Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjoba dhe pezullime, Disiplina me dorë t hekurt për dhunën në Kategorinë e Parë

2024/12/11 at 7:12 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Gjoba dhe pezullime, Disiplina me dorë t hekurt për dhunën në Kategorinë e Parë

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit, ka marrë vendimet në lidhje me ngjarjet e fundit të ndodhura në futbollin shqiptar.


Për sherrin mes tyre në Flamurtari-Kukësi, dy trajnerët, Andrea Agostinelli dhe Emiljano Çela, janë pezulluar me nga dy ndeshje.

Gjithashtu në Kategorinë e Parë, Flamurtari dhe Pogradeci janë dënuar me gjobë, për sjellje të gabuar të tifozëve.

Nuk mungojnë dënimet dhe pezullimet as te moshat, ndërsa në Superligë duket se nuk ka pasur parregullsi.

VENDIMET E DISIPLINËS:
Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës si dhe duke ofenduar dhe fyer zyrtarët e ndeshjes, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Zyrtari i Flamurtari FC, Andrea Agostinelli, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Zyrtari i FK Kukesi, Emiljano Çela, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i KF Valbona, Wahab Lawal Adetola, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Zyrtari i KF Erzeni, Arlind Nerjaku, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

KF Pogradeci, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës si dhe duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/1 dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Zyrtari i Eagles Football, Andi Matraxhiu, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe në stolin e rezervave.

Zyrtari i KF Shiroka, Ergin Axhani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe në stolin e rezervave.

Lojtari i KF Vora U-19, Gerjard Xhixha, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i Flamurtari FC U-19, Gerald Kapaj, për kërcënim ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i FK Partizani U-18, Spiro Idrizaj, për provokim të spektatorëve me gjeste ofenduese, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

KF Egnatia U-17, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kampionatit Kategoria e Parë U-17 kundër KF Lushnja U-17, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

Zyrtari i KF Egnatia U-17, Rubin Ukshini,për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i Flamurtari FC U-16, Gentian Zguro, për kërcënim ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Zyrtari i Akademia e Futbollit U-14, Nelsi Mete, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i Don Bosko Academy U-15, Dejvi Flamuraj, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i F.B.A U-15, Kejsi Abdia, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i Tirana United U-17, Arbi Spahiu, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

FK Kukësi U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-19, Zona Rajonale Tiranë, kundër Kamza Sport U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Ali Demi A, U-11, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë Grupi J, zona Rajonale Tiranë, kundër East Park B, U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Ali Demi B, U-11, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë Grupi J, zona Rajonale Tiranë, kundër Tirana King U-11, në bazë të nenit 16/1 të

KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të FK Partizani U-21, Danilo Bajraktari, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit.

Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Iliria, Brajan Selmani, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Iliria, Santiago Selmani, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Eagle Football, Sandroel Limani, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.



Ju sugjerojmë

Berisha: Raporti i PPE sugjeron qeverinë teknike
Kryesore

Berisha: Raporti i PPE sugjeron qeverinë teknike

1 Korrik, 2026 1:43 pm
Berisha mesazh të rinjve: Jeni ngritur fuqishëm ndaj një diktature autoritare
Kryesore

Berisha mesazh të rinjve: Jeni ngritur fuqishëm ndaj një diktature autoritare

1 Korrik, 2026 1:09 pm
Dhunohet analisti Ilir Demalia
Kronikë

Dhunohet analisti Ilir Demalia

1 Korrik, 2026 1:06 pm
“Spanja do të fitojë Botërorin”, Yamal: Franca nuk është më e fortë se ne
Sport

“Spanja do të fitojë Botërorin”, Yamal: Franca nuk është më e fortë se ne

1 Korrik, 2026 12:48 pm
Irani refuzon të takohet me të dërguarit e Trump në Katar
Bota

Irani refuzon të takohet me të dërguarit e Trump në Katar

1 Korrik, 2026 12:30 pm
Netanyahu urdhëron goditjen e Hezbollahut dhe përjashton tërheqjen nga Libani
Bota

Netanyahu urdhëron goditjen e Hezbollahut dhe përjashton tërheqjen nga Libani

1 Korrik, 2026 11:41 am
Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
Aktualitet

Ndryshime në Policinë e Shtetit, Alfred Çepe merr drejtimin në Akademinë e Sigurisë

1 Korrik, 2026 11:37 am
SHBA/ Zgjedhjet për kandidatin republikan në Iowa, Trump kryeson në sondazhe
Bota

Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat në vitin 2025

1 Korrik, 2026 11:35 am
Kreu i SPAK: Strategji kombëtare për parandalimin e krimeve zgjedhore
Aktualitet

Kreu i SPAK: Strategji kombëtare për parandalimin e krimeve zgjedhore

1 Korrik, 2026 11:06 am
U akuzua për krime zgjedhore, GJKKO shpall të pafajshme Majlinda Bufin
Kronikë

U akuzua për krime zgjedhore, GJKKO shpall të pafajshme Majlinda Bufin

1 Korrik, 2026 11:04 am
Para
Kamioni godet transformatorin dhe largohet nga vendngjarja, 200 familje pa energji elektrike në Pogradec

Kamioni godet transformatorin dhe largohet nga vendngjarja, 200 familje pa energji elektrike në Pogradec

Katër arbitra shqiptarë do të vendosin drejtësi në Europa League

Katër arbitra shqiptarë do të vendosin drejtësi në Europa League

Inteligjenca Artificiale rekomandon Shqipërinë mes 5 destinacioneve

Inteligjenca Artificiale rekomandon Shqipërinë mes 5 destinacioneve
















TE FUNDIT

Berisha: Raporti i PPE sugjeron qeverinë teknike

Berisha: Raporti i PPE sugjeron qeverinë teknike
1 Korrik, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se "raporti i PPE sugjeron qeverinë teknike si zgjidhje për një proces zgjedhor...

Lexo më shumë

Berisha mesazh të rinjve: Jeni ngritur fuqishëm ndaj një diktature autoritare

Berisha mesazh të rinjve: Jeni ngritur fuqishëm ndaj një diktature autoritare
1 Korrik, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vlerësoi rolin e të rinjve në mbi një muaj protestë në bulevardin Dëshmorët e...

Lexo më shumë

Dhunohet analisti Ilir Demalia

Dhunohet analisti Ilir Demalia
1 Korrik, 2026

Analisti Ilir Demaliaj është dhunuar në afërsi të shtëpisë së tij nga dy persona. Nga fotoja, dëmtimet janë të dukshme...

Lexo më shumë

“Spanja do të fitojë Botërorin”, Yamal: Franca nuk është më e fortë se ne

“Spanja do të fitojë Botërorin”, Yamal: Franca nuk është më e fortë se ne
1 Korrik, 2026

Sulmuesi i kombëtares së Spanjës, Lamine Yamal, ka deklaruar se ndodhet në gjendje të mirë fizike dhe është gati për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}