Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermania ka nevojë për punëtorë të kualifikuar, por emigrantët të rezervuar prej rritjes së racizmit! 

2024/01/29 at 9:45 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Gjermania ka nevojë për punëtorë të kualifikuar, por emigrantët të rezervuar prej rritjes së racizmit! 

Gjermania ka nevojë për punëtorë të kualifikuar nga jashtë dhe ministri i Punës sapo ka nënshkruar një marrëveshje në Vietnam. Por emigrantët e mundshëm kanë frikë se racizmi në Gjermani është në rritje. 


Kur presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe ministri i Punës Hubertus Heil u shfaqën në Universitetin Vietnamezo-Gjerman (VGU) në Ho Chi Minh City, ata u kapën në befasi: britmat e studentëve i përshëndetën si yje rocku. Disa prej tyre do të punojnë në kompani gjermane. 

Personalitetet politike gjermane u vlerësuan gjithashtu në Institutin Goethe në Hanoi, ku rreth 6000 të rinj vietnamezë çdo vit mësojnë gjermanisht. Shtatë herë më shumë regjistrohen në provimet e gjuhës që i kualifikojnë për formim profesional ose studim në Gjermani. 

Në fund të vitit 2023, Gjermania filloi zbatimin e ligjit të ri të imigracionit të kualifikuar, i cili përdor një sistem pikësh për të reduktuar pengesat, me të cilat përballen punëtorët e kualifikuar që duan të vijnë në Gjermani. 

Që atëherë, politikanë të lartë gjermanë kanë shtuar përpjekjet e tyre për të tërhequr punëtorë të kualifikuar nga vende të tjera: ministrja e Jashtme Annalena Baerbock ishte kohët e fundit në Filipine, për shembull, dhe ministrja e Ndihmës për Zhvillim Svenja Schulze ndodhet në Marok. Në Vietnam, Steinmeier dhe Heil nënshkruan një memorandum mirëkuptimi që përmirëson rregullimin e imigracionit për motive punësimi në Gjermani. 

Vietnami angazhohet për të ndihmuar 

Në Vietnamin komunist ka interes të madh për të punuar në Gjermani, ku diaspora vietnameze është rritur në më shumë se 200.000 vetë. Vietnami është një vend i ri nga pikëpamja demografike, kështu që është më pak i kërcënuar nga “ikja e trurit” që prek shumë kombe të tjera. Udhëheqësit vietnamezë ishin gjithashtu shumë të interesuar për arritjen e një marrëveshjeje të përbashkët për të përmirësuar kontrollin e emigrimit të fuqisë punëtore të shtetasve të tyre në Gjermani. 

Instituti Goethe luan një rol të rëndësishëm në këtë drejtim. Pikërisht atje, për shembull, 22-vjeçarja Phuong Phan merr trajnimin gjuhësor që i nevojitet për të punuar më vonë në industrinë e hotelerisë dhe gastronomisë në Turingi. Ky land i Gjermanisë Lindore është një nga të parët që ka nënshkruar kontrata dypalëshe me Vietnamin. 

Phuong Phan thotë se shpreson se trajnimi në Turingi do t’i sigurojë “të mësuarit praktik” duke kontribuar në zhvillimin e saj personal. Prindërit e mbështesin dhe ajo kërkon çdo ditë në internet për informacione rreth “Gjermanisë simpatike”. 

Megjithatë, kohët e fundit ajo ka hasur në diçka që nuk ishte aq e bukur: raporte që flasin me hollësi për ksenofobinë që ndonjëherë ndeshet në Gjermani, veçanërisht në lindje. Ajo nuk dëshiron të flasë për këtë në bisedën me DW, por thotë se kjo temë është trajtuar edhe në kurset e saj të gjuhës. 

“Po, ne po ndjekim zhvillimin e situatës. Dhe pak nga pak, ne kemi filluar të kemi rezerva, sepse mbajmë përgjegjësi për këta të rinj, përfshirë edhe ndaj prindërve të tyre,” thotë Nguyen Thi Thanh Tam, përgjegjës për vendosjen në Turingi. 

Ai aktualisht është duke trajnuar një grup tjetër të rinjsh vietnamezë në Hanoi dhe konfirmon se tema e “racizmit në Gjermani” është trajtuar qartë në orët e fundit. “Ne duam që studentët të përgatiten për situata të pakëndshme në këtë drejtim në Gjermani”, thotë ai. 

Nevojiten 400.000 punëtorë të kualifikuar në vit 

Sipas Agjencisë Federale Gjermane të Punësimit (BA), Gjermania ka 1.73 milionë vende pune të lira. Ndryshe nga fushata gjermane për kërkimin e punëtorëve 60 vjet më parë, përpjekjet aktuale nuk janë të përqendruara te punëtorët e industrisë, por te profesionistë të kualifikuar dhe njerëz me përvojë në sektorin e shërbimeve. 

Në atë kohë, në Gjermani vinin pak më pak se 300.000 vetë në vit. Sot studimet thonë se Gjermanisë i duhen rreth 400 mijë vetë në vit. Kohët e fundit, Ministri i Punës Heil udhëtoi në Brazil, Indi dhe Kenia për të propaganduar Gjermaninë si një destinacion pune dhe tani ndodhet në Vietnam. “Ne i kemi përmirësuar kushtet me Ligjin e Fuqisë punëtore të Kualifikuar; tani bëhet fjalë për vënien në praktikë të gjërave,” tha ai për DW në Hanoi. 

Koordinim i dobët 

Zyrtarisht, Ministria e Brendshme mbikëqyr imigrimin e punëtorëve të huaj të kualifikuar. Por në praktikë, përgjegjësitë në këtë fushë mbivendosen. Një shembull janë afro 350 mijë azilkërkuesit në Gjermani, të cilët, nëse refuzohen, nuk integrohen në tregun e punës dhe shumë prej tyre duhet të largohen nga vendi. 

Më shumë se 17% e personave që aplikuan për azil në Gjermani në vitin 2023 tani janë turq, kryesisht të rinj të mirëarsimuar. Por vetëm një në 10 azilkërkues turq merr mbrojtje në Gjermani. Dhe, tani për tani, në vend që t’u japë të tjerëve mundësinë për të kërkuar punë, Gjermania i urdhëron ata të largohen nga vendi. 

Nga ana tjetër, Ministria e Punëve të Jashtme njihet për procedurat e gjata të vizave, diçka që i pengon edhe punëtorët e kualifikuar. Përgjegjësi kanë edhe ministritë e Ekonomisë dhe Punës dhe Agjencia e Punësimit, përveç organizatave si agjencia zhvillimore GIZ dhe fondacione të ndryshme. 

Shumë kompani kanë programet e tyre të rekrutimit dhe trajnimit, sepse burokracia  në sektorin publik është shumë e ngadaltë për të përmbushur nevojat e tyre për rekrutim. Toan Nguyen, drejtor menaxhues i Akademisë TY, e cila vepron si një agjenci për kujdestarët që duan të shkojnë në Gjermani, ankohet se ka “shumë njerëz për të kaluar dhe ende shumë pengesa që kualifikimet të njihen”. 

Trafikimi i qenieve njerëzore, një problem tjetër 

Kjo i bën gjërat të vështira për punëtorët e interesuar të kualifikuar dhe të lehta për agjencitë e dyshimta dhe trafikantët e qenieve njerëzore. Në Azinë Juglindore, femrat janë pre kryesore e këtyre të fundit, të cilat i futin kontrabandë në Gjermani dhe përfundojnë në punë me pagë të ulët apo edhe në shtëpi publike. 

“Ne duhet të përdorim imigracionin e ligjshëm për të shtypur këtë praktikë”, deklaroi Steinmeier në Vietnam. Marrëveshja dypalëshe që sapo është nënshkruar synon të ofrojë këshilla të besueshme për kushte të drejta pune dhe agjenci punësimi të akredituara, si dhe tryeza të rregullta të rrumbullakëta për migracionin për motive punësimi në të cilat marrin pjesë specialistë nga të dy vendet. 

Gjithashtu, ligji i ri gjerman për shtetësinë e bën vendin më tërheqës për emigrantët e mundshëm. “Krahasuar me Japoninë, ku emigrojnë shumë vietnamezë gjithashtu, por ku lejohen të punojnë vetëm përkohësisht, Gjermania tani ofron një perspektivë më afatgjatë,” thotë Viet Huong Nguyen i TY Academy. 

Ksenofobia, një pengesë 

Në dritën e këtyre zhvillimeve pozitive për migracionin për motive punësimi, informacionet aktuale për grupe raciste në Gjermani janë shqetësuese. Ministri i Punës Heil tha për DW se askush nuk kishte folur drejtpërdrejt me të për këtë çështje, por se duhen marrë masa para se të jetë tepër vonë. “Ne duhet ta bëjmë të qartë në Gjermani se ne nuk mund të ruajmë mirëqënien tonë pa fuqi punëtore nga jashtë,” tha ai. 

Vietnamezët që tashmë jetojnë në Gjermani janë gjithashtu të shqetësuar. Një prej tyre është Huong Trute, të cilin Presidenti Steinmeier e ftoi ta shoqëronte në udhëtimin e tij në Vietnam. Ajo jeton prej 40 vitesh në Gjermani dhe punon në sektorin e gastronomisë. Ajo thotë se kohët e fundit i është dashur t’u përgjigjet gjithnjë e më shumë pyetjeve nga bashkatdhetarët e shqetësuar në Vietnam. Pasi pa një grup tjetër që po trajnohej në Institutin Goethe për të punuar në hotelet dhe restorantet e Tyringisë , ajo tha: “Sinqerisht? Po do të kisha mundësi t’i çoja këta të rinj diku tjetër, do ta bëja.” Ajo thotë se ngjarjet në Turingi po acarohen dhe kjo e frikëson./DW 



Ju sugjerojmë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

13 Maj, 2025 11:37 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
-U tha në Opinion

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

13 Maj, 2025 11:04 pm
Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi
Kryesore

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi

13 Maj, 2025 10:53 pm
Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!
Politikë

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!

13 Maj, 2025 10:38 pm
Berisha dhe  Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme
Politikë

Berisha dhe Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme

13 Maj, 2025 10:15 pm
Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!
Politikë

Zgjedhjet në Shqipëri, liderët e Spanjës dhe Kroacisë urojnë kryeministrin Rama

13 Maj, 2025 9:59 pm
Para
Bashkëpunëtorë në trafikimin e sasive të mëdhaja të drogës, ekstradohen nga Gjermania dhe Greqia 2 shqiptarë

Kapet në Belgjikë 30-vjeçari nga Shkodra. Një vlonjat arrestohet për trafik droge, pritet ekstradimi i tij

Prej kohësh i zhdukur, gjendet i pajetë i moshuari në Korçë 

Konsumoi mbidozë ilaçesh, gruaja dërgohet në spitalin e Tiranës  

Irani ekzekuton katër persona nën dyshime se ishin spiunë të Mossadit

Irani ekzekuton katër persona nën dyshime se ishin spiunë të Mossadit
















TE FUNDIT

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
13 Maj, 2025

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese...

Lexo më shumë

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
13 Maj, 2025

Në transmetim live të emisionit “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu mori një mesazh në telefon nga një shqiptar, i cili jetonte...

Lexo më shumë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
13 Maj, 2025

Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, ka sjellë urime të shumta nga liderët evropianë për kryeministrin Rama. Përmes reagimeve...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
13 Maj, 2025

Vota e diasporës dhe rezultati i saj i deritanishëm, ka sjellë ‘revoltë’ nga ana e Partisë Demokratike. Demokrati Eno Bpzdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com