Kandidati i opozitës për bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria u shpreh i bindur për një mbështetje të madhe të himarjotëve në zgjedhjet e pjesshme të 4 gushtit.
Në daljen e tij të parë për mediat, Gjikuria tha se mbështetja e Fredi Belerit, për të është një nder.
“Erdha nga Amerika, iu përgjigja thirrjes së kryeministrit që thotë të kthehen emigrantët të ndihmojnë vendin e tyre, që të ndihmioj Himarën, përpjekjet e Fredi Belerit për demokraci dhe për shtet të lirë duhet të jenë frymëzim për të gjithë ne, mbështetja e Fredi Belerit, më nderon, është nder shumë i madh për mua, Himara ka një eurodeputet, Fredi Belerin dhe me 4 gusht do të ketë edhe kryetarin e saj të Bashkisë. Kemi filluar fushatën, do i bredh të gjitha fshatrat, jam i sigurt që jam një bir himariot, i lindur në Himarë dhe e shikojë që më përkrahin”, tha ai.