Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

2025/06/06 at 8:53 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

Si të përgatitemi për një takim me Presidentin e SHBA-së Donald Trump?


Kjo është ndoshta pyetja që çdo kryetar shteti ose qeverie duhet t’i përgjigjet sot, pasi Trump poshtëroi publikisht pesidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Presidentin e Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa në Zyrën Ovale.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane Stefan Cornelius theksoi, se Kancelari Friedrich Merz (CDU) udhëtoi për në Uashington i relaksuar, ndër tjera edhe për faktin se Gjermania është ekonomia e tretë më e madhe në botë dhe ka çfarë të ofrojë.

Shumë më shumë para për mbrojtjen

Friedrich Merz në Uashington prezantoi ndër tjera edhe një plan për ta bërë Bundeswehr-in “ushtrinë më të fortë konvencionale në Evropë”. Presidentit të SHBA-së i pëlqen kjo, si dhe fakti që po shqyrtohet që të gjithë anëtarët e NATO-s duhet të ndajnë pesë për qind të PBB-së për mbrojtje në të ardhmen.

Megjithatë, vetëm gjysma e qytetarëve gjermanë mendojnë se kjo është e përshtatshme. Për një të tretën e të anketuarve, objektivi prej pesë për qind shkon shumë larg. Kjo tregohet nga rezultatet e anketës së fundit të opinionit publik ARD DeutschlandTrend, për të cilën agjencia Infratest dimap anketoi 1.292 votues gjermanë në fillim të qershorit.

Anketuesit i pyetën gjithashtu qytetarët se cilat ishin pritjet e tyre nga takimi midis Trump dhe Merz në Shtëpinë e Bardhë: 46 për qind e tyre besojnë se kancelari gjerman do të ketë sukses në krijimin e një marrëdhënieje të mirë me presidentin amerikan, ndërsa 44 për qind besojnë se ai nuk do të ketë sukses në këtë.

Në thelb, 47 për qind e qytetarëve besojnë se kancelari nuk ka aftësi të mjaftueshme diplomatike për sfidat e politikës së jashtme, ndërsa 40 për qind ende ia atribuojnë këto aftësi atij.

Cilat vende janë të besueshme?

Lidhjet e ngushta me Shtetet e Bashkuara, si dhe me Izraelin, janë pjesë e identitetit të politikës gjermane. Në të njëjtën kohë, është e qartë se distanca është rritur – edhe në sytë e votuesve gjithashtu. Pasi Donald Trump mori detyrën, besimi tek ky vend ra ndjeshëm në 18 përqindëshin aktual.

Në tetor 2024, 27 për qind e gjermanëve besonin se Izraeli është një partner i besueshëm, që Gjermania mund t’i besojë – tani vetëm 16 për qind mendojnë kështu. Dhe vetëm 10 për qind e votuesve gjermanë besojnë tek Rusia si partnere.

Në këtë drejtim, Ukraina ka mbështetjen e 48 për qind, ndërsa Franca fqinje tradicionalisht vlerësohet lart – aktualisht në 83 për qind.

Kritika të ashpra ndaj Izraelit

Përgjigja ushtarake e Izraelit ndaj sulmeve të organizatës terroriste Hamas në vjeshtën e vitit 2023 la gjurmë. Plot 63 për qind e qytetarëve gjermanë besojnë se veprimi i Izraelit në Rripin e Gazës është i tepruar, ndërsa vetëm 18 për qind e shohin atë si të përshtatshëm.

Plot 77 për qind e të anketuarve e konsiderojnë të saktë që kancelari Merz kritikoi Izraelin për veprimet aktuale ushtarake në Rripin e Gazës. Vetëm çdo i 12-ti në Gjermani mendon se Gjermania duhet të qëndrojë pa kushte pranë Izraelit në konfliktin e Lindjes së Mesme.

Në të njëjtën kohë, pothuajse gjysma e të anketuarve e kanë të vështirë ta pranojnë idenë e një detyrimi të veçantë gjerman për të mbrojtur Izraelin. Gjermanët më parë fajësonin Hamasin më shumë sesa Izraelin për situatën humanitare të popullsisë civile palestineze në Gaza.

Tani pothuajse një numër i barabartë qytetarësh fajësojnë si Izraelin (69 për qind) ashtu edhe Hamasin islamist (71 për qind).

Si rrjedhojë, shumica është e hapur për një rishikim të ndihmës ushtarake gjermane: 43 për qind favorizojnë kufizimin e eksporteve të armëve në Izrael, ndërsa 30 për qind të tjerë favorizojnë ndërprerjen e plotë të furnizimeve.

Vetëm një në gjashtë të anketuar (17 për qind) besojnë se qeveria gjermane duhet të vazhdojë të miratojë eksportet e armëve në Izrael pa ndryshime. Gjermania është, pas SHBA-së, furnizuesi më i rëndësishëm i armëve për Izraelin.

Reputacioni i Friedrich Merz u rrit

Një qeveri e re federale e përbërë nga CDU/CSU dhe SPD është në pushtet nga maji. 40 për qind e qytetarëve janë të kënaqur me javët e para të punës së koalicionit kuq e zi. Me qeverinë e mëparshme të SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së, në fillim të vitit 2022, kjo përqindje ishte pak më e lartë – 46 për qind.

Megjithatë, Friedrich Merz ka fituar ndjeshëm popullaritet që nga marrja e detyrës si kancelar. 39 për qind e të anketuarve janë tani të kënaqur me punën e tij – në prill ishin plot 14 për qind më pak. Zëvendëskancelari dhe Ministri i Financave Lars Klingbeil (SPD) gjithashtu ka 39 për qind mbështetje.

I vetmi politikan i lartë me të cilin shumica e qytetarëve janë ende të kënaqur është ministri federal i Mbrojtjes Boris Pistorius (SPD).

Pritje të moderuara nga qeveria e re

Sa besim kanë gjermanët në qeverinë e re?

Kur bëhet fjalë për kënaqësinë, qëndrimet nuk ndryshojnë shumë nga ato të regjistruara nga anketuesit menjëherë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Gjysma e qytetarëve besojnë se ekipi i ri qeveritar mund të forcojë ekonominë gjermane (55 për qind; +1), si dhe të përfaqësojë më mirë interesat gjermane në botë (52 për qind; +1).

Megjithatë, skepticizmi është më i madh – dhe është rritur pak – kur bëhet fjalë për vendosjen e sigurisë në vend (43 për qind; -4) dhe menaxhimin efektiv të migracionit (38 për qind; -4).

Dyshimet se koalicioni kuq e zi mund të ruajë siguri sociale në Gjermani janë rritur gjithashtu (37 për qind; -6).

Unioni CDU/CSU rrit epërsinë ndaj AfD-së

Nëse Bundestagu do të rizgjidhej të dielën e ardhshme, CDU/CSU do të fitonte 29 për qind të votave (+2), pra një rezultat më i mirë se në zgjedhjet e shkurtit. SPD, e cila është në koalicionin qeverisës me Unionin, shënoi një rënie të lehtë dhe do të binte në 15 për qind (-1).

AfD do të mbetej në të njëjtin nivel me 23 për qind mbështetje. Të Gjelbrit dhe të Majtët mund të mbështeten në dymbëdhjetë (+1), përkatësisht nëntë për qind (-1). Të gjitha partitë e tjera do të mbeteshin jashtë Bundestagut./DW



Ju sugjerojmë

Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së
-U tha në Opinion

Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së

16 Dhjetor, 2025 11:08 pm
Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament
-U tha në Opinion

Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament

16 Dhjetor, 2025 11:03 pm
Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli
-U tha në Opinion

Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli

16 Dhjetor, 2025 10:35 pm
Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni
Bota

Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni

16 Dhjetor, 2025 9:31 pm
Si u shpërnda në mbarë Europën një gjen kanceri i rrallë?
Bota

Si u shpërnda në mbarë Europën një gjen kanceri i rrallë?

16 Dhjetor, 2025 8:49 pm
Krijohet komisioni për dëmet e luftës në Ukrainë, konventa miratohet në Hagë
Bota

Krijohet komisioni për dëmet e luftës në Ukrainë, konventa miratohet në Hagë

16 Dhjetor, 2025 8:24 pm
Salianji takim me demokratët e Elbasanit, merrni pjesë në protestën e 22 dhjetorit
Politikë

Salianji takim me demokratët e Elbasanit, merrni pjesë në protestën e 22 dhjetorit

16 Dhjetor, 2025 7:48 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident me vdekje në aksin Tapizë-Fushë Krujë, shoferi 19-vjeçar përplas këmbësorin

16 Dhjetor, 2025 7:45 pm
Zbardhet shkresa e SPAK drejtuar Kuvendit për Ballukun
Aktualitet

Zbardhet shkresa e SPAK drejtuar Kuvendit për Ballukun

16 Dhjetor, 2025 7:42 pm
Lukashenko: Maduro është i mirëpritur në Bjellorusi
Bota

Lukashenko: Maduro është i mirëpritur në Bjellorusi

16 Dhjetor, 2025 6:38 pm
Para
“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe

“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe

Presidentja e Kosovës uron Kurban Bajramin: Një mundësi për unitet dhe solidaritet

Presidentja e Kosovës uron Kurban Bajramin: Një mundësi për unitet dhe solidaritet

Merz për DW: Bashkëpunim i ngushtë Gjermani-SHBA

Merz për DW: Bashkëpunim i ngushtë Gjermani-SHBA
















TE FUNDIT

Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së

Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së
16 Dhjetor, 2025

Gazetarja e kronikës Klodiana Lala, ndërsa ishte e ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan mbrëmjen e sotme, më 16 dhjetor, foli...

Lexo më shumë

Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament

Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament
16 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka folur për hetimet dhe masat e dhëna nga SPAK në lidhje me abuzimet...

Lexo më shumë

Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli

Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli
16 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opinion” gazetari Armand Shkullaku ka folur në lidhje me hetimet që po kryen SPAK. për AKSHI-n dhe për...

Lexo më shumë

Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni

Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni
16 Dhjetor, 2025

Shërbimet e sigurisë në Poloni kanë ndaluar një student të dyshuar për përgatitjen e një sulmi terrorist, njoftoi të martën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com