Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermani/ Kontrollet në kufi “me efikasitet të lartë”

2025/08/29 at 1:38 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjermani/ Kontrollet në kufi “me efikasitet të lartë”

Kontrollet kufitare dhe kthimi i azilkërkuesve në kufi, sipas ministrit të Brendshëm të Gjermanisë Dobrindt janë pjesë e një politike të suksesshme të migracionit.


Ministri i Brendshëm i Gjermanisë Alexander Dobrindt është shprehur i kënaqur me efektin e kontrolleve të ashpërsuara në kufi. Politikani kristiansocial kthimet e azilkërkuesve që në kufi i ka cilësuar si një “masë me efikasitet të lartë” në luftën kundër migracionitilegal. Ai i tha revistës “Stern”: “Ne kemi kthyer që nga 8 maji në kufi mbi 10.000 migrantë ilegalë, ndër ta rreth 550 persona, që synonin të aplikonin për azil.

Dobrindt si një ndër veprimet e para të tij pas marrjes së detyrës si ministër i Brendshëm në maj të këtij viti udhëzoi, që të kthehen në kufi edhe azilkërkuesit si dhe qëtë ashpërsohen kontrollet ekzistuese në pikat kufitare. Kontrollet u vendosën që në shtator 2024 nga qeveria e mëparshme dhe ministrja socialdemokrate e Punëve të Brendshme Nancy Faeser.

Bie ndjeshëm numri i refugjatëve

Që me fillimin e kontrolleve në kufijtë e Gjermanisë janë kthyer mbi 30.000 vetë, tha Dobrindt. Nga të gjitha masat e marra në kuadrin e politikës për refugjatët ndërkohë numri i migrantëve ilegalë është përgjysmuar. “Në krahasim europian ne nuk jemi më në krye, por renditemi në vendin e tretë si një destinacion për migracionin ilegal”, tha ministri Dobrindt. Ai e konsideron si sukses thelbësor kthimin e refugjatëve në kufi.

Rezerva ligjore

Lidhur me legjitimitetin e kthimeve të migrantëve ilegalë në kufi sipas udhëzimeve që ka dhënë ministri i Brendshëm ka mjaft rezerva.Një grup refugjatësh në fillim të verës iu drejtua Gjykatës Administrative të Berlinit, e cila u dha të drejtë atyre. Gjyqtarët vendosën përmes një procedure të përshpejtuar, se kthimi i tyre në kufi ka qenë jo konform ligjit. Në bazë të Marrëveshjes së Dublinit që vlen në BE, vendi anëtar ku shkelin së pari refugjatët është përgjegjës për procesin e azilit.

Qeveria gjermane e konsideron këtë vendim gjykate si një rast të veçuar dhe vendim individual: “Politika duhet të bëjë dallimin”, tha Dobrindt. Nëse në një demokraci përballë sifdave të reja nuk duken më mundësi ndryshimi nga politika, kjo i hap rrugën partive radikale. Ai tha, se operon brenda kuadrit të së drejtës europiane dhe gjermane.

Kosto të larta për policinë federale

Pavarësisht çështjeve ligjore partitë e opozitës E Majta dhe ekologjistët vazhdimisht kritikojnë disproporcionalitetin e kontrolleve kufitare. Vetëm nga shtatori 2024 deri në fund të qershorit 2025 ka pasur kosto shtesë mbi 80 milionë euro, kryesisht për turnet shtesë në radhët e policisë federale. Edhe sindikata e policisë e konsideron këtë angazhim forcash si të diskutueshëm në sfondin e numri të vogël të kthimeve në kufi./dw



Ju sugjerojmë

Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
Bota

Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?

15 Qershor, 2026 4:52 pm
Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur

15 Qershor, 2026 2:57 pm
Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit?
Te Fundit

Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit?

15 Qershor, 2026 2:32 pm
Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes
Sport

Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes

15 Qershor, 2026 1:52 pm
Merr fund arratia e Gerd “Gjeneralit”, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit
Kronikë

Merr fund arratia e Gerd “Gjeneralit”, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit

15 Qershor, 2026 1:42 pm
U arrestua në Greqi me urdhër të SPAK, biznesmeni Ilir Shtufi refuzon ekstradimin
Kronikë

U arrestua në Greqi me urdhër të SPAK, biznesmeni Ilir Shtufi refuzon ekstradimin

15 Qershor, 2026 1:39 pm
Rama për marrëveshjen për emigrantët me Italinë: Do të vijojë sa kohë e kërkon Roma
Kryesore

Rama replikë me protestuesin, “përgëzon” se nuk e ofendoi në rrjetet sociale

15 Qershor, 2026 1:36 pm
Virgil van Dijk luan turneun e fundit me Holandën, gati tërheqja pas Botërorit
Sport

Virgil van Dijk luan turneun e fundit me Holandën, gati tërheqja pas Botërorit

15 Qershor, 2026 12:44 pm
Arte marciale, fishekzjarre dhe VIP-a, si e festoi Trump 80-vjetorin
Bota

Arte marciale, fishekzjarre dhe VIP-a, si e festoi Trump 80-vjetorin

15 Qershor, 2026 12:42 pm
Marrëveshja me SHBA, Irani i kërkon Izraelit të ndalojë ofensivën në Liban
Bota

Marrëveshja me SHBA, Irani i kërkon Izraelit të ndalojë ofensivën në Liban

15 Qershor, 2026 12:39 pm
Para
Testimet në Arktik sinjalizojnë se Rusia po zhvillon një armë të re bërthamore

Testimet në Arktik sinjalizojnë se Rusia po zhvillon një armë të re bërthamore

Hapen aplikimet për pranim në Policinë e Shtetit

Hapen aplikimet për pranim në Policinë e Shtetit

Mblidhet Komisioni për Çështjet Europiane, Dhuka: Hapa të sigurt në negociatat me BE

Mblidhet Komisioni për Çështjet Europiane, Dhuka: Hapa të sigurt në negociatat me BE
















TE FUNDIT

Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?

Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor, 2026

Kur ministri bullgar i Mbrojtjes tha të martën se vendi i tij nuk do të ofrojë më armë për Ukrainën,...

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
15 Qershor, 2026

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Libofshë, pranë fshatit Petovë. Në përplasje janë...

Lexo më shumë

Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit?

Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit?
15 Qershor, 2026

Të dyja palët, SHBA dhe Irani do të nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi (MOU) që do të zgjasë 60 ditë dhe...

Lexo më shumë

Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes

Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes
15 Qershor, 2026

Debutimi në Botërorin 2026 mes Gjermanisë dhe Curaçaos në Houston duket se zbatoi me përpikmëri skenarin e shkruar nga parashikimet;...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}