Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermania në prag të samitit të dytë të refugjatëve

2023/02/15 at 9:41 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Gjermania në prag të samitit të dytë të refugjatëve

Më shumë se 1.2 milionë refugjatë erdhën në Gjermani në vitin 2022. Problemet janë të mëdha, por jo në të gjitha komunat.


Kur kryebashkiaku i Bielefeldit, Pit Clausen pyetet se si qyteti i tij po përballet me pranimin e refugjatëve ukrainas të luftës, ai nuk shqetësohet shumë. “Situata është më e mirë se disponimi”, thotë politikani i SPD-së. Rreth 340.000 qytetarë jetojnë në këtë qytet – si dhe 4.000 njerëz që kanë ikur nga Ukraina. “Një qytet i madh si Bielefeld mund ta përballojë këtë pa problem”, thotë Clausen.

Më shumë se gjysma e refugjatëve jetojnë me të afërm dhe të njohur, askush nuk duhet të jetojë më në ndonjë palestër. Pothuajse të gjithë fëmijët ishin të akomoduar në kopshte dhe shkolla. “Në thelb, sistemi ka arritur t’i pranojë të gjithë. Të parët kanë një punë dhe të parët janë dashuruar përsëri.” Në komunat e tjera, megjithatë, gjërat nuk po duken kaq mirë. “E vërteta është se situata është e ndryshem”, thekson kryebashkiaku.

Nuk po shkon mirë gjithandej

Përveç më shumë se një milionë refugjatëve ukrainas të luftës, edhe rreth 244.000 azilkërkues të tjerë kanë mbërritur në Gjermani në vitin 2022. Vendet kryesore të origjinës janë Siria, Afganistani, Turqia dhe Iraku.

Në Miltenberg, një vend në Bavari me rreth 130.000 banorë, administratori Jens Marco Scherf thotë se iu desh të merrte më shumë azilkërkues sesa gjatë lëvizjes së fundit të madhe të refugjatëve në 2015. Kufijtë e mundësive janë arritur, ai nuk mund të marrë përgjegjësi për më shumë.

Kontrolli i kufijve dhe dëbimet

Që nga vjeshta, një ose dy vende shtesë për akomodime duhet të merren me qira çdo javë, thuhet në një pyetje të DW. Por shumë refugjatë duhet të durojnë në strehimore emergjente. Zyra e qytetit e përshkruan situatën si “të pasigurt”. Scherf u bën thirrje qeverive federale dhe të landeve të “kufizojnë imigracionin”.

Kjo është pikërisht ajo që BE-ja ra dakord në samitin e saj të fundit. Kufijtë duhet të shtrëngohen dhe ata që nuk kanë të drejtë për azil duhet të dëbohen. Kjo nuk prek ukrainasit, pranimi i tyre është ende një çështje e qartë.

Nuk ka akomodim dhe mbikqyrës të mjaftueshëm

Pranimi dhe integrimi do të thotë më shumë sesa thjesht të gjesh një apartament. Burimet po pakësohen edhe për qytetarët tanë. “Nëse njerëzit që kanë ikur nuk mund të akomodohen më dhe nuk mund të kujdesemi siç duhet, mësuesit nuk mund të bëjnë më punën e tyre të mësimdhënies, nuk ka edukatorë, gjimnazet nuk janë më të disponueshme, nuk ka shkolla dhe klube sportesh – për të përmendur vetëm disa shembuj – atëherë sistemi është thjesht i mbingarkuar”, thuhet nga zyra në Lindau të Bavarisë.

Qyteti idilik në liqenin e Konstancës, ka rreth 81.000 banorë dhe reklamohet me sloganin “Shumë afër parajsës”. Lindau është një nga shumë komunat që kanë kërkuar më shumë ndihmë nga qeveria federale prej javësh. Kjo do të diskutohet në një tjetër samit për refugjatët, në të cilin ministrja Federale e Brendshme Nancy Faeser (SPD) ftoi përfaqësuesit e landeve dhe autoriteteve lokale më 16 shkurt.

Miliarda ndihma nga Berlini

“Ne nuk do t’ju lëmë vetëm,” premton kancelari Olaf Scholz (SPD). “Qeveria federale ka mbështetur landet dhe komunat në regjistrimin e refugjatëve, qeveria federale po ndihmon landet dhe komunat me miliarda euro në mënyrë që të kujdeset mirë për ata që kanë ardhur”, tha Scholz në Bundestag.

Kancelari shprehimisht nuk bëri asnjë premtim konkret. Ministri i Financave, Christian Lindner (FDP) tashmë po i referohet ndihmave që duhet të vijnë nga landet. Ata tani kanë një zhvillim shumë më të mirë të të ardhurave të tyre sesa qeveria federale dhe janë “partner i fortë” në strukturën financiare federale, tha Lindner për “Handelsblatt”. Ai e sheh një nga shqetësimet kryesore të samitit të refugjatëve krijimin e një plani “se si mund të parandalojmë migrimin e parregullt në Gjermani dhe të sigurojmë që Gjermania të mos jetë vendi i preferuar për refugjatët në Evropë”.

 Ata që kanë mësuar nga e kaluara – përfitojnë

Në Berlin është regjistruar gjithashtu se jo të gjitha komunat janë të mbingarkuara me pranimin e refugjatëve. Por pse situata është kaq e ndryshme? “Bashkitë që ndërtuan një infrastrukturë në vitin 2015 për t’u marrë me fluksin e refugjatëve dhe më pas nuk e çmontuan plotësisht tani janë në një pozitë më të mirë”, tha për DW Hannes Schammann, profesor i politikës së migracionit në Universitetin e Hildesheim. “Komunat që e çmontuan këtë infrastrukturë tani shpesh kanë probleme”.

Një deklaratë që kryebashkiaku i Hanoverit Belit Onay mund ta konfirmojë. “Pasi filloi sulmi në Ukrainë, ne ishim në gjendje të krijonim hapësirë ​​për refugjatët ukrainas në sallat e ekspozitës në Hanover brenda pak ditësh”. Në përgjithësi, situata është “sfiduese”, por “aktualisht mund të menaxhohet përmes zhvillimit të vazhdueshëm të kapaciteteve dhe bashkëpunimit aktiv brenda administratës”, tha Onay i pyetur nga DW.

Më shumë vendstrehime private?

Ka ende kapacitete në vendbanimet, të cilat qeveria federale i vuri në dispozicion në vjeshtën e vitit 2022, pas samitit të parë të refugjatëve me landet dhe bashkitë. Rreth dy të tretat e 4000 vendeve janë zënë deri më tani. Megjithatë, shumë nga ndërtesat duhet të përgatiten, sepse ishin bosh për një kohë të gjatë dhe, për shembull, kishte mungesë të energjisë elektrike dhe ujit.

Zëdhënësja për migracionin në grupin parlamentar të të Gjelbërve, Filiz Polat bëri një propozim për të lehtësuar situatën. Në një intervistë për Deutschlandfunk, ajo bëri thirrje që azilkërkuesit dhe refugjatët ukrainas të luftës të kenë trajtim të barabartë për sa i përket akomodimit.

Azilkërkuesit nuk lejohen të zgjedhin vendbanimin e tyre, ndërsa ukrainasit mund të jetojnë edhe privatisht me të afërmit ose të njohurit. Sipas Polat, rreth 30 për qind e refugjatëve në Gjermani kanë të afërm. Mbi të gjitha, të përndjekurit politikë nga Turqia shpesh kanë familje në Gjermani. Pyetja nga komunat: sa do të lehtësonte në fakt një propozim i tillë? “Vështirë,” thotë Lindau. “Nuk është vetëm akomodimi që i ngarkon komunitetet, por edhe kujdesi për njerëzit.”

Asgjë nuk mund të bëhet pa dëshmi

Në Miltenberg thuhet se propozimi “ia vlen të merret parasysh”. Por kërkohen dëshmi për hapësirën e mjaftueshme të jetesës. Nuk duhet të ndodhë që dikush të marrë të afërm nëse nuk ka vend. Kryebashkiaku i Hanoverit Onay thekson, se ata kanë përvojë me akomodimin e decentralizuar. “Por, për fat të keq, kjo ende dështon shumë shpesh sepse hapësira e jetesës në dispozicion për anëtarët e familjes nuk është mjaft e madhe dhe nuk mund të gjendet hapësira e re e jetesës.”

Integrim më i shpejtë për të gjithë

Kryetari i Bashkisë së Bielefeldit, Pit Clausen, do të donte që azilkërkuesve t’u jepej i njëjti trajtim si refugjatëve të luftës në të gjitha aspektet, jo vetëm në aspektin e akomodimit. Kjo përfshin edhe thjeshtimin e procedurave të gjata burokratike tek autoritetet e imigracionit. Sipas Clausen, kjo jo vetëm që do të lehtësonte ndjeshëm autoritetet lokale, pot do të përfitonin të gjithë. “Nuk është në rregull që në çështjen e refgugjatëve të bëjmë dallime: Ne duhet të hapim plotësisht sistemet sociale, sistemet arsimore dhe të gjitha opsionet e integrimit për të gjithë ata që janë atje.”/DW

 



Ju sugjerojmë

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
-U tha në Opinion

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

15 Maj, 2025 10:51 pm
Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
-U tha në Opinion

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

15 Maj, 2025 10:41 pm
Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
-U tha në Opinion

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

15 Maj, 2025 10:28 pm
Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
Kryesore

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

15 Maj, 2025 10:19 pm
Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE
Kryesore

Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE

15 Maj, 2025 10:15 pm
Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…
-U tha në Opinion

Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…

15 Maj, 2025 10:04 pm
Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë
Kryesore

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë

15 Maj, 2025 9:46 pm
Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!
-U tha në Opinion

Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!

15 Maj, 2025 9:35 pm
Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …
Politikë

Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …

15 Maj, 2025 9:11 pm
Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste
Aktualitet

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste

15 Maj, 2025 8:41 pm
Para
Elon Musk jep për bamirësi gati 2 miliardë Dollarë

Elon Musk jep për bamirësi gati 2 miliardë Dollarë

Emrat/Shpërndanin kanabis pranë shkollave në Kamzë, arrestohen 2 të rinjtë

Emrat/Shpërndanin kanabis pranë shkollave në Kamzë, arrestohen 2 të rinjtë

Zjarri në Shkodër ku vdiq 60-vjeçari, Drejtori i Spitalit: Ambulanca shkoi 7 minuta pas njoftimit

Zjarri në Shkodër ku vdiq 60-vjeçari, Drejtori i Spitalit: Ambulanca shkoi 7 minuta pas njoftimit
















TE FUNDIT

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
15 Maj, 2025

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit, kanë ngjallur zhgënjim dhe mosbesim tek selia blu. Humbja e opozitës ka nxitur shumë...

Lexo më shumë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
15 Maj, 2025

Analisti Neritan Sejamini u shpreh në emisionin “Opinion” këtë të enjte se opozita duhet të reflektojë. Sipas tij, pavarësisht rezultatit...

Lexo më shumë

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
15 Maj, 2025

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla ishte mbrëmjen e sotme në një lidhje për emisionin ‘Opinion’, ku...

Lexo më shumë

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
15 Maj, 2025

Në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, mbrëmjen e sotme ka mbërritur edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com