Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermani, azilkërkuesit do kthehen që në kufi? Çfarë pritet të ndodhë

2025/04/11 at 9:07 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjermani, azilkërkuesit do kthehen që në kufi? Çfarë pritet të ndodhë

Në ditën e parë si kancelar, kështu ka premtuar në fushatë elektorale kristiandemokrati (CDU) Friedrich Merz, do të zbatojë kompetencën politike duke udhëzuar Ministrinë e Brendshme që të kontrollojë vazhdimisht kufirin dhe të kthejë që në kufi azilërkuesit.


Pas zgjedhjeve edhe Merz-it iu bë e qartë, se përpara ditës së tij të parë në post, do t’i duhej të negocionte për koalicionin qeverisës. Kështu gjatë bisedimeve për koalicionin me socialdemokratët javët e kaluara është debatuar fort për këtë temë lidhur me formulimet dhe mundësitë ligjore.

Në marrëveshjen e koalicionit janë vendosur tani formulime të rëndësishme të SPD-së: “E drejta bazë për azilin mbetet e pacenuar. Ne duam të mundësojmë integrimin”, shkruhet.

Por edhe konservatorët kanë vendosur formulimet e tyre: “Ne do ta rregullojmë migracionin duke e drejtuar në mënyrë të tillë që të kufizojmë migracionin e paligjshëm.”

Kontrollet në kufij do të vazhdojnë

Konkretisht koalicioni i ardhshëm do të vazhdojë kontrollet në të gjithë kufijtë e Gjermanisë, derisa të ketë një mbrojtje funksionale të kufijve të jashtëm të BE-së, në nivelin e BE-së. Asgjë nuk ka të re këtu, por ligjërisht kjo është problematike. Sepse Gjermania përpara shumë vitesh ka nënshkruar Marrëveshjen e Shengenit për Kufijtë. Në bazë të këtij kodi nuk ka kontrolle të vazhdueshme dhe të pakufizuara në kohë ndërmjet shteteve të hapësirësh Shengen.

Përjashtime kjo marrëveshjen parashikon vetëm në raste të situatave të rrezikshme. Edhe kjo për një periudhë të caktuar kohe. Pra kontrollet kufitare janë në kundërshtim me këtë marrëveshje. Kështu gjykoi më 17 Mars 2025 Gjykata Administrative e Bavarisë lidhur me kontrollet kufitare. Për këtë proces u bë shkak padia e një shtetasi austriak, i cili konsideroi se është kontrolluar në shkelje të ligjit në vitin 2022. Vazhdimi i kontrolleve e vështirëson problemin.

Fjalia vendimtare në marrëveshjen e koalicionit është e diskutueshme: “Ne do të kthejmë azilkërkuesit në kufi në marrëveshje me fqinjët tanë europiane me të cilët kemi kufi të përbashkët.”

Për këtë aspekt është debatuar fort derisa Ministria e Brendshme në Vjenë, njoftoi, se nuk do të pranojë personat e kthyer nga Gjermania në Austri. Por Merz i pyetur lidhur me këtë gjatë prezantimit të marrëveshjes së koalicionit, deklaroi, se:

“Marrëveshje do të thotë në marrëveshje me partnerët europianë”. Ai shtoi: “Ne jemi në dialog intensiv dhe do ta zgjidhim bashkarisht këtë problem.”

Do të zgjerohet lista e vende të sigurta të origjinës

Një tjetër pikë në marrëveshjen e koalicionit është zgjerimi i listës së vende të sigurta të origjinës. Për njerëzit që vijnë nga vende të sigurta do të ketë një proces të shkurtuar për azilin. Në vendet e sigurta nuk ka rrezik për përndjekje pra nuk ka arsye për të aplikuar për azil.

Azilkërkuesit që vijnë nga të tilla vende, duhet të vërtetojnë, se nuk është kështu. Kjo ua lehtëson punën autoriteteve për t’i shqyrtuar dhe refuzuar shpejt aplikimet për azil. Deri tani në listën e vendeve të sigurta përfshihen të gjitha vendet e BE-së si dhe 10 vende të tjera ndër to Gjeorgjia, Gana dhe Kosova.

Koalicioni do tani të shtojë edhe vende të tjera në këtë listë. Fillimisht do të shtohen Algjeria, India, Maroku dhe Tunizia. Deri më sot për çdo ndryshim të ligjit me zgjerimin e listës së vendeve të sigurta duhej marrë vendimi nga Bundestagu.

CDU/CSU dhe SPD tani duan ta realizojnë këtë përmes një dekreti ligjor. Në këtë mënyrë lista me vendet e sigurta të origjinës mund të zgjerohet nga qeveria pa qenë e nevojshme të kalojë si procedurë legjislative në parlament./DW



Ju sugjerojmë

Mori marrëveshjen konfidenciale, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga seancat
Kryesore

Mori marrëveshjen konfidenciale, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga seancat

28 Korrik, 2026 11:04 am
Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
Kryesore

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

27 Korrik, 2026 10:57 pm
Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
Aktualitet

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

27 Korrik, 2026 6:12 pm
Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
Kryesore

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

27 Korrik, 2026 3:10 pm
Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
Kryesore

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

27 Korrik, 2026 11:43 am
Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Para
Britania do të japë 580 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Britania do të japë 580 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Ndodhej në Gjermani, zhduket prej 1 jave 30-vjeçari nga Mirdita

Ndodhej në Gjermani, zhduket prej 1 jave 30-vjeçari nga Mirdita

Përplasen dy automjete në Berat, humb jetën në spital 50-vjeçari

Përplasen dy automjete në Berat, humb jetën në spital 50-vjeçari
















TE FUNDIT

Mori marrëveshjen konfidenciale, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga seancat

Mori marrëveshjen konfidenciale, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga seancat
28 Korrik, 2026

Deputeti Agron Shehaj është përjashtuar për 60 ditë nga seancat plenare, pas incdidetit të së hënës ku ka marr një...

Lexo më shumë

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
27 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi deputeti Agron Shehaj mori një dokument të klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-të. Në një...

Lexo më shumë

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
27 Korrik, 2026

Në media janë publikuar pamjet e momentit kur Agron Shehaj, merr kopjen e marrëveshjes konfidenciale për huanë prej 302 milionë...

Lexo më shumë

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
27 Korrik, 2026

“Sa më pranë Bashkimit Evropian, aq më të forta bëhen edhe përpjekjet për të penguar këtë rrugëtim.” – Për kryeministrin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}