InstaBIZ

Foto-Video/ Prapaskenat e përgatitjeve të natës së tretë të “Sanremos”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:24 - 06/02/20 |
xhu lia

Në pak orë pritet të nisë nata e tretë e festivalit të muzikës italiane “Sanremo”, ku moderatore do të jetë edhe prezantuesja shqiptare Alketa Vejsiu.

Gazetari i emisionit “Opinion” Drini Zeqo ka ndjekur nga afër provat dhe përgatitjet për mbrëmjen e sotme, ku siç konfirmoi ajo vetë për “Opinion”,Alketa jo vetëm do të prezantojë në krahë të Amadeusit por gjithashtu do të këndojë dhe realizojë një monolog.

Në këto foto dhe video shohim nga përgatitjet për natën e tretë të edicionit të 70-të festivalit të “Sanremos” ku njerëzit jashtë “Ariston” janë mbledhur në pritje të nisjes së mbrëmjes së tretë të konkurrimit ndonëse do të nisë për disa orë.

Gjithashtu në këto foto shohim pjesë nga prapaskenat në skenë dhe gjithashtu në dhomat ku moderatorët qëndrojnë për t’u bërë gati./Opinion.al/

 

 

 

Pas