Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermani/ Konferenca e CDU: Mes fushatës zgjedhore dhe protestave

2025/02/03 at 5:21 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjermani/ Konferenca e CDU: Mes fushatës zgjedhore dhe protestave

Në konferencën federale të partisë në Berlin, CDU ka miratuar të ashtuquajturin “Program i Veprimit të Menjëhershëm” në rast të marrjes së pushtetit. Votimi i afro 1000 delegatëve ishte unanim.


“Programi i veprimit të menjëhershëm” përmban pjesë kyçe të programit zgjedhor të CDU-së, duke përfshirë masat për të kufizuar migrimin, lehtësimin e ekonomisë dhe forcimin e sigurisë së brendshme. Ai përfshin gjithashtu planin e politikës së migrimit të miratuar nga Bundestagu me mbështetjen e AfD.

Kryetari i partisë dhe kandidati i partive unioniste për kancelar Friedrich Merz e hapi takimin njëditor me brohoritje të forta nga rreth 1000 delegatë.

Ai kërkoi mbështetje për ndryshim të shpejtë dhe dramatik të politikave. “Ne jemi të gatshëm ta çojmë Gjermaninë sërish përpara Bëhet fjalë për dërgimin e një sinjali të qartë dhe të fortë për të gjithë Gjermaninë”, vazhdoi kandidati i përbashkët për kancelar të CDU-së dhe CSU-së.

“Një qeveri e udhëhequr nga CDU/CSU do të fillojë punën pa vonesë dhe do të trajtojë shkaqet rrënjësore të problemeve që kanë paralizuar vendin tonë kaq gjatë,” u deklaroi Merz delegatëve. Ai vendosi gjithashtu një objektiv të qartë që qytetarët dhe bizneset të shkojnë në pushimet verore në vitin 2025 me besim të ri. CDU ka një “plan për Gjermaninë” për sa i përket përmbajtjes, tha Merz-i.

Distancim nga AfD

Pas miratimit të “Programit të Veprimit të Menjëhershëm”, një fjalë përshëndetje mbajti kryetari i partisë simotër bavareze CSU Markus Söder.

Kryetari i CSU-së Söder theksoi se ky nuk kemi të bëjmë thjesht me një ndërrim të qeverisë, por me një drejtim i ri për Gjermaninë. Kancelari i deritashëm dhe politikani i SPD Olaf Scholz nuk ishte i aftë për të udhëhequr vendin, tha Söder. Söder bëri një përpjekje për t’u distancuar nga AfD. Partitë unioniste janë kundër çdo bashkëpunimi me AfD-në, tha ai dhe shtoi “ne nuk do ta ndihmojmë AfD-në, do ta luftojmë atë”. Ne nuk duhet ta lëmë vendin në duart e tyre. Kryeministri bavarez thekson se e kupton pse njerëzit po protestojnë kundër AfD-së. Megjithatë, ai shpreson se njerëzit do të mbajnë një qëndrim po aq të qartë kundër ekstremistëve të krahut të majtë dhe pushtuesve të zyrave të CDU-së. Kjo është e pahijshme politikisht, tha Söder.

Të premten, Merz dështoi në përpjekjen për të miratuar “Ligjin e Kufizimit të Migrimit”, pavarësisht mbështetjes unanime nga AfD. Kjo edhe për faktin se një dyzinë deputetë të CDU nuk morën pjesë në votim.

Përmbajtja e mocionit dhe projektligji janë tashmë edhe në “programin e veprimit të menjëhershëm”.

Kisha: Për lirinë dhe paqen në botë

Përpara konferencës së partisë CDU, kreu i Zyrës Katolike, Prelati Karl Jüsten, bëri thirrje për kozmopolitizëm dhe tolerancë. “Si të krishterë të devotshëm, ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të ngrihemi për lirinë dhe paqen në botë, të luftojmë për kozmopolitanizëm, tolerancë dhe drejtësi”, tha ai në një shërbesë fetare në predikimin e tij në Berlin.

Nuk duhet të ketë vend për antisemitizëm dhe ksenofobi, vazhdoi më tej. Kisha mbetet e bindur se CDU dhe kandidati i saj për kancelar do të vazhdojnë të mbajnë premtimet e tyre në këtë drejtim.

Pas votimeve të debatuara për planet e CDU/CSU për të ashpërsuar politikën e migracionit me përfshirjen e AfD, përfaqësuesit e kishës dhe politikanët e CDU u takuan zyrtarisht për herë të parë. Marrëdhëniet mes CDU/CSU dhe kishave janë konsideruar të tensionuara që nga java e kaluar. Kishat kishin kritikuar planet e migrimit në një deklaratë. Një letër shoqëruese paralajmëronte gjithashtu kundër miratimit të projekteve legjislative me pjesëmarrjen e AfD.

Protesta rreth konferencës së CDU-së

Disa qindra njerëz demonstruan rreth konferencës së CDU-së. . Disa protestues brohoritën fjalën “Turp” dhe mbanin shenja të tilla si “Ne jemi muri i zjarrit” për t’i kujtuar Merzit premtimin e tij për të mos bashkëpunuar me AfD. Policia ishte në vendngjarje me rreth 700 oficerë.

Qindra mijëra njerëz dolën në rrugë anembanë Gjermanisë gjatë fundjavës për të protestuar kundër ekstremizmit të djathtë dhe bashkëpunimit me AfD. Midis 160.000 dhe 250.000 vetë demonstruan kundër ekstremizmit të djathtë vetëm në Berlin dhe i kërkuan CDU-së të distancohej nga AfD. Demonstrata pati edhe në qytete të tjera gjermane./DW



Ju sugjerojmë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
Kronikë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

18 Korrik, 2026 8:46 pm
Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur
Kronikë

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur

18 Korrik, 2026 6:52 pm
Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm
Bota

Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm

18 Korrik, 2026 6:02 pm
Izraeli planifikon të përdorë krokodilë për të ruajtur të burgosurit palestinezë
Bota

Izraeli planifikon të përdorë krokodilë për të ruajtur të burgosurit palestinezë

18 Korrik, 2026 4:41 pm
VIDEO/ U vodhën në Reggio Emilia, shezlongët shfaqen pas dy vitesh te Kepi i Rodonit
Aktualitet

VIDEO/ U vodhën në Reggio Emilia, shezlongët shfaqen pas dy vitesh te Kepi i Rodonit

18 Korrik, 2026 2:41 pm
Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit
Kronikë

Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit

18 Korrik, 2026 2:38 pm
Paratë e Postës Shqiptare në kazino? Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën në Durrës
Kronikë

Paratë e Postës Shqiptare në kazino? Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën në Durrës

18 Korrik, 2026 2:16 pm
Tensione në Kuvendin Kombëtar të Protestës, të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin
Aktualitet

Tensione në Kuvendin Kombëtar të Protestës, të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin

18 Korrik, 2026 1:43 pm
Para
U sulmua nga peshkaqeni, humb jetën 17-vjeçarja në Australi

U sulmua nga peshkaqeni, humb jetën 17-vjeçarja në Australi

Presidenti Trump bisedon mbi tarifat me udhëheqësit meksikanë e kanadezë

Presidenti Trump bisedon mbi tarifat me udhëheqësit meksikanë e kanadezë

Britani/ Vritet me thikë 15-vjeçari, u sulmua nga bashkëmoshatari i tij në ambientet e shkollës

Britani/ Vritet me thikë 15-vjeçari, u sulmua nga bashkëmoshatari i tij në ambientet e shkollës
















TE FUNDIT

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
18 Korrik, 2026

Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e...

Lexo më shumë

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
18 Korrik, 2026

Për të 49-ën ditë, protestuesit janë mbledhur edhe sot para Kryeministrisë duke vijuar me 5 kërkesat e tyre, të cilat...

Lexo më shumë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
18 Korrik, 2026

Detaje të reja dalin nga dosja hetimore për zhdukjen e 69 milionë lekëve të rinj në filialin e Postës Shqiptare...

Lexo më shumë

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur
18 Korrik, 2026

Policia e Sarandës pas kontrolleve në lagjen “Baba Rexhepi”, zonë kjo ku u drejtuan autorët pas atentatit ndaj 50-vjeçarit Thimjo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}