Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermania pakëson ndihmat për Ukrainën

2024/08/16 at 4:52 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjermania pakëson ndihmat për Ukrainën

Më shumë se dy vjet e gjysmë pas agresionit rus ndaj Ukrainës, Gjermania po shqyrton uljen e ndihmës ushtarake për Kievin me 50%. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Ricardo Marquina nga Berlini, Gjermania është donatori më i madh i bllokut evropian për Ukrainën dhe renditet e dyta pas Shteteve të Bashkuara, por politikat e brendshme të shtetit evropian po hedhin dyshime mbi këtë rol.


Bundestagu po përgatit buxhetin për vitin e ardhshëm që parashikon përgjysmimin e mbështetjes ushtarake për Ukrainën, nga 8.8 miliardë në 4.4 miliardë dollarë. Partitë e koalicionit në pushtet i mohojnë akuzat e opozitës se angazhimi i Berlinit ndaj Ukrainës është vënë në pikëpyetje.

Ulrich Lechte është zëdhënës i partisë FDP për çështjet e jashtme, anëtare e koalicionit qeverisës në Gjermani.

“Tre partitë e koalicionit, Social Demokratët, Partia e Gjelbër dhe Liberalët, ende po e mbështesin plotësisht Ukrainën. Vetëm tek socialdemokratët ekziston një pjesë e besimit të vjetër se paqja duhet arritur pa armë. Kjo është e mrekullueshme, por unë nuk e shoh që kjo mund të arrihet me Putinin”.

Shpjegimi zyrtar i palëve është se pasuritë e ngrira ruse mund të krijojnë miliarda dollarë për Ukrainën sipas një plani nga vendet e G-7.

Por që nga mesi i vitit 2022, sanksionet e kanë penguar Gjermaninë që të blejë gaz natyror me kosto të lirë nga Rusia. Gjermanisë iu desh të blinte gaz me çmime shumë më të larta nga furnizues të kushtueshëm si Norvegjia.

Ekonomistët thonë se kjo ka nxitur inflacionin në Gjermani, që arriti në masën 10 për qind në vitin 2022.

Marcel Fratzscher, president i Institutit Gjerman për Kërkime Ekonomike, shpjegon se inflacioni ka qenë edhe më i lartë në disa sektorë.

“Energjia dhe kostot fillestare në vitin e parë pas fillimit të luftës u rritën me më shumë se 50%. Çmimet e ushqimeve gjatë tre viteve të fundit në Gjermani janë rritur me më shumë se 35%”.

Gjermanët thonë se rritja e çmimeve po dëmton xhepat e tyre.

“Jashtëzakonisht. Gjithçka është rritur që nga çmimi i transportit e deri tek ushqimi”, thotë për Zërin e Amerikës një banor i Berlinit.

Kerstin Schulz, mësuese e shkollës fillore, pajtohet.

“Frekuentimi i restoranteve është shumë më i kushtueshëm. Mendoj se shumë njerëz nuk dalin më aq shumë, sepse kjo ndjehet në xhepin tuaj”.

Partitë e ekstremit të djathtë dhe të majtat radikale po e shfrytëzojnë situatën. Këto parti, pakica në parlament, po fitojnë mbështetje popullore.

Partia e krahut të majtë BSW, me 10 deputetë nga 733 që ka Bundestagu, është një nga ato që kërkon dhënien fund të mbështetjes për Ukrainën.

Zëri i Amerikës bisedoi me ligjvënësen e kësaj partie, Sevim Dagdelen.

“Ata që duan t’i japin fund vdekjes dhe luftës duhet të dërgojnë diplomatë në Ukrainë dhe jo armë”.

AfD, parti e krahut të djathtë me 116 anëtarë në parlamentin gjerman, ka një argument të ngjashëm.

“Nuk duam të dërgojmë pajisjet tona në Ukrainë sepse do të na duhen për të mbrojtur vendin tonë”, thotë Norbert Kleinwächter, ligjvënës i partisë AfD në parlamentin gjerman.

Sondazhet sugjerojnë se shumica e gjermanëve vazhdojnë ta mbështesin rezistencën e armatosur të Ukrainës ndaj agresionit rus, por ky numër po bie gradualisht.

Një sondazh i fundit i Parlamentit Evropian tregon se më shumë se 40% e gjermanëve e konsiderojnë të tepërt mbështetjen financiare për Ukrainën dhe i njëjti sondazh tregoi se mbështetja për anëtarësimin e Kievit në BE ka rënë nga 58 në 53 për qind./VOA



Ju sugjerojmë

“Grupe greke në protestë”,Rama-organizatorit: Ouu, avash avash se të gjithë do dalin
Aktualitet

“Grupe greke në protestë”,Rama-organizatorit: Ouu, avash avash se të gjithë do dalin

21 Qershor, 2026 10:57 pm
Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, protestuesit marshojnë pranë Kuvendit
Aktualitet

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, protestuesit marshojnë pranë Kuvendit

21 Qershor, 2026 10:21 pm
“Mund të ndryshojë Lindjen e Mesme”, përfundon raundi i parë i bisedimeve SHBA–Iran
Bota

“Mund të ndryshojë Lindjen e Mesme”, përfundon raundi i parë i bisedimeve SHBA–Iran

21 Qershor, 2026 9:36 pm
22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

21 Qershor, 2026 8:03 pm
Ngërçi i bisedimeve për paqen luhat sërish tregjet,
Politikë

Spiropali i përgjigjet Ramës: PS të gjejë forcën të vetëpastrohet

21 Qershor, 2026 7:00 pm
Rama: Sponsorët e protestës po harxhojnë shumë para për t’i bërë dëm vendit
Kryesore

Rama: Sponsorët e protestës po harxhojnë shumë para për t’i bërë dëm vendit

21 Qershor, 2026 6:55 pm
Qëndruan deri në mëngjes para Kryeministrisë, policia procedon 9 protestues
Aktualitet

Qëndruan deri në mëngjes para Kryeministrisë, policia procedon 9 protestues

21 Qershor, 2026 6:52 pm
Berisha vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të 50 vjetorit të PPE
Kryesore

Berisha: Grisja e flamurit izraelit akt kriminal, të ndëshkohet autori

21 Qershor, 2026 4:48 pm
Shkencëtarët zbulojnë pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët
Life Style

Shkencëtarët zbulojnë pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët

21 Qershor, 2026 4:46 pm
Rrezikoi sigurinë e pushuesve me motor uji, gjobitet me 530 mijë lekë drejtuesi
Aktualitet

Rrezikoi sigurinë e pushuesve me motor uji, gjobitet me 530 mijë lekë drejtuesi

21 Qershor, 2026 3:32 pm
Para
Parashikimi i motit, 31 janar 2020

I nxehti afrikan arrin kulmin/ Sinoptikanët: Temperaturat bien në fundjavë

Një raund i ri bisedimesh për armëpushimin në Gazë po mbahet në Katar, pa praninë e Hamasit

Një raund i ri bisedimesh për armëpushimin në Gazë po mbahet në Katar, pa praninë e Hamasit

Aksident në aksin Fier-Levan, raportohet për të plagosur

Aksident në aksin Fier-Levan, raportohet për të plagosur
















TE FUNDIT

“Grupe greke në protestë”,Rama-organizatorit: Ouu, avash avash se të gjithë do dalin

“Grupe greke në protestë”,Rama-organizatorit: Ouu, avash avash se të gjithë do dalin
21 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale sa i përket protestave në Tiranë. Ai ka ndarë një foto...

Lexo më shumë

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, protestuesit marshojnë pranë Kuvendit

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, protestuesit marshojnë pranë Kuvendit
21 Qershor, 2026

Po mbahen në kryeqytet dita e 22-të e protestës jopartiake. Si çdo ditë, qytetarët u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’, për...

Lexo më shumë

“Mund të ndryshojë Lindjen e Mesme”, përfundon raundi i parë i bisedimeve SHBA–Iran

“Mund të ndryshojë Lindjen e Mesme”, përfundon raundi i parë i bisedimeve SHBA–Iran
21 Qershor, 2026

Raundi i parë i bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është zhvilluar në Bürgenstock të Zvicrës dhe ka zgjatur...

Lexo më shumë

22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
21 Qershor, 2026

Dita e 22-të e protestës ka nisur me marshimin e qytetarëve drejt Kryeministrisë, që nisi rreth orës 19:30. Qytetarët u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}