Dom Gjergj Meta ka shprehur ngushëllimin dhe indinjatën e tij për masakrën e Orlandos, duke theksuar se është një akt terrorist.
Ja statusi i Dom Gjergj Metes ne “Facebook”
“Masakra dje ne USA është masakër kundër njeriut, pavarësisht nga orientimi seksual i personave të vrarë. Nuk është atentat ndaj LGBT, por ndaj njerëzimit.
Ai është një akt terrorist sikurse aktet e ndodhura në vende të tjera të perëndimit e të lindjes.
Dënimi i një akti të tillë është përgjegjësi e të gjithë ndërgjegjeve të shëndosha. Ata që nuk e dënojnë këtë akt, apo të tjerë të ngjashëm me të, janë bashkpunëtorë.
Por kujdes! Akte të tilla mund të ngjallin ekstremet në reagime dhe në stigmatizime të panevojshme. Ne duhet të punojmë të gjithë bashkë, fetarë e laikë, pavarësisht nga feja, raca, orientimi seksual apo zgjedhja gjinore, që të krijojmë një botë më të mirë e më të jetueshme.