Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermania do të furnizojë Ukrainën me tanke kundërajrore të tipit Leopard

2022/04/26 at 6:10 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjermania do të furnizojë Ukrainën me tanke kundërajrore të tipit Leopard

Në kuadër të takimit të ministrave të mbrojtjes së vendeve të NATO-s në bazën amerikane në Ramstein, në Rheinland-Pfalz, ministrja gjermane e mbrojtjes, Christine Lambrecht, tha se tani kemi  vendosur që t’i përgjigjemi kësaj kërkese të Ukrainës. “Ndihma jonë është koordinuar me partnerët e tjerë të NATO-s”, tha ministrja duke pasur parasysh dërgimin e tankeve kundërajrore.  Para takimit ajo kishte thënë se qeveria federale vendosi të hënën të furnizojë Ukrainën me tanke kundërajrore. Prodhuesit të armatimeve Krauss-Maffei Wegmann (KMW) do t’i jepet drita jeshile për t’i shitur tanket kundërajrore të rinovuara teknikisht nga stoqet e mëparshme të Bundeswehr-it. Këshilli Federal i Sigurisë, i kryesuar nga kancelari Olaf Scholz, vendos zyrtarisht për miratimin e aplikimeve për eksporte nga industria e armatimeve.

Krauss-Maffei Wegmann ka një numër dyshifror të këtyre tankeve nga mbrojtja ajrore e ushtrisë së shpërbërë të Bundeswehr-it. Sipas gazetës Sueddeutsche Zeitung bëhet fjalë për 50 tanke të tipit Leopard, në gjermanisht: Gepard. Me dy mitralozat e tij 35 mm, ky tank mund të luftojë objektivat ajrore si aeroplanët, helikopterët, dronët ose raketat deri në gjashtë kilometra larg. Mund të përdoret gjithashtu në luftime kundër objektivave tokësorë.

Do të forcohet procedura e furnizimeve me shkëmbim

Lambrecht njoftoi gjithashtu se Gjermania do të zgjerojë furnizimin me armë të rënda me shkëmbim me partnerët në Evropën Lindore, në mënyrë që Ukraina të mund të marrë shpejt armë të rënda që nuk kërkojnë trajnim të gjatë. “Ata po i japin Ukrainës pajisje sovjetike dhe ne po i plotësojmë ato boshllëqe. Ka akoma më shumë që mund të bëhet këtu dhe ne jemi gati ta bëjmë.” Gjermania gjithashtu dëshiron të përfshihet më shumë në trajnimin e trupave ukrainase mbi sistemet e artilerisë në tokën gjermane.

Në fillim të agresionit rus kundër Ukrainës, dy muaj më parë, qeveria gjermane kishte vendosur ta furnizonte Ukrainën vetëm me armë mbrojtëse. Dorëzimi i armëve të rënda si tanke deri më tani ishte refuzuar. Por në javët e fundit ishin shtuar zërat nga koalicioni qeverisës (SPD, Të Gjelbrit dhe FDP) për të dërguar në Ukrainë edhe armë të rënda.

Takimi ndërkombëtar i krizës në Ramstein

Në bazën më të madhe ajrore amerikane jashtë Shteteve të Bashkuara, ministrat e mbrojtjes dhe shefat e shtabit nga 40 vende aleate u mblodhën të këshilloheshin përë forcimin e mëtejshëm ushtarakisht të Ukrainës dhe rindërtimin e saj edhe pas luftës së agresionit rus. Austin tha se veprimet e Rusisë në Ukrainë ishin të pafalshme. Bota qëndron e bashkuar kundër qeverisë në Moskë./DW

Ju sugjerojmë

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri
-U tha në Opinion

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri

18 Qershor, 2025 11:41 pm
Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo
-U tha në Opinion

Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo

18 Qershor, 2025 11:15 pm
Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë
-U tha në Opinion

Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë

18 Qershor, 2025 11:04 pm
Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025
Emisionet

Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025

18 Qershor, 2025 10:48 pm
Lufta Iran-Izrael, Zekthi: Eliminimi i Khameneit vetëm nëse…
-U tha në Opinion

Lufta Iran-Izrael, Zekthi: Eliminimi i Khameneit vetëm nëse…

18 Qershor, 2025 10:42 pm
Konfliktet në Lindjen e Mesme, Zekthi zbulon se çfarë mund t’i ndodhë Shqipërisë
-U tha në Opinion

Konfliktet në Lindjen e Mesme, Zekthi zbulon se çfarë mund t’i ndodhë Shqipërisë

18 Qershor, 2025 10:37 pm
“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
Bota

Trump: Përfaqësuesit iranianë duan të vijnë në Shtëpinë e Bardhë

18 Qershor, 2025 10:22 pm
A mund ta çaktivizojë programin bërthamor të Iranit një sulm ndaj impiantit Fordov?
Bota

A mund ta çaktivizojë programin bërthamor të Iranit një sulm ndaj impiantit Fordov?

18 Qershor, 2025 10:13 pm
Trump bisedë telefonike me Netanyahu, ja çfarë biseduan dy liderët
Bota

Përplasja me Iranin, Netanyahu falënderon Trump për mbështetjen: Një mik i madh!

18 Qershor, 2025 9:37 pm
Vaji i rrezikshëm i ullirit, caktohet masa e sigurisë për shitësin
Aktualitet

Vaji i rrezikshëm i ullirit, caktohet masa e sigurisë për shitësin

18 Qershor, 2025 9:28 pm
Para
Frikë për një pushtim rus?Moldavia shton sigurinë pas shpërthimeve në Transnistri

Frikë për një pushtim rus?Moldavia shton sigurinë pas shpërthimeve në Transnistri

Rusia i ndërpret Polonisë furnizimin me gaz

Rusia i ndërpret Polonisë furnizimin me gaz

Përplasja me Britaninë, Rusia: Sipas kësaj logjike mund të sulmojmë vendet e NATO

Përplasja me Britaninë, Rusia: Sipas kësaj logjike mund të sulmojmë vendet e NATO

TE FUNDIT

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri
18 Qershor, 2025

Sinjalistika e qarkullimit rrugor në Shqipëri duket se ka një problem të madh si pasojë e numrit të lartë të...

Lexo më shumë

Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo

Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo
18 Qershor, 2025

Qarkullimi rrugor në Shqipëri duket se ka një problem të përhershëm gjatë vitit, të shtuar gjatë sezonit veror me bllokimin...

Lexo më shumë

Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë

Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë
18 Qershor, 2025

Trafiku është kthyer në tmerrin e të gjithë drejtuesve të automjeteve në Shqipëri. Marrë shkak nga sinjalistika e tepruar dhe...

Lexo më shumë

Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025

Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025
18 Qershor, 2025

Mbrëmjen e kësaj të mërkure në emisionin Opinion ishte i ftuar analisti Fitim Zekthi, i cili foli rreth konfliktit Iran-Izrael...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com