin dhe Gramsh
Aktualitet

KAS vendos hapjen e kutive të votimit në Peqin dhe Gramsh

13 Qershor, 2025 12:31 pm
Sulmi ndaj Iranit, Rutte: Jo panik, nuk jemi në prag një lufte bërthamore globale
Bota

Sulmi ndaj Iranit, Rutte: Jo panik, nuk jemi në prag një lufte bërthamore globale

13 Qershor, 2025 12:30 pm
Qendër shëndetësore në kishën e Shën Ndout, Koçiu: Në shërbim 24/7 për pelegrinët
Aktualitet

Qendër shëndetësore në kishën e Shën Ndout, Koçiu: Në shërbim 24/7 për pelegrinët

13 Qershor, 2025 12:02 pm
“KLP dhe SPAK plotësuan vakancat për prokurorë”, Manja: Kanë nisur rekrutimet…
Aktualitet

“KLP dhe SPAK plotësuan vakancat për prokurorë”, Manja: Kanë nisur rekrutimet…

13 Qershor, 2025 11:47 am
Dua Lipa konfirmon fejesën me Callum Turner
InstaBIZ

Dua Lipa konfirmon fejesën me Callum Turner

13 Qershor, 2025 11:39 am
Para
Hungaria nuk  pranon propozimin aktual të buxhetit evropian

Hungaria nuk pranon propozimin aktual të buxhetit evropian

Elbasan/ Po transportonin tre shtetas të huaj, arrestohen dy korçarë

Elbasan/ Po transportonin tre shtetas të huaj, arrestohen dy korçarë

Abazoviç në Parlamentin malazez: Duam marrëdhënie miqësore me Serbinë

Abazoviç në Parlamentin malazez: Duam marrëdhënie miqësore me Serbinë

TE FUNDIT

Vuçiç në Globsec: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës

Vuçiç në Globsec: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës
13 Qershor, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi në Forumin GLOBSEC në Pragë se anëtarësimi i një shteti në Bashkimin Evropian (BE)...

Lexo më shumë

Debati për pagat e gjyqtarëve/ Holta Zaçaj: Kritikat janë kufiri,s’pranojmë presione

Debati për pagat e gjyqtarëve/ Holta Zaçaj: Kritikat janë kufiri,s’pranojmë presione
13 Qershor, 2025

Kërkesa e unionit të gjyqtarëve dërguar në Gjykatën Kushtetuese që kërkojnë rritje page prej 700 Eurosh, ka futur në një...

Lexo më shumë

Izraeli vret mbi 20 komandantë të vrarë të Iranit, kush është Hossein Salami

Izraeli vret mbi 20 komandantë të vrarë të Iranit, kush është Hossein Salami
13 Qershor, 2025

Shefi i Gardës Revolucionare të Iranit, Hossein Salami, është vrarë në një sulm izraelit, sipas raportimeve të mediave shtetërore iraniane....

Lexo më shumë

Trump paralajmëron Iranin: Bëni marrëveshjen, ata që ishin kundër vdiqën tani

“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
13 Qershor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë thirrje Iranit që të arrijë një marrëveshje për programin e tij bërthamor, duke...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com