Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermani, kryetari i Turingenit jep dorëheqje pas kritikave

2020/02/06 at 3:53 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjermani, kryetari i Turingenit jep dorëheqje pas kritikave

Thomas Kemmerich, kryetari i sapozgjedhur i landit gjerman, Turingen me ndihmën e partisë të së djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë është shprehur se do të japë dorëheqje për t’i hapur rrugë procesit të ri zgjedhor. “Dorëheqja është e pashmangshme”, -ka thënë ai.

Zgjedhja e Kemmerichut ka nxitur reagime të ashpra, ndërsa kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se fitorja e tij është e “pafalshme” dhe se procesi duhet të pezullohet.

Kemmerich u ka thënë gazetarëve të enjten se partia e tij e Demokratëve të Lirë, ka bërë kërkesë për shpërndarje të parlamentit në Erfurt.

“Ne duam zgjedhje të reja, për të larguar shenjat e mbështetjes së partisë, Alternativa për Gjermaninë në zyrën e kryetarit”, -ka thënë ai.

Votimi i së mërkurës është përshkruar si tërmet politik në Gjermani, pasi partitë e mëdha kanë refuzuar në të kaluarën të bëjnë marrëveshje me këtë parti.

Duke folur gjatë një vizitë në Afrikën Jugore, kancelarja Merkel ka thënë se zgjedhjet ne Turingen duhet të zhvillohen sërish.

“Ka qenë ditë e keqe për demokracinë, një ditë që ka thyer traditën e gjatë dhe krenare të vlerave të Partisë Demokristiane (CDU). Kjo nuk ka të bëjë aspak me atë që beson CDU-ja”,– ka deklaruar ajo.

Shumë politikanë tjerë kanë bërë thirrje për dorëheqjen e Kemmerichut nga pozicioni që ka fituar, përfshirë kryetaren e partisë CDU, Annegret Kramp-Karrenbauer.

Kritikët e Kemmerich-ut kanë qenë të shokuar me faktin se dy partitë e qendrës së djathtë kanë bërë marrëveshje me partinë që ka qasje ekstreme ndaj emigrimit, lirisë së shprehjes dhe shtypit.

Partia  Alternativa për Gjermaninë ka ligjvënës në të 16 parlamentet e landeve gjermane.

Në nivel kombëtar ajo mban 89 vende në Dhomën e Ulët të parlamentit nga 709 në total, duke e bërë atë partinë më të madhe opozitare./Opinion.al/

Etiketa: angela merkelgjermani

Ju sugjerojmë

Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit
Aktualitet

Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit

1 Janar, 2026 11:00 pm
47 viktima në lokalin që u përfshi nga zjarri, Zvicra shpall pesë ditë zije
Bota

47 viktima në lokalin që u përfshi nga zjarri, Zvicra shpall pesë ditë zije

1 Janar, 2026 7:33 pm
Zvicër/ Zjarr në barin e VIP-ave në Crans-Montana! 47 të vdekur dhe 100 të plagosur
Bota

Zvicër/ Zjarr në barin e VIP-ave në Crans-Montana! 47 të vdekur dhe 100 të plagosur

1 Janar, 2026 5:12 pm
Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
Bota

CIA rrëzon pretendimin e Kremlinit: Ukraina nuk synoi rezidencën e Putinit me dronë

1 Janar, 2026 3:59 pm
Grenell: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë, kurrë më të dobëta
Bota

Kërcënoi Richard Grenell, arrestohet dhe rrezikon deri në 5 vite burg

1 Janar, 2026 1:34 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Lezhë/ Sekuestrohen para, makineta për lojëra fati dhe drogë, një i arrestuar

1 Janar, 2026 11:33 am
Viti i Ri, 20 persona të lënduar nga fishekzjarrët në gjithë vendin
Aktualitet

Viti i Ri, 20 persona të lënduar nga fishekzjarrët në gjithë vendin

1 Janar, 2026 11:25 am
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Kronikë

Aksident me 3 të vdekur në aksin Gjirokastër-Tepelenë

1 Janar, 2026 9:07 am
Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara përplasen për Jemenin
Bota

Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara përplasen për Jemenin

1 Janar, 2026 9:04 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 1 janar 2026

1 Janar, 2026 9:01 am
Para
Meta zbardh takimin me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo

Meta zbardh takimin me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo

Aksident hekurudhor në veri të Italisë, dy viktima e dhjetëra të lënduar

Aksident hekurudhor në veri të Italisë, dy viktima e dhjetëra të lënduar

Foto-Video/ Prapaskenat e përgatitjeve të natës së tretë të “Sanremos”

Foto-Video/ Prapaskenat e përgatitjeve të natës së tretë të “Sanremos”

TE FUNDIT

Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit

Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit
1 Janar, 2026

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike detare të përkeqësuar, brenda dhe jashtë Gjirit të Vlorës, gjatë datave 02–07.01.2026, duke...

Lexo më shumë

47 viktima në lokalin që u përfshi nga zjarri, Zvicra shpall pesë ditë zije

47 viktima në lokalin që u përfshi nga zjarri, Zvicra shpall pesë ditë zije
1 Janar, 2026

Një zjarr gjatë natës së Vitit të Ri në barin “Le Constellation” në restorant luksoz të skive Crans-Montana ka shkaktuar...

Lexo më shumë

Zvicër/ Zjarr në barin e VIP-ave në Crans-Montana! 47 të vdekur dhe 100 të plagosur

Zvicër/ Zjarr në barin e VIP-ave në Crans-Montana! 47 të vdekur dhe 100 të plagosur
1 Janar, 2026

47 persona u vranë kur një zjarr shpërtheu në një bar të njohur për VIP-at në një vendpushim luksoz skijimi në Zvicër...

Lexo më shumë

CIA rrëzon pretendimin e Kremlinit: Ukraina nuk synoi rezidencën e Putinit me dronë

Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
1 Janar, 2026

CIA ka vlerësuar se Ukraina nuk ka shënjestruar një rezidencë të përdorur nga presidenti rus Vladimir Putin gjatë një sulmi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com