Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermania dhe riarmatimi i madh, mes nevojës për siguri e kapacitete parandaluese dhe hijes së historisë

2025/03/22 at 3:46 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjermania dhe riarmatimi i madh, mes nevojës për siguri e kapacitete parandaluese dhe hijes së historisë

Në vitin 2007, gjatë një vizite në Texas, ish-presidenti amerikan George Ë. Bush e pyeti kancelaren Angela Merkel: “Angela, pse të duhet kaq shumë kohë për të marrë një vendim dhe pse nuk e bën kurrë e vetme?”


Merkel iu përgjigj shkurt: “Sepse ju kështu e keni dashur”. Iu desht  ish-sekretares së Shtetit, Condoleezza Rice, që t’i shpjegojë Bushit se pas Luftës së Dytë Botërore, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët shmangën gabimin e Versajës – marrëveshjen që, pas Luftës së Parë Botërore, i vendosi Gjermanisë kushte të papërballueshme, duke nxitur ndjenja pakënaqësie dhe poshtërimi, të cilat ushqyen lindjen e nazizmit.

Për të mos lejuar përsëritjen e historisë, Perëndimi jo vetëm që e ndihmoi Gjermaninë Perëndimore me Planin Marshall, por gjithashtu e mbajti nën një sistem kushtetues hiper-demokratik, duke i kufizuar çdo prirje autoritare apo militariste. Fillimisht, Gjermania u la pa ushtri, duke i lejuar riarmatimin vetëm në vitin 1955, në kuadër të NATO-s – një aleancë e krijuar për të “mbajtur amerikanët brenda, rusët jashtë dhe gjermanët të kontrolluar”.

Kthimi në skenën ushtarake
Tetë dekada më vonë, ky eksperiment duket se ka ndryshuar rrënjësisht Gjermaninë. Militarizmi i dikurshëm është zëvendësuar nga një kulturë e fuqishme paqësore, e përqafuar nga gjeneratat e “baby boomers” që rritën slogane si “Kurrë më luftë”.

Megjithatë, me ribashkimin e Gjermanisë në vitin 1990, vendi u përball me sfida të reja ndërkombëtare. Ironikisht, ishin pikërisht ish-pacifistët, si ministri i Jashtëm i Gjelbër Joschka Fischer, që e rikthyen Gjermaninë në konfliktet ushtarake, duke mbështetur NATO-n në luftën e Kosovës në vitin 1999.

Pavarësisht kësaj, riarmatimi i plotë nuk ndodhi kurrë. Të mbështetur në ombrellën mbrojtëse amerikane, kancelarët e njëpasnjëshëm – Helmut Kohl, Gerhard Schröder dhe Angela Merkel – e anashkaluan rritjen e shpenzimeve ushtarake. Ishte vetëm pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022 që kancelari Olaf Scholz shpalli një “shtysë epokale” për Bundeswehr-in, duke premtuar një fond prej 100 miliardë eurosh për forcimin e ushtrisë. Megjithatë, kufizimet kushtetuese ndaj borxhit dhe shpenzimeve publike mbetën të paprekura.

Një Gjermani e fuqizuar ushtarakisht? Evropa përballet me një dilemë të re

Situata ndryshoi me rikthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe kursin e tij konfrontues ndaj aleatëve evropianë. Në këtë kontekst, Gjermania nisi të ndërmarrë hapa më të mëdhenj drejt pavarësisë ushtarake. Friedrich Merz, përpara se të bëhej kancelar, krijoi kushtet për një plan riarmatimi prej 500 miliardë eurosh brenda dhjetë vjetëve. Merz synon ta vendosë Gjermaninë në qendër të një Evrope ushtarakisht më të pavarur nga SHBA.

Por kjo perspektivë ka ringjallur frikëra të vjetra. Në disa vende, veçanërisht në Itali, disa analistë kanë ngritur alarmin për një “rikthim të Wehrmacht-it”, (Shënim: Emri i forcave të armatosura të Gjermanisë nga viti 1935 deri në 1945, gjatë periudhës së Rajhut të Tretë nën Adolf Hitlerin) duke evokuar fantazmat e së kaluarës.

Ish-ministri Joschka Fischer e cilëson këtë debat si absurd: “Kjo është një Gjermani e re, një demokraci e fortë dhe e ankoruar në Evropë. Militarizmi prusian u varros përfundimisht në vitin 1945. Askush nuk duhet të shqetësohet se Gjermania po merr një rol më aktiv në mbrojtjen e Evropës”.

Sipas Christoph Heusgen, ish-këshilltar për politikën e jashtme të Merkel-it, problemi kryesor është ruajtja e paqes dhe sigurisë në Evropë.

Ai thekson se Gjermania, për dekada me radhë, ka jetuar nën mbrojtjen amerikane, duke shkurajuar investimet në ushtri.

“Tani, me një Amerikë të pasigurt dhe një Rusi gjithnjë e më agresive, Berlini po hap sytë dhe po merr përgjegjësinë e vet”, thotë ai.

Edhe për ish-ministren franceze të Mbrojtjes, Sylvie Goulard, shqetësimet për riarmatimin gjerman janë të ekzagjeruara. “Problemi i vërtetë nuk është Gjermania që riarmatoset, por Rusia dhe agresiviteti i saj”, thekson ajo.

Në të njëjtën linjë është edhe ish-ambasadori gjerman Wolfgang Ischinger, i cili argumenton se forcimi i mbrojtjes evropiane nuk duhet parë si një kërcënim, por si një domosdoshmëri për një Evropë më të sigurt, më të bashkuar dhe më të qëndrueshme”.

Në këtë realitet të ri gjeopolitik, mbetet për t’u parë se si Evropa do të gjejë ekuilibrin mes nevojës për mbrojtje dhe frikës nga e kaluara.  /Corriere della Sera/



Ju sugjerojmë

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!
Kryesore

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!

10 Maj, 2025 10:59 pm
Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan
Aktualitet

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan

10 Maj, 2025 10:43 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

10 Maj, 2025 10:28 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

10 Maj, 2025 9:55 pm
Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku socialist
Aktualitet

Kukës/ Akuzohen për korrupsion në zgjedhje, shpallen në kërkim dy persona

10 Maj, 2025 9:33 pm
Publikohen emrat e kandidatëve në listat e hapura të PD-së
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

10 Maj, 2025 9:16 pm
Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë
Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë

10 Maj, 2025 9:03 pm
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Kryesore

“Giro D’Italia” në Vlorë/ PS kërkoi shtyrje të orarit të votimit, PD kundër

10 Maj, 2025 8:40 pm
Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!
Bota

Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!

10 Maj, 2025 8:25 pm
Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV
Bota

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

10 Maj, 2025 8:09 pm
Para
VOA padit mbikëqyrësin USAGM me qëllim që të rinisë punën pas urdhrit të Trumpit

VOA padit mbikëqyrësin USAGM me qëllim që të rinisë punën pas urdhrit të Trumpit

Shqipëria 1 nga 5 destinacionet e përballueshme të pranverës

Shqipëria 1 nga 5 destinacionet e përballueshme të pranverës

Vendosi pajisje gjurmuese në banesën e së fejuarës për shkak të xhelozisë, policia arreston 30-vjeçarin në Lezhë

Zhduket 15-vjeçarja në Tiranë, babai i të miturës bën denoncim në polici
















TE FUNDIT

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!
10 Maj, 2025

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Korçë, Enton Çaçani ka denoncuars mbrëmjen e sotme se administrata e Bashkisë Kolonjë...

Lexo më shumë

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan
10 Maj, 2025

Uniformat blu njoftojnë se kanë marrë përsipër ruajtjen e të gjitha qëndrave të votimit në Elbasan. Në total janë marrë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër
10 Maj, 2025

Kur na ndajnë edhe pak orë nga nisja e zgjedhjeve të 11 majit, një tjetër incident është regjistruar në fshatin...

Lexo më shumë

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
10 Maj, 2025

Moska po shqyrton një propozim për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com