Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermania kërkon sanksionet e BE kundër Rusisë

2020/06/14 at 1:08 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjermania kërkon sanksionet e BE kundër Rusisë

Gjermania kërkon në BE gjithnjë e më shumë masa të ashpra kundër hakerave rusë për shkak të sulmit virtual ndaj Bundestagut. Berlini fajëson shërbimin ushtarak rus dhe flet për „zhvillim të luftës hibride“.


Angela Merkel është e njohur për mënyrën e saj të ftohtë dhe pragmatike. Më 13 maj kancelarja gjermane në mënyrë të pazakontë u shfaq emocionale në pultin e fjalimit para Bundestagut. Një politikane e opozitës e pyeti, se çfarë të dhënash ka për sulmin e  hakerave ndaj Bundestagut në vitin 2015, ku u vodhën të dhëna nga zyra e Merkelit si deputete. Kancelarja foli për „evidenca të forta” që qendra ruse ndodhen pas vjedhjes të të paktën 16 gigabyte dokumente dhe E-Mail-e nga rrjeti i Bundestagut, mes tyre mijëra maile të zyrave të deputetëve. Ajo e lidhi këtë sulm kibernetik me një „strategji të zhvillimit hibrid të luftës, që përmban zhvillim të luftës për desorientim kibernetik dhe shtrembërim të fakteve”. „Ta them shumë hapur: Më dhemb kjo”, sepse përpiqem për një marrëdhënie më të mirë me Rusinë”, tha Merkel.

Fajësimi publik

Ky pozicionim i kancelares shënon një kthesë në pozicionimin publik ndaj sulmeve kibernetike ruse. Një pikë kthese, që u iniciua ditë më parë nga Prokuroria e Përgjithshme. Peter Frank kishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar kundër Dmitrij Badin. Hetuesit janë të bindur. 29-vjeçari rus qëndron pas sulmit spektakolar të sistemev IT të Bundestagut në pranverën e vitit 2015. Softwar-i dëmtues kishte depërtuar kaq thellë në rrjet, saqë ai duhej të stakohej i gjithi dhe të ringrihej nga e para.

Masa politike e pasuan këtë urdhërarresti. Në fund të majit u thirr në Ministrinë e Jashtme në Berlin, ambasadori rus, Sergej J. Netshajev. Atij iu bë e ditur se Berlini “do të angazhohet në Bruksel për përdorimin e regjimit të sanksioneve kibernetike të BE kundër përgjegjësve për sulmin ndaj Bundestagut, mes tyre edhe Herr Badin.”

Ky mekanizëm sanksionesh në raste sulmesh kibernetike u miratua nga Këshilli i Europës më 17 maj 2019. Në rast sulmesh kibernetike që kanë “pasoja të rënda”, BE mund të vendosë sanksione kundër personave dhe institucioneve që janë përgjegjës. Sanksionet parashikojnë ndalimin e udhëtimit në BE ose ngrirje të pasurive.

Julia Schütze, menaxhere e projektit për Politikën e Sigurisë Kibernetike në institutin e Berlrinit, „Fondacioni për Përgjegjësi të Re”, e quan këtë masë para së gjithash një  “simbolikë politike strategjike.” Nga korriku Gjermania mban presidencën e radhës në BE. Ministria e Jashtme i konfirmon Deutsche Welles, se qeveria gjermane ka përgatitur “propozime për një listë sanksionesh në lidhje me sulmin e hakerave dhe është në shkëmbim me partnerët e BE për procedurat e parashikuara.”

Adresë banimi në shërbimin sekret

Edhe FBI ngre akuza të rënda kundër hakerit Dmitrij Badin, lindur në Kursk, 500 km larg Moskës. Ai me gjasë ndodhet në listën e personave që në vitin 2016 vodhën E-Mail-et e kandidates Hillary Clinton dhe Partisë Demokratike dhe në fund i publikuan ato, për të manipuluar zgjedhjet në favor të Donald Trumpit.

Edhe platforma hulumtuese Bellingcat e lidh Badin me shërbimin ushtarak rus, GRU. Hulumtuesit kanë gjetur se adresa zyrtare e tij është identike me adresen e njësisë GRU, 26165. Kjo njësi njihet si një „kërcënim i vazhdueshëm i zhvilluar”, (APT -Advanced Persistent Threat). Ky grupim akuzohet edhe për sulme të tjera, edhe ndaj agjencisë së antidopingut, WADA, OSBE apo NATO-s.

Megjithatë sigurimi i provave për sulmet kibernetike është i vështirë. Në hapësirën virtuale gjurmët fshihen ose vendosen qëllimisht shtigje dezorientuese. Ka momente dyshimi dhe të dhëna teknike që u mjaftojnë shërbimeve sekrete, kurse gjykatat duan prova të qarta. Për hetuesit gjermanë pati rëndësi ndihma nga Holanda. Kundërspiunazhi i këtij vendi në vitin 2018 zbuloi një sulm ndaj Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, OPCW. Holandezët patën në dorë kështu një numër të dhënash që vlenin për Prokurorinë e Përgjithshme gjermane, thotë Julia Schütze. Të dhëna të qarta që të çonin tek rusi Badin. Gjermania nuk do ta lerë pa shfrytëzuar presidencën e radhës nga 1 korriku, në mënyrë që sulmi ndaj Bundestagut të mos mbetet pa pasoja./ Burimi: DW



Ju sugjerojmë

Lëvizte me armë zjarri me vete, në pranga 32-vjeçari në Vlorë
Kronikë

Lëvizte me armë zjarri me vete, në pranga 32-vjeçari në Vlorë

4 Korrik, 2026 10:27 am
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Aktualitet

Pavarësia e SHBA, Begaj: Shqipëria mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme

4 Korrik, 2026 10:25 am
Skema për t’u dhënë fëmijëve nënshtetësi amerikane, Ambasada e SHBA: E papranueshme
Aktualitet

Ambasada e SHBA: Festojmë 250 vjet histori, liri dhe të ardhmen e ndritur përpara

4 Korrik, 2026 10:21 am
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

Trump me mesazh të fortë për 4 Korrikun: Amerika nuk do të bëhet kurrë komuniste

4 Korrik, 2026 10:05 am
Një grua ukrainase, e dyshuara kryesore për shpërthimin me bombë që tronditi Monacon
Bota

Një grua ukrainase, e dyshuara kryesore për shpërthimin me bombë që tronditi Monacon

4 Korrik, 2026 10:00 am
Zjarri në malin e Shëngjinit, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri
Aktualitet

Zjarri në malin e Shëngjinit, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri

4 Korrik, 2026 9:58 am
Kupa e Botës 2026 futet në histori, rekord autogolash
Sport

Kupa e Botës 2026 futet në histori, rekord autogolash

4 Korrik, 2026 9:14 am
Industritë ku Inteligjenca Artificiale kërcënon më shumë vendet e punës
Bota

Industritë ku Inteligjenca Artificiale kërcënon më shumë vendet e punës

4 Korrik, 2026 9:07 am
“Rama në burg”/ Rama për protestuesit: Presin fund të ndryshëm nga një film i parë
Aktualitet

Pavarësia e SHBA, Rama: Festë për shqiptarët, pavarësisht erërave kundër që…

4 Korrik, 2026 8:46 am
SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë
Bota

SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë

4 Korrik, 2026 8:32 am
Para
Mbyllet protesta, maturantët: Rikthehemi nesër pas testit të matematikës

Mbyllet protesta, maturantët: Rikthehemi nesër pas testit të matematikës

Presidenti i parë që vdes nga koronavirusi

Presidenti i parë që vdes nga koronavirusi

Përfshihet nga flakët bombula e gazit, plagoset çifti i bashkëshortëve

Përfshihet nga flakët bombula e gazit, plagoset çifti i bashkëshortëve
















TE FUNDIT

Lëvizte me armë zjarri me vete, në pranga 32-vjeçari në Vlorë

Lëvizte me armë zjarri me vete, në pranga 32-vjeçari në Vlorë
4 Korrik, 2026

Një 32-vjeçar është vënë në pranga në Vlorë pasi qarkullonte me një mjet tip ‘Audi’ me armë zjarri pistoletë me...

Lexo më shumë

Pavarësia e SHBA, Begaj: Shqipëria mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme

Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
4 Korrik, 2026

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë, duke theksuar...

Lexo më shumë

Ambasada e SHBA: Festojmë 250 vjet histori, liri dhe të ardhmen e ndritur përpara

Skema për t’u dhënë fëmijëve nënshtetësi amerikane, Ambasada e SHBA: E papranueshme
4 Korrik, 2026

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar këtë të shtunë përmes një postimi në “Facebook” lidhur me 25-vjetorin e Pavarësisë së...

Lexo më shumë

Trump me mesazh të fortë për 4 Korrikun: Amerika nuk do të bëhet kurrë komuniste

“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
4 Korrik, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump u bëri thirrje amerikanëve të mbrojnë liritë e parashikuara nga etërit themelues të Shteteve të Bashkuara...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}