Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjiri i Guantanamos: Një front i ri në politikën amerikane të emigracionit?

2025/02/27 at 7:08 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjiri i Guantanamos: Një front i ri në politikën amerikane të emigracionit?

Presidenti amerikan Donald Trump planifikon dërgimin e 30 mijë emigrantëve pa dokumente në Gjirin e Guantanamos, bazë detare amerikane në Kubë.

I njohur si vendi ku mbahen të dyshuarit për terrorizëm lidhur me sulmet e 11 shtatorit dhe që ka ngjallur kritika nga grupet për të drejtat e njeriut, Guantamo është përdorur kohë pas kohe edhe si qendër për shqyrtimin e kërkesave për azil të emigrantëve që përpiqen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, kryesisht përmes Haitit dhe Kubës.

Megjithëse Qendra e Operacioneve të Emigracionit në Guantanamo është e ndarë nga burgu i sigurisë së lartë, kjo nuk do të thotë se ajo u ka shpëtuar kritikave.

Presidenti amerikan Donald Trump, i cili u zotua gjatë fushatës për dëbime masive, ka nisur dërgimin e emigrantëve të ndaluar pa dokumente në Gjirin e Guantanamos, një bazë detare amerikane në Kubë.

“Kemi 30 mijë shtretër në Guantanamo ku do të dërgojmë kriminelët më të këqinj të huaj pa dokumente, që kërcënojnë popullin amerikan. Disa prej tyre janë aq të këqinj, saqë ne nuk u besojmë as vendeve të tjera që t’i mbajnë ata”, ka dekluarar Presidenti Trump.

Njoftimi u pasua me protesta nga grupet për të drejtat e njeriut.

Kjo nuk është hera e parë që kjo bazë përdoret për mbajtjen e emigrantëve.

Shumica e njerëzve e njohin Guantanamon si vend paraburgimi për të dyshuarit për terrorizëm lidhur me sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001, duke përfshirë autorin e dyshuar të tyre, Khalid Sheikh Mohammed.

Por, sipas kritikëve, ai është gjithashtu vendi i abuzimeve të rënda të të drejtave të njeriut.

Më pak e njohur është një qendër e Shteteve të Bashkuara për paraburgimin e emigrantëve në Guantanamo, e ndarë nga burgu i sigurisë së lartë.

Qendra u hap më 1991, kur mijëra haitianë u larguan drejt SHBA-së pas një grushti të dhunshëm shteti.

Administrata e Presidentit George H. W. Bush krijoi një kamp refugjatësh në Guantanamo për të strehuar disa prej tyre, ndërsa shqyrtoheshin kërkesat për azil.

Mijëra kubanë dhe të tjerë që kërkojnë azil politik në SHBA janë kapur gjithashtu në det dhe janë vendosur përkohësisht në këtë qendër.

Më 1999 SHBA shqyrtoi një plan për të strehuar 20 mijë refugjatë që po iknin nga konflikti në Kosovë. Por kjo ide u hodh poshtë për shkak të shqetësimeve se Guantanamo ishte shumë larg atdheut të tyre.

Gjatë kohëve të fundit, administrata e ish-Presidentit Biden mendoi shfrytëzimin e Guantanamos për të shqyrtuar kërkesat për azil të një vale të re emigrantësh nga Haiti, megjithëse në fund kjo ide nuk përparoi.

Ashtu si burgu i Guantanamos për të dyshuarit për terrorizëm, edhe qendra e emigrantëve është përballur me akuza për kushte çnjerëzore dhe të paligjshme.

Raportet e Projektit Ndërkombëtar të Ndihmës për Refugjatët flasin për ndalime të zgjatura, mungesë të procesit të rregullt ligjor, ujë të papijshëm, kujdes të pamjaftueshëm mjekësor dhe ekspozim ndaj ujërave të zeza të hapura.

Sot, 15 persona janë të burgosur në Guantanamo ndërsa Qendra e Operacioneve të Emigracionit strehon një grup të vogël refugjatësh, kryesisht nga Haiti dhe Kuba.

Zgjerimi i propozuar për dërgimin e 30 mijë emigrantëve pa dokumente, do të shënonte një ndryshim të madh në politikat amerikane të emigracionit.

Sekretarja amerikane e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem ka thënë se “do të ndiqet procesi i duhur” për prurjet e reja të emigrantëve, por kritikët paralajmërojnë se strehimi i emigrantëve në Guantanamo mund të rezultojë me shkelje të të drejtave të njeriut ngjashëm me rastet e dokumentuara në të kaluarën.

Deri tani, më shumë se 175 burra janë transferuar në Guantanamo nga një qendër emigracioni në Teksas./VOA

Ju sugjerojmë

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët
Bota

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

8 Qershor, 2025 4:30 pm
Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane
Sport

Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane

8 Qershor, 2025 4:22 pm
Ukraina njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e ardhshme
Bota

Ukraina njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e ardhshme

8 Qershor, 2025 4:18 pm
Ndezi zjarr për të pastruar tokën, rrezikoi banesat e fqinjëve, në kërkim 50 vjeçari
Kronikë

99 operacione dhe 625 të arrestuar, Policia bën bilancin e punës së muajit maj

8 Qershor, 2025 4:17 pm
Punëtorë të huaj për boshllëqet në turizmin shqiptar
Aktualitet

Punëtorë të huaj për boshllëqet në turizmin shqiptar

8 Qershor, 2025 4:03 pm
Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet
InstaBIZ

Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet

8 Qershor, 2025 3:59 pm
Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…
Aktualitet

‘Episodi i 7’/Berisha:Licencat për kanabisin, si u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

8 Qershor, 2025 3:55 pm
Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit
Bota

Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit

8 Qershor, 2025 3:30 pm
“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…
Kryesore

“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…

8 Qershor, 2025 3:20 pm
“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë
Aktualitet

“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë

8 Qershor, 2025 3:04 pm
Para
Greva e doganierëve të palës greke, policia njoftim zyrtar për pezullimin e lëvizjes së mjeteve: Ja kush do të lejohet të kalojë

Greva e doganierëve të palës greke, policia njoftim zyrtar për pezullimin e lëvizjes së mjeteve: Ja kush do të lejohet të kalojë

Qyteti i Gjirokastrës mirëpriti në sezonin e dimrit 10 mijë turistë

Qyteti i Gjirokastrës mirëpriti në sezonin e dimrit 10 mijë turistë

Çmimi i lartë i energjisë elektrike në vend, Bardhi: Skemë kriminale e Ballukut, SPAK ta hetojë!

Gazment Bardhi dorëzon në SPAK pakon 11.3 kg me prova kundër Belinda Ballukut

TE FUNDIT

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët
8 Qershor, 2025

Numri i turistëve që vizitojnë Kroacinë ka rënë ndjeshëm, duke i dhënë një goditje të madhe industrisë së turizmit. Ky...

Lexo më shumë

Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane

Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane
8 Qershor, 2025

Luciano Spalletti shkarkohet nga detyra e trajnerit të kombëtares italiane, pas humbjes 3-0 ndaj Norvegjisë në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës....

Lexo më shumë

Ukraina njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e ardhshme

Ukraina njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e ardhshme
8 Qershor, 2025

Ukraina njoftoi sot se shkëmbimi i të burgosurve dhe trupave të ushtarëve me Rusinë do të zhvillohet javën e ardhshme,...

Lexo më shumë

99 operacione dhe 625 të arrestuar, Policia bën bilancin e punës së muajit maj

Ndezi zjarr për të pastruar tokën, rrezikoi banesat e fqinjëve, në kërkim 50 vjeçari
8 Qershor, 2025

Policia e Shtetit ka zhvilluar një sërë veprimesh intensive gjatë muajit maj 2025, në koordinim me partnerët ndërkombëtarë dhe agjencitë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com