Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjeneralët që i shpëtuan sulmeve izraelite, heronj të rezistencës apo spiunë?

2025/07/01 at 4:50 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Gjeneralët që i shpëtuan sulmeve izraelite, heronj të rezistencës apo spiunë?

Ali Shamkani dhe Esmael Qaani janë dy gjeneralët iranianë i shpëtuan sulmeve precize të ushtrisë izraelite, që gjatë 12 ditëve të luftës shkatërruan zinxhirin komandues të Republikës Islamike. I pari është këshilltar i Ajatollah Khamenei, i dyti udhëheq Divizionin Qods të Gardës Revolucionare, strukturë që menaxhon milicitë shiite jashtë vendit.


Shamkani mbeti i plagosur nga sulmet dhe më pas u shfaq në publik, i mbështetur në një bastun, gjatë funeralit shtetëror të kolegëve të tij të vrarë. Aspak i dobësuar, ai u rikthye me dy mesazhe të forta. “Do të vazhdojmë me programin bërthamor,” tha që nga shtrati i spitalit. Deklaratë që u pasua nga një tjetër më enigmatike: “Izraeli e di pse më sulmoi dhe e di edhe unë, por nuk mund ta them.” Për disa, kjo është një aludim për rolin e tij në një grup të ngushtë që merret me zhvillimin e arsenalit, veçanërisht në fushën atomike. I lindur në vitin 1955 në rajonin “arab” të Ahvazit, Shamkani ka qenë komandant i Marinës së Gardës Revolucionare, dhe më pas ka mbajtur poste të larta të sigurisë. Në vitin 2013 u emërua këshilltar për sigurinë, post që e humbi pas dhjetë vitesh — sipas disa burimeve të asaj kohe — për shkak të kontakteve të një bashkëpunëtori të tij me qarqe të huaja të dyshimta, konkretisht britanike.

“Mafiozi”

Largimi i tij ishte vetëm një pauzë, pasi më pas arriti sërish të ngjitet në hierarkinë e komandës, deri në koordinimin e kontakteve diplomatike me SHBA për çështjen bërthamore. Nga Teherani, burime për Corriere della Sera tregojnë se Shamkani është “aq i fuqishëm sa është edhe i korruptuar”. Disa e quajnë “mafiozi” për shkak të aktiviteteve të shitjes së naftës, biznes që ai e menaxhon bashkë me djalin e tij, Hossein, i cili kontrollon një rrjet kompanish që lehtësojnë eksportin e naftësore nga Irani dhe Rusia nëpërmjet vendeve që nuk i kanë vendosur sanksione.

Mosbesimi është tipar i thellë në një popull si ai iranian, i detyruar nga regjimi të jetojë në një klimë dyshimi dhe spiunimesh — proverb iranian: “Muri ka minj dhe minjtë kanë veshë.” Edhe për Shamkanin, shumë vënë në dyshim versionin zyrtar të shpëtimit nga sulmi izraelit, sidomos për mënyrën si e rrëfeu vetë në televizion: ndonëse pallati ku banonte ishte shembur nga bombat, “ai nuk kishte asnjë plagë, as një mavijosje.” Hipoteza? Që dikush (Mossad) e kishte paralajmëruar paraprakisht dhe e kishte nxjerrë nga zona e rrezikut, sipas një gazetari nga kryeqyteti.

Rasti Qaani

Edhe rasti i Esmael Qaanit ngjall dyshime. Ai mori drejtimin e forcave Qods pas vrasjes së Qasem Soleimanit nga SHBA në vitin 2020. I lindur në Mashhad, Qaani mori pjesë në luftën kundër Irakut dhe më pas, brenda Qods, kontribuoi në ndërtimin e “unazës së zjarrit” përreth Izraelit — një rrjet milicish me raketa dhe dronë që nga Iraku, Siria, Libani dhe territoret palestineze synonin të godisnin shtetin hebre në rast lufte. Kjo aleancë përfshin edhe Houthit jemenas, si dhe grupe radikale shiite afgane dhe pakistaneze.

Por strategjia e Teheranit u godit rëndë nga ofensivat e përsëritura izraelite që dobësuan ndjeshëm aleancën. Për më tepër, Qaani nuk ka arritur të fitojë prestigjin e paraardhësit, gjë që e theksojnë mërgimtarët dhe propaganda “armike”. Kur më 27 shtator të vitit të kaluar ushtria izraelite eliminoi udhëheqjen e Hezbollah në Bejrut me bomba anti-bunker, qarkulluan lajme për vrasjen e vetë Qaanit — “zëra” të përziera me dyshime për hetime ndaj tij nga regjimi, si për ta paraqitur si tradhtar. Por ai u shfaq më pas në funeralin e njërit prej zëvendësve të tij, Abbas Nilfoushan, i vrarë së bashku me Nasrallah nga një sulm izraelit. Dhe aty doli një tjetër teori: informacionet kundër Qaanit ishin një manovër për të diskredituar kundërshtarët, duke treguar se po shpërndanin gënjeshtra.

Kapelja

Skema u përsërit këto ditë, kur Qaani, i shpallur i vdekur, u rishfaq në Teheran me një kapelë të zezë në një tubim patriotik. Burime të brendshme tregojnë se që pas vrasjes së liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Teheran dhe eliminimit të krerëve të Hezbollahut, është bërë gjithnjë më e fortë teza se Qaani, në të vërtetë, është një agjent i Mossad-it. Kështu, në rrjetet sociale dhe chat-e, teoria e konspiracionit ka frymëzuar krijuesit dixhitalë.

Një video shumë e përhapur, e ndërtuar me inteligjencë artificiale, e paraqet Qaanin si “Njeriun tonë në Teheran”, në referencë me spiunin legjendar Eli Cohen, që arriti deri në majat e ushtrisë siriane. Qarkullojnë imazhe ku busti i Qaanit vendoset përballë selisë së Mossad-it, apo ai i veshur si James Bond. Madje qarkullon edhe një deklaratë që i atribuohet atij: “Në emër të Allahut, nuk do të ndalem së luftuari për Iranin dhe për Ali Khamenein, regjimi sionist po përhap gënjeshtra për mua. Nuk jam i Mossad-it, jam makthi i tyre.”

Dhe dje, shërbimi sekret izraelit ndërhyri drejtpërdrejt në X me një postim të thatë në gjuhën farsi: “Qaani nuk është spiuni ynë.” Një ndërhyrje për të ushqyer lojën. Lufta e vërtetë ka lënë vend për atë psikologjike, dhe këtu gjithçka është e lejuar. Ironi, gënjeshtra, “fake news” dhe ndonjë grimcë e vërtetë. Presionet shërbejnë për të thelluar çdo çarje në një pushtet që kurrë s’ka qenë vërtet i bashkuar dhe që çdo ditë e më shumë përpiqet të mbulojë boshllëqet./Corriere della sera



Ju sugjerojmë

Hoxha: Nëse PS nuk voton për heqjen e imunitetit të Ballukut, duhet që të bind se…
-U tha në Opinion

Hoxha: Nëse PS nuk voton për heqjen e imunitetit të Ballukut, duhet që të bind se…

17 Dhjetor, 2025 11:20 pm
Publikoi materialin sekret të SPAK për Ballukun?Gazment Bardhi reagon për “Opinion”
-U tha në Opinion

Publikoi materialin sekret të SPAK për Ballukun?Gazment Bardhi reagon për “Opinion”

17 Dhjetor, 2025 10:54 pm
A ka përplasje mes mazhorancës dhe SPAK-ut për Ballukun? Flet ish-prokurori
-U tha në Opinion

A ka përplasje mes mazhorancës dhe SPAK-ut për Ballukun? Flet ish-prokurori

17 Dhjetor, 2025 10:44 pm
Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore
Rajoni

Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore

17 Dhjetor, 2025 10:34 pm
Mohammed Bin Salman synon blerjen e Barcelonës për 10 miliardë euro
Sport

Mohammed Bin Salman synon blerjen e Barcelonës për 10 miliardë euro

17 Dhjetor, 2025 9:46 pm
SHBA: Gati paketë të re sanksionesh, nëse Rusia refuzon marrëveshjen e paqes
Bota

SHBA: Gati paketë të re sanksionesh, nëse Rusia refuzon marrëveshjen e paqes

17 Dhjetor, 2025 8:46 pm
Berisha pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD: Salianji është vetëpërjashtuar
Kryesore

Berisha pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD: Salianji është vetëpërjashtuar

17 Dhjetor, 2025 8:42 pm
“Fokusi vetëm te protesta”, detaje nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD
Kryesore

“Fokusi vetëm te protesta”, detaje nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD

17 Dhjetor, 2025 7:07 pm
Këshilli Kombëtar, Berisha: Ky takim u vonua për shkak të mbrojtjes së votës
Kryesore

Këshilli Kombëtar, Berisha: Ky takim u vonua për shkak të mbrojtjes së votës

17 Dhjetor, 2025 6:48 pm
Këshilli Kombëtar, mungon Salianji: S’desha të shmangin vëmendjen nga skandalet
Kryesore

Këshilli Kombëtar, mungon Salianji: S’desha të shmangin vëmendjen nga skandalet

17 Dhjetor, 2025 6:39 pm
Para
Helmohen disa banorë në Bulqizë

Aksident në rrugën Lezhë-Shëngjin, plagoset një person

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

"Thyhet" armëpushimi me Musk/Trump: DOGE është një përbindësh që mund ta hajë Elonin

Neymar rinovon me Santos deri në fund të vitit 2025

Neymar rinovon me Santos deri në fund të vitit 2025
















TE FUNDIT

Hoxha: Nëse PS nuk voton për heqjen e imunitetit të Ballukut, duhet që të bind se…

Hoxha: Nëse PS nuk voton për heqjen e imunitetit të Ballukut, duhet që të bind se…
17 Dhjetor, 2025

Kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të deputetit ndaj Belinda Ballukut është diskutuar këtë të mërkurë në...

Lexo më shumë

Publikoi materialin sekret të SPAK për Ballukun?Gazment Bardhi reagon për “Opinion”

Publikoi materialin sekret të SPAK për Ballukun?Gazment Bardhi reagon për “Opinion”
17 Dhjetor, 2025

Ditën e djeshme, më 16 dhjetor SPAK i kërkoi Parlamentit heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres dhe njëherësh ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës...

Lexo më shumë

A ka përplasje mes mazhorancës dhe SPAK-ut për Ballukun? Flet ish-prokurori

A ka përplasje mes mazhorancës dhe SPAK-ut për Ballukun? Flet ish-prokurori
17 Dhjetor, 2025

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda dhe ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi, ka komentuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në...

Lexo më shumë

Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore

Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore
17 Dhjetor, 2025

Ministri i Bujqësisë i Serbisë, Dragan Glamoçiç, deklaroi të mërkurën se Kina dhe Serbia po e thellojnë partneritetin strategjik përmes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com