Nëpërmjet anijeve, zhytësve dhe një helikopteri, policia amerikane ka arritur të mërkurën të gjejë trupin e pajetë të një djali 2-vjeçar, të cilin një krokodil e kishte sulmuar para familjes së tij në Walt Disney World në Orlando të Floridës, kanë bërë të ditur autoritetet.
Fëmija ishte rrëmbyer – teksa po luante buzë ujit në natën e së martës, përkundër përpjekjeve të prindërve të tij për ta shpëtuar atë – nga një krokodil me gjatësi ndërmjet 1.2 dhe 2 metra./Express